|
-
Prishtinė,
23 janar 2006 /TN
-
-
MASHT, duke u bazuar nė kėtė
krijimtari tė pasur e cila ka bėrė kthesa nė letėrsinė shqipe,
para pak kohėsh, e ka propozuar dr. Rugovėn pėr ēmimin kombėtar
Azem Shkreli pėr vepėr jetėsore
-
-
Me rastin e ndarjes nga jeta tė
Presidentit tė Kosovės, z. Ibrahim Rugova, sot MASHT organizoi
mbledhje komemorative nė tė cilėn pėrveē tė tė punėsuarve morėn
pjesė edhe pėrfaqėsues tė UNMIK-ut dhe mediat.
-
-
Zv. Ministri Fevzi Berisha duke
ftuar tė pranishmit qė ta nderojnė kujtimin pėr Presidentin me
njė minut heshtje tha se ndėrrimi i jetės i Presidentit Rugova
ishte njė lajm shokues qė shkaktoi dhembje e pikėllim edhe nė
mesin e stafit tė Ministrisė tonė.
-
-
Pėr veprėn dhe jetėn e Presidentit
fjalė rasti mbajti Fehmi Ismajli, u.d i Sekretarit Permanent i
cili tha se Dr. Ibrahim Rugova ėshtė emėr i njohur nė letrat
shqipe dhe me opusin e tij tė pasur letrar, pėr njė periudhė tė
gjatė kohore, ka lėnė gjurmė tė thella nė historinė mė tė re tė
tyre, nė pėrgjithėsi dhe nė bashkėkohėzimin e veprės madhore tė
Bogdanit, nė veēanti. Ismajli njoftoi se MASHT, duke u bazuar nė
kėtė krijimtari tė pasur e cila ka bėrė kthesa nė letėrsinė
shqipe, para pak kohėsh, e ka propozuar dr. Rugovėn pėr ēmimin
kombėtar Azem Shkreli pėr vepėr jetėsore.
-
-
Ismajli tha se, fusha e letėrsisė
nuk ishte e vetmja pėr dr. Ibrahim Rugovėn. Qė kur ai u zgjodh
kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, nė vitin 1984,
filloi angazhimet e tij edhe nė fushėn e politikės, tė cilėn nuk
e zgjodhi, por iu imponua, nė tė cilėn me sukses tė plotė u
ngrit nė piedestalin mė tė lartė, duke u zgjedhur katėr herė
radhazi president i Kosovės, tha z. Ismajli duke pohuar se ai
bė njėri nga figurat mė tė njohura dhe mė tė pranuara, jo vetėm
nė Kosovė por edhe jashtė saj.
-
-
Sipas Ismajlit dėshmi e kėtij
suksesi janė mirėnjohjet e shumta e tė ndryshme qė iu dhanė
presidentit Rugova nga institucione tė ndryshme ndėrkombėtare.
Duke folur pėr rolin e arsimit shqip gjatė viteve 90-ta Fehmi
Ismajli tha se nė luftėn e pėrgjithshme tė cilėn me menēuri e
udhėhoqi presidenti Rugova, arsimi shqip u pavarėsua, u
riorganizua nė tė gjitha segmentet e tij, duke u bėrė, kėshtu,
bastion i pamposhtur. Kėshtu, arsimi shqip i Kosovės, duke u
bėrė ballė tė gjitha sulmeve, masave diskriminuese dhe
represionit sistematik u bė shtylla kryesore e shtetit tė ri tė
Kosovės, tha Ismajli.
-
-
Nė fund tė mbledhjes komemorative,
zv. Ministri Fevzi Berisha njoftoi pjesėmarrėsit pėr Librin e
pikėllimit i cili ėshtė hapur nė ambientet e MASHT si dhe apeloi
tė punėsuarit dhe tė gjitha institucionet arsimore qė me
pėrkushtim, disiplinė dhe mobilizim tė shtuar tė kontribuojnė nė
pėrballimin sa mė tė lehtė tė momenteve tė vėshtira qė solli
ndarja fizike me Presidentin. Berisha njoftoi se Ministri Veliu
po vazhdon aktivitetet nė Qeveri dhe atij po i arrijnė shumė
telegrame ngushėllimi nga shkollat, organizatat dhe
institucionet vendore e ndėrkombėtare.
-
-
Ministri i MASHT Agim Veliu ka
pohuar se Kosova dhe arsimi shqip qė mbijetoi falė veprės sė
Presidentit Rugova, humbėn njeriun e madh, mikun e arsimit e tė
dijes.
|
|