|
-
23
janar 2006 /TN
-
-
Ndue UKAJ
-
-
Misionari nuk vdes. Ai si orakull
predikon pėr misionin, bashkon grigjėn rreth idesė sė shenjtė tė
misionit dhe shkon nė Pėrjetėsi, duke lėnė pas vete shpirtin,
frymėn e misionit, qė enden si njė shkėndijė udhėrrėfyese pėr
breza tė tėra.
-
-
Shpirti ti tij, menēuria dhe
virtytet e tij rrezatojnė gjithmonė. Kėto janė tiparet e
misionarėve tė mėdhenj tė njerėzimit.
-
-
Historia na dėshmon njė gjė tė
kėtillė dhe ne besojmė.
-
-
Puna dhe veprimtaria e tij sa shumė
i ngjason Profetit Biblik, Mojsiut. Ai nxori popullin e tij nga
kthetrat sllave, por nuk e pėrjetoj pavarėsinė.
-
-
Kėto vlera tė larta, universale
ishin sublimuar nė shkallė profetike, nga Presidenti shpirtėror
dhe historik i Kosovės dr. Ibrahim Rugova.
-
-
Kosova, shqiptarėt dhe bota e
moderuar, nuk humbėn vetėm njė lider tė thjeshtė. Kjo ėshtė
humbja e prijėsit, misionar dhe ideatori i gjitha ndryshimeve tė
mėdha qė ndodhėn nė Kosovė dhe mė gjerė. Kjo ėshtė humbje e
njeriut qė ndikoj nė ndryshimin e relacioneve nė marrėdhėniet
ndėrkombėtare.
-
-
Magjia e filozofisė paqėsore,
kundrejt njė politike vrasėse, qė prodhonte vetėm shkatėrrime
dhe dhunė, ngazėllej zemrat e sa e sa prijėsve politikė tė
kombeve tė mėdha. Ėshtė kjo magjia e fuqisė sė paqes, tamam
magji Prometheane qė tregoj sa e fuqishme ėshtė kjo vlerė. Po
ashtu, kjo fuqi bėri tė qartė se sa tė pafuqishme janė pengesat
ndėrkombėtare, kur ishte nė pyetje domosdoja e mbrojtjes sė
Kosovės. Bota e tėra u rreshta pas misionit tė tij tė pėrcaktuar
jetėsor. Dhe besoj nė tė.
-
-
Presidenti Rugova kaloj nė amshim nė
vigjilje tė jetėsimit tė realizmit tė tij.
-
-
Po a nuk ėshtė fat i gjithė heronjve
tė mėdhenj ky!?
-
-
Si prodhim i filozofisė, urtėsisė
dhe strategjisė sė tij, Kosova sot ėshtė afėr sė kurrė
sendėrtimit tė idealeve tė saja.
-
-
Presidenti Rugova, herėn e fundit
kur ishte nė Shqipėri, kur u pėrkul nė gjunjė para heroit
Kombėtar Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut tha: do ti forcojmė
aleancat me aleatet e tė madhit Skėnderbeu.
-
-
Po a nuk ėshtė kjo magjia e
fuqishme, me njė vizion strategjik pėr tė rikthyer kombin
shqiptar nė Familjen Perėndimore, me dinjitet tė plotė.
-
-
Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe do tė
mbetet ideator i njė politikė moderne, jo vetėm shqiptare.
Mjafton tė riciklojmė nė kėto ditė dhembje, strategjinė e tij
brilante, Kosova e Pavarur, Integrim nė Strukturat Euroatlantike
dhe Miqėsi permanente me SHBA-tė. Me urtėsinė e tij, Presidenti
nė ēdo takim me rėndėsi, nė ēdo fjalim i ruante fjalėt si visare
tė ēmueshme dhe pėrshėndeste miqtė dhe liderėt botėror, qė nga
SHBA-tė deri tė Vatikani. Njė vizion, qė edhe nėpėr shekuj duhet
tė ndiqet.
-
-
Presidenti Ibrahim Rugova nuk ishte,
dhe nuk do tė mbetet nė kujtesėn tonė kombėtare dhe botėrore,
vetėm si lider i pėrmasave tė thjeshta politike, qė nė botė janė
me mijėra; nė panteonin e vlerave tė mėdha, figura e tij hynė
mbi tė gjitha me dimensionet e njė mendimtar tė madhe prej
politikani, njė iluminist qė mishėroj dimensionet etike me ato
politike, njė personalitet me shpirt tė gjerė dhe human, njė
dijetar i madhe i shkencave shoqėrore dhe njė kritikė letrar me
dije enciklopedike letrare, njė shpirt rilindės- dhunti kėto tė
cilat diti mrekullisht ti kanalizoj nė tė mirė tė idesė sė
demokracisė, lirisė, Pavarėsisė dhe Integrimeve.
-
-
Objektiva tė rrugėtimeve tė tij dy
dekadėshe nė krye tė Kosovės. Nė kėto vite, forca shpirtėrore e
programit tė tij, mbi tė gjitha virtyti i lartė i tij, bėri qė
gjithė bota pėrparimtare Perėndimore tė dal nė anėn e Kosovės.
Njė precedent i papėrsėritshėm. Dhe njė madhėshti prej
Misionari.
-
-
Nė njė beteje tė rėndė, me sfida tė
rrezikshme, Ibrahim Rugova niset me besimin e tij, si njė forcė
shtytėse, me dijen e tij, si njė pasuri, qė i dha mundėsi pėr tė
argumentuar njė kauzė, me pėrcaktimin e tij tė pa alternativė,
si virtyt i pashoq qė u admirua nga gjithė bota e civilizuar.
-
Janė kėto virtyte dhe vlera kolosale
qė kėtij njeriu i japin pėrmasa universale.
-
-
Nė rajonin e Eruropės Juglindore,
portreti i fuqishėm dhe shumėdimensional i Dr. Rugovės, me
vizionet e njė dijetari tė madh dhe me sensin e njė profeti,
filluan ta trandin ideologjinė famėkeqe Komuniste dhe tė hapin
shkėndijat e para tė vlerave tė demokracisė.
-
-
Sa vlerė sublime!
-
-
Nė kėtė rrugė, dr. Ibrahim Rugova u
nis tamam si prijės, misionar e profetė. Me urtėsinė Sokratiane,
me dashurinė pėr atdheut, tė frymėzuar nga modelit dhe ati i tij
shpirtėror dhe intelektual, Pjetėr Bogdani, sė cilit ja kushtoj
njė pjesė tė punės intelektuale; i frymėzuar nga vlerat e
filozofisė jodhunore tė njohura nė Botė dhe tė pėrfaqėsuara
pėrmes Gandit, me tė cilin ai u krahasua me tė drejtė, Rugova u
bė Ikona e Shqiptarėve dhe e botės sė pėrparuar nė kėto dy
dekada.
-
-
Duke qenė krenar se i pėrkiste
atdheut tė tė madhit Gjergj Kastriotit- Skėnderbeu, tė sė madhes
Nėnė Tereza, ai asimiloj dijen dhe guximin dhe besimin, me zėrin
e thellė tė ndėrgjegjes kombėtare dhe tundi pluhurin shekullor
qė kishte mbėrthyer qenien shqiptare. Filloj ti rikthej
dinjitetin shqiptar; tė rilidh ato aleanca tė vjetra me aleatėt
e figurės markante, Gjergj Kastrioti- Skėnderbeut.
-
-
Kėtė mision e realizoj..
-
-
Presidenti Rugova ishte, ėshtė dhe
tė tė mbetet Hero, ashtu siē njihen nė histori heronjtė e
mėdhenj, tė cilėve njerėzimi edhe sot jo beson: ai ėshtė njė
hero sepse politikės i dha shpirt artistik, angazhimeve
kombėtare ju dha dimensione universale.
-
-
Si i tille personaliteti i tij do te
jete i papėrsėritshėm; sepse heronjtė janė Njė, dhe vetėm si tė
kėtillė kanė kuptim; nuk do te kishte kuptim civilizimi ynė ti
ketė dy Dante Aligera, dy Gjergj Kastriota, dy Pjeter Bodana, dy
Shekspira, dy Nene Tereza, dy Papa Gjon Pali II, dy Ibrahim
Rugova. Kėta nė histori mbesin tė vetėm, pa shėmbėlltyra. Si tė
kėtillė janė unikat dhe shpirtra qė udhėrrėfejnė grigjėn.
-
-
Shekujt rrale prodhojnė heronj te
kėso pėrmasave.
-
-
Ndėrsa shqiptaret ne fundshekullin
XX dhe fillim shekullin XXI patėm fatin t'ia japin botes Nene
Terezėn dhe Ibrahim Rugovėn.
-
-
Ndjehemi krenar qe e patėm dhe tė
pikėlluar qė iku, nė kohėn kur na duhej aq shumė. Por ne i
besojmė misionit tė tij.
-
-
Filozofia politike, kulturore e
Presidentit te Kosovės pėr jetė tė jetėve do tė mbetet model pėr
ne. Sepse ajo ėshtė mishėruar ne ēdo zemėr te shqiptarit, ka
rrjedhur dhe rrjedhė neper dejtė e tij, dhe ka frymėzuar zemrat
pėr njė pėrcaktim, besim ne te ardhmen.
-
-
Pushoftė ne paqe shpirti i tij
fisnik, human dhe universal.
-
-
Amen
|
|