|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 OPINIONE

   
 

Evropiani i parė i rajonit

 
 

 
23 janar 2006 /TN /QIK
 
Shkruan: Lulzim MJEKU

Nė kėtė para-Evropė tė pėrgjakur, jeta ishte metafizikė. Tė ofronte dy zgjidhje; ose ta mundėsh armikun ose tė zaptoheshe e sundoheshe nga ai. Rrugė e mesme nuk shihej. Ibrahim Rugova si intelektual hyri nė politikė, pėr tė gjetur njė tjetėr zgjidhje pėr popullin e tij tė shumė vuajtur.
 
Zgjidhja e mesme thuhej se ishte moderne evropiane dhe shmangte gjakderdhjen. Ajo sugjeronte qė betejėn mund ta fitosh duke u bėrė mė i mirė ekonomikisht dhe kulturalisht. Njė injorim tė tillė robėruesit dhe robėrisė Rugova e cilėsoi tė vinte nga liria e brendshme qė ndien qenia njerėzore.
 
Nė kėtė mėnyrė nga lideri i lėvizjes populiste, i parė si vėllai i madh i shqiptarėve tė Kosovės, Rugova u shfaq evropiani i parė i rajonit. Por, Rugova injorues mė i madh i ēizmes sė xhandarit jo rrallėherė u gjet i injoruar nga bashkėbiseduesit nė rajon dhe nė botė.
 
Megjithėkėtė ai pati durimin e plakut tė urtė qė nė raportet ndėrkombėtare tė mbizotėrojė me ngulm si bashkėbiseduesi mė besnik. Ato qė i thoshte edhe i besonte. Presidenti Rugova i mbeti besnik idesė se mėnura paqėsore pse tė ndodh lufta.
 
Por epoka nė tė cilėn veproi ai ishte epokė e marrėzisė dhe e babėzisė pėr gjak dhe territore. Ē’mund tė bėnte prajshmėria e njė intelektuali tė njė populli tė vogėl, nė ēastet kur te analistė ushtarakė e politikė bile edhe te aleatėt e natyrshėm tė pupullit shqiptar mbizotėronte ideja e hapjes sė "frontit tė jugut". Edhe nė kėtė ēast ai tha JO luftės.
 
Marrėveshja e Daytonit pėr Bosnjėn e vitit 1995 Rugovės i dha leksionin themelor tė jetės. Asnjė faktor politik ndėrkombėtar nuk e hapi problemin e Kosovės, pa e zgjidhur problemin e Bosnjės. Nė Kosovė nuk ishte derdhur gjaku rrėke akoma. Pėr ēfarėdo marrėveshje duhen dy palė dhe bota tashmė e dinte se pale bashkėbisedue ne kėtė nė kontekst gjeografik e politik ishte Rugova dhe jo Milosheviqi.

Edhe gjatė luftės ēlirimtare nė Kosovė, njė kohė kur ithtarėt e tij mbase kanė pritur njė kushtrim tradicional tė liderit pėr t'u hedhur nė luftė, Rugova i tha JO luftės. Reagimi i brendshėm: zemėrim, keqinterpretini, etiketim. miratim... Reagimi i jashtėm: aprovim. Por edhe bashkėsisė ndėrkombėtare Ballkani si para -Evropė i dha edhe njė herė dėshminė e mungesės sė liderėve me kredenciale tė forta ne politikėn e jashtme.
 
Serbia vret e pret. Bashkėsia ndėrkombėtare mbetet serish me njė bashkėbisedues besnik, evropianin e parė tė Ballkanit Ibrahim Rugovėn, i cili ua pėrkujtoi leksionin e Erazmo Roterdamit se pas ēdo marrėzie vjen epoka e arsyes e triumfit tė jetes mbi vdekjen. Lider tė tillė evropian nė kushte tė tilla nuk kishin arritur ta nxjerrnin as Kroacia, as Serbia, as Maqedonia. Jetėshkrimi i tij u mungon vendeve tė ish-JugosIlavisė.
 
Ai zhvilloi njė politikė tė jashtme duke shėrbyer si ambasador, ministėr e kryetar, e mbi tė gjitha kampion i Kosovės sė pavarur. Po tė kishin pasur fqinjtė tanė krvetarė tė tillė, sot Ballkani Perėndimor do tė ishte pjesė e Bashkimit Evropian. Prandaj Ibrahim Rugova ėshtė evropiani i parė i rajonit.

Prishtinė, 23 janar 2006
(Marrė nga gazeta Lajm)


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.