|
-
Prishtinė,
23 janar 2006 /TN /QIK
- Pas caktimit tė datės 26 janar pėr varrimin e
Presidentit Rugova kanė filluar paralajmėrimet liderėve botėrorė
pėr pjesėmarrje nė cermoninė mortore.
-
-
Kėshtu, tashmė ėshtė bėrė e ditur
se Shefi i Politikės sė Jashtme tė Bashkimit Evropian, Havier
Solana dhe kryenegociatori ndėrkombėtar pėr bisedimet pėr
statusin e ardhshėm tė Kosovės, Marti Ahtisari do tė jenė nė
Prishtinė pėr t'i bėrė nderimet e fundit Presidenti tė Kosovės,
Dr. Ibrahim Rugova.
-
Po kėshtu, njoftohet se Shqipėria do tė marrė pjesė nė funeralin
e Presidentit Rugova me njė delegacion prej 30 anėtarėsh, nė
pėrbėrje tė tė cilit do tė jenė Presidenti Alfred Moisiu,
kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli,
sekretari i i Partisė Socialiste Pandeli Majko dhe kryetari i
saj, Edi Rama, ish-presidenti Rexhep Mejdani, ish-kryeministri,
Fatos Nano dhe drejtues tė partive politike tė pozitės dhe tė
opozitės.
-
-
Pėr kryeministrin e Shqipėrisė, Sali
Berisha, dita e enjte e varrimit, do tė jetė dita e parė qė ai
vjen nė Kosovė pas shumė paralajmėrimeve dhe anulimeve tė
vizitave tė tij.
-
Po kėshtu, njoftohet se qeveritė e Holandės dhe tė Suedisė, tė
Shteteve tė Bashkuara dhe tė Japonisė, tashmė kanė bėrė
rezervimet nė hotelet prishtinase pėr delegacionet e tyre, qė do
tė marrin pjesė nė varrimin e Presidentit Rugova.
-
Nga vendet e rajonit njoftohet se pjesėmarrjen e tyre e kanė
konfirmuar kryetari i Slovenisė, Janez Dėnovshek, i Kroacisė
Stipe Mesiq, kryetari i Malit tė Zi, Milo Gjukanoviq dhe ai
Maqedonisė, Branko Cervenkovski. Nga Maqedonia vijnė edhe Ali
Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik pėr Integrim dhe Arbėn
Xhaferi, kryetar i Partisė Demokratike Shqiptare.
|
|