| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Mesazhe ngushėllimi: Presidenti Rugova do tė mbetet sinonim i
urtėsisė, i sakrificės dhe krenarisė kosovare |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Prishtinė,
23 janar 2006 /TN /QIK
- Me pikėllim tė thellė morėm lajmin pėr vdekjen e Presidentit
tė Kosovės, z.Ibrahim Rugova. Jeta dhe puna e tij pėr krijimin e
shtetit tė Kosovės ėshtė gurthemel pėr tė tjerėt qė ndjekin atė
rrugė.
-
"Nė emėr timin dhe tė Odės Ekonomike Amerikane ju lutem pranoni
ngushėllimet tona pėr njeriun i cili promovoi aq shumė
pavarėsinė, paqen dhe stabilitetin e Kosovės dhe tė rajonit. Ai
ishte dhe do tė mbetet sinonim i urtėsisė, i sakrificės dhe
krenarisė kosovare.
-
Puna dhe angazhimi i Presidentit Rugova pėr promovimin e paqes
dhe stabilitetit janė dhe do tė mbesin kushti themelor pėr
zhvillimin e Kosovės dhe rajonit.
-
Ne gjithmonė do ta kujtojmė Presidentin Rugova dhe do tė jemi
krenar pėr njeriun qė deri nė frymėn e fundit e ndoqi rrugėn e
pavarėsisė", thuhet nė telegramin e dėrguar nga znj.Mimoza
Kusari Lila, drejtore ekzekutive e OEA-sė.
-
Mesazhe ngushėllimi: Njeriu qė
rrezatonte siguri e shpresė
-
Instituti Shqiptar nė St. Gallen: Vdekja e Presidentit
Ibrahim Rugova preku thellė shumė zemra. Dr. Ibrahim Rugova
ishte figura qė rrezatoi siguri e shpresė gjatė gjithė rrugės sa
udhėhoqi Kosovėn. Ai i priu njė ideali historik. Vepra e tij do
tė mbetėt shembull i njė karakteri tė veēantė.
-
-
Pasardhėsit e tij do ta kujtojnė
pėrherė si burrė shteti, diplomat, letrar. Ibrahim Rugova mbetet
figura mė emblematike e rajonit tė Ballkanit. Patriotizmi i tij
ishte shembull, kėrkonte tė drejtat e popullit tė tij, por duke
i pranuar edhe tė drejtat e pakicave tjera nė shtetin qė po
priste ta njihte bashkėsia ndėrkombėtare, thotė nė mesazhin e
tij drejtuesi i kėtij instituti Zef Ahmeti.
-
Shoqata Kosovare pėr Ndėrtim tė Rrugėve: Sot Kosova
humbi njė njeri tė madh, njė vizionar dhe njėkohėsisht njė
misionar tė paqes. Ai nuk arriti ta realizoj dėshirėn e tij pėr
Pavarėsnė e Kosovės, por kosovarėt gjithmonė do ta kujtojnė atė
dhe do tė festojnė pavarėsinė e Kosovės me kujtimin e tij,
Eljesi Surdulli, drejtor ekzekutiv i SHKNRR.
-
Deputeti i PDSH-s, Xhevdet Nasufi: "Vdekja mė ka prekur
thellė, por ngushllohemi nga veprat e mėdha qė ia la popullit tė
Kosovės".
-
Kryeshefi i Ekzekutivit, Agron Shurdhani: Ideali dhe
kujtimi pėr udhėheqjen e tij tė urtė do tė na mbajė tė bashkuar
dhe nė miqėsi me popujt, nė tė mirė tė Kosovės e tė popullit
shqiptarė".
-
Partia Forcat e Reja Demokratike Shkup: Presidenti Rugova me
punėn dhe angazhimin jetėsor politik simbolizoi lirinė dhe
pavarėsinė e vendit.
-
Duke nderuar punėn dhe veprėn e Rugovės, populli i Kosovės po
hapėron sigurt drejt pavarėsisė sė vendit", Hysni Shaqiri,
kryetar.
-
Partia pėr Veprm Demokratk Forumi i Gruas i PVD-sė -
Preshevė: "Ndajmė dhembjen me familjarėt e z.Rugova, Qeverinė e
Kosovės dhe gjithė popullin shqiptarė pėr humbjen e Eruditit tė
madh tė ēėshtjes sė Kosovės dhe ēėshtjes kombėtare shqiptare.
Shprehim bindjen se do tė trasojmė rrugėn e dr.Rugovės drejt
realizimit tė ėndrrės sė tj pėr pavarėsinė e Kosovės", Edita
Kamberi, kryetare.
-
Prof. Dr. Lutfi ALIA - Legatumori senese Itali: -
Vdekja e parakoheshme e Presidentit Ibrahim RUGOVA, e ka
hidheruar Kosovėn dhe te gjithe shqiptarėt kudo nė botė.
Bashkendaje pikellimin per kete humbje tė madhe e tė dhimbeshme
me familjen, te ciles i shpreh ngushullimet mia me te sinqerta.
-
Presidenti Rugova, udhehoqi me urtesi e dinjitet popullin
kosovar ne rrugen pavaresise e te integrimit ne Europe. Me
vizionin e tij pėr tė ardhmen e Kosovės u bė prijėsi i qėndresės
qytetare, simbol i pavaresise e i bashkimit tėe popullit
kosovar. Vepra e tije ka vendin e merituar nė historinė e re te
Kosoves, si figura mė e fuqishme politike. Me ndarjen e
parakoheshme nga jeta te Presidentit Rugova, Kosova humbi
liderin historik, i cili ia kushtoi jetėn mbrojtjes dhe
promovimit tė tė drejtave tė popullit kosovar". Asociacioni
Familjar i Mjekėve tė Kosovės (AMFK): Pranoni ngushėllimet
tona me tė thella me rastin e ndarjes nga jeta fizike e
presidentit tė kosovės dr.Ibrahim Rugova.
-
Presidenti Rugova nė periudhat mė tė vėshtira pėr popullin e
kosovės jetėsoj strategjinė e rrugėtimit pėr liri, demokraci dhe
pamvarėsi tė kosovės. Momenti i ndarjes nga burrat e tillė ėshtė
i dhimbėshėm, por edhe krenarė se jetuam nė epokėn e tij",
shkruan dr. Valdet Hashani, kryetar.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|