|
-
Tiranė,
23 janar 2006 /TN /QIK
- Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, Besnik Mustafaj, ėshtė
shprehur se Presidenti Ibrahim Rugova ėshtė ndėr figurat e mėdha
evropiane tė shekullit XX dhe se roli i tij ėshtė i
pazėvendėsueshėm.
-
"Ky ėshtė njė moment i rėndė pėr tė gjithė. Nėse duhet ta them
me dy fjalė, vlerėsimi im pėr Rugovėn shprehet me faktin se sot
Kosova ėshtė nė prag tė pavarėsisė, sepse pa kontributin e tij
Kosova nuk do tė ishte sot kėtu ku ėshtė.
-
-
Pra, nuk dua t'i jap individit
rėndėsi mė shumė se ē'presupozohet nė historinė moderne, por
roli i figurave tė mėdha tė historisė, megjithatė ėshtė i
pazėvendėsueshėm. Nė kėtė kuptim, Rugova futet tek ato figura tė
mėdha evropiane tė shekullit XX".
-
Mustafaj nė njė intervistė televizive tha se fakti negociatat
pėr pavarėsinė e Kosovės u shtynė pėr disa ditė do tė thotė qė
Rugova ka njė histori tė jashtėzakonshme.
-
"Asnjė shqiptar, asnjė ballkanik nuk ka mundur tė ketė kaq shumė
histori", tha Mustafaj.
-
E veēanta e personalitetit tė Rugovės, tha mė tej Mustafaj,
ėshtė se "ai arriti tė krijojė njė frymė, pra nuk bėri kalorėsin
e vetmuar, nuk e ndėrtoi veten e tij si miti i Gjergj Elez
Alisė, si tė thuash, por veproi vėrtet si njė misionar i madh,
mbolli frymėn e tij nė tė gjithė shoqėrinė e Kosovės, gjė qė
ėshtė madhėshtore".
-
Rugova, tha ai, arriti tė bindė tė gjithė komunitetin
ndėrkombėtar se kjo ėshtė njė frymė qė i jep Kosovės tė drejtėn
morale dhe politike tė jetė njė vend i pavarur.
|
|