|
-
23
janar 2006 /TN
-
-
Sami REPISHTI, Nju Jork (ShBA)
-
-
Me
22 janar 2006, ne Prishtine, Kosova e Lire, pushoi zemra
fisnike e Presidentit te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova. Vdekja e
tij, ne moshen 61 vjecare, megjithese jo e pa-pritun, ka
trondite zemrat e miljona shqiptareve, dhe miqve e huej ne cdo
kand te botes.
-
-
Humbja e tij ne nji periudhe kritike per trojet dardane e per
kombin shqiptar e ban kete humbje edhe ma te thelle.
Ngushellimet tona ma te ndieshme per familjen Rugova, kole-get e
tij, dhe te gjithe vellaznit e motrat tona shqiptare te
Republikes se Lire te Kosoves.
-
-
Une e njoha Presidentin Ibrahim Rugova ne prill te vitit 1990,
kur ai me koleget e tij erdhen ne Washington,D.C. I qarte ne
mendime, i bindun ne drejtesine e kauzes tij, i frymezuem nga
idete perparimtare dhe demokratike te botes euro-atlantike, Dr.
Rugova kerkoi me binde Administraten amerikane ne drejtesine e
kerkesave te tia per mbrojtje te popullsise shqiptare te
persekutueme nga autoritetet komuniste serbo-jugosllave, dhe per
njohjen e identitetit shqiptar te atdheut tij.
-
-
Kete mision ai e kreu me sukses, tue fitue kre-dibilitetin e
Kongresit dhe Ekzekutivit amerikan. Fale punes tij, sot
“problemi shqiptar” ne ish-Jugosllavine ashte ne rendin e dites
se diplomacise botenore, e sidomos amerikane.
-
-
(Ato dite, Shqiperia per Kosoven ka qene nji udhetare e hutueme
ne mes te dy boteve: njena e vdekun bashke me ramjen e turpshme
te komunizmit, dhe tjetra e traumatizueme nga mbas-efekti i
ketij fenomeni te shemtuem,dhe e paafte me linde si “bote
europiane”)
-
-
Qe
nga viti 1990 e deri sot, une e perkraha me ndergjegje te plote
kete figure madhe-shtore te historise bashkekohore te Kosoves
martire, e cmova punen e tij, dhe dhashe kontributin tim modest
cdo here qe ai e kerkoi. Sot, une vajtoj nji udheheqes shqiptar
qe lindi e rriti nana shqiptare, nji shembull te shkelqyeshem te
fisnikerise dardane, nji inte-lektual te ndershem e perparimtar,
e nji burre shteti qe arrijti shkallen superiore te njihet ne
histori si “babaj i kombit” per ma shume se dy miljone shqiptare
te Kosoves.
-
-
Presidenti Ibrahim Rugova, njeriu dhe vepra, do te mbeten
gjithehere nji individ-subjekt i mirenjohjes , dhe nji
subjekt-objekt studimi e interpretimi qe do te pasunojne
historine tone kombetare shqiptare. Per 16 vjet me rradhe,
intelektuali i angazhuem shqiptar, Dr. Ibrahim Rugova, ka jetue
me litar ne gryke. Ma ne fund, e mundi smundja, e heshti vdekja
fizike. Por Ibrahim Rugova ashte nga ata qe tejkalojne prakun e
vdekjes e fitojne permasa universale, ne kohe e hapesine. Kjo
figure e shqueme bujarie dardane, ka marre permasa te
perhereshme qe mundin edhe vdekjen.
-
-
Pushofte ne paqe e lavdi te perjeteshme!
-
-
Madheshtia e personalitetit te Ibrahim Rugoves u realizue
sidomos kur ai perballoi dilemen e terrorit millosheviqian : a
duhet te terhiqemi para nji realiteti te ketill qyshe ne fillim,
a duhet ta denojme, si duhet te reagojme? A duhet te perpiqemi
me e tejkalue, tue e cveshe lakuriq murtajen e terrorit komunist
serb para botes e qytetnueme, tue fitue keshtu simpatine e
botes, si viktime e pafajshme qe refuzon dorezimin pa kushte?
Pergjegja qe dha Dr. Ibrahim Rugova ka qene rezistenca aktive me
mjete paqesore,- jo agresionit, jo shtypjes, jo nenshtrimit, dhe
jo dhunes si arme e qendreses se patundun , deri ne fitoren
finale, te larget ndoshta, por te sigurt.
-
-
2
-
“Levizja e jone- shkruente Dr. Rugova – ka linde nga nji
domosdoshmeni (e imponueme), dhe nga nji zgjedhje e jona ( e
ndergjegjshme). Populli e kuptoi se me kohe, na do te fitojme.
Ai kupton gjithashtu se nuk ka zgjidhje tjeter vec vete-permbajtjes
kur ballafaqo-het terrori…Nji lufte ne Kosove, don te thote
masaker… Ne pesojme dhunen shtetnore dhe segragacionin. Qe kjo
gjendje nuk ashte nji lufte e hapun, ashte merita e politikes
sone paqesore te rezistences.”
-
Dr. Ibrahim Rugova ka qene arkitekti dhe mjeshtri i punes qe
zbatoi kete politike!
-
-
Si
rrjedhim, nji shoqeni e re shqiptare ka linde ne Kosove! Sot,
vellaznit e motrat tona po ndertojne nji jete te re, moderne:
nji vazhdimesi kulturale, morale e politike ne Kosove Menjifjale,
esencen e nji identiteti dardan te njimendte, para-ardhes i
lirise se vertete per te gjithe. Filozofi shqiptar, Ibrahim
Rugova, qe humbi gjyshin, dhe babajn 27 vjecar ne vitin e
mbrapshte 1945, dy viktima te terrorit serb, dhe qe perjetoi ne
Kosovne martire vitet e”vrasjes kolektive te nji populli te
heshtun…” (Ch.von Kohl), shprehet keshtu:” Na garantojme se nuk
do te kete hakmarrje, na nuk do ta lejojme! Perndryshe, do te
desh-tojme ne perpjekjen tone me kepute zinxhirin e dhunes (ne
vendin tone)…Na jemi angazhue me adoptue vlerat politike e
shpirtenore te Europes (se perendimit)”
-
Kjo kethese shenon edhe lindjen e patriotizmit te ri e modern ne
trojet dardane!
-
-
Kundershtimi qe i bahej sistemit komunist ne Kosove ishte
perbuzeja e ‘rendit politik’ dhe “qetesise” qe mbeshtetej ne
bindjet terroriste qe perjashtojshin ekskluzivisht dhe
sistematikisht qeverisjen e qytetareve, dhe te drejtat e tyne me
marre pjese ne shoqeni e shtet. Kundershtimi qe i bahej sistemit
komunist ne Kosove nuk ishte vetem perbuzeja e nji qendrimi
imoral te papranueshem, i nji perspektive politike qe
sakrfikonte te drejten e cdo individi me qene i lire. Ky
kundershtim merrte formen e rezistences koshiente, kur shtypja e
pushtetit te kuq poshtenonte qeniet njerezore, dhe ne formen ma
te ulet- sido-mos te pambrojtunit., to dobettit, qe vuejshin pa
za ne nji heshtje mbytese. Ky kunder-shtim qe u konkretizue ne
rezistencen e organizueme kunder murtajes komuniste serbe ne
Kosove ushqeu shpirtent e te gjithe pjesemarresve te revoltuem,
sikur dojshin me thane:
-
-
O
vella, o moter! Une jam me ju! Ju jeni ne zemren time, ne
mendjen time, si nji deshmi e gjalle e mesazhit tuej ringjalles
qe premton shpresen, shpresen e lirise per te gjithe njerezimin!
-
-
Njeriu duhet te kete nji ndjenje te forte lidhje me nji tjeter
njeri. Ne mungese te kesaje ndjesie, asgja nuk na afron. Dy
qenie njerezore jane te huej per njeni tjetrin. Linde nevoja e
pjesemarrjes se pandashme ne njerezimin mbar. Ushqehet e
kultivohet ndjesia e bash-kesise, e afrimit, e unjisimit ne nji
qellim te perbashket, ne nji rruge te perbashket…ne ndertimin e
mbajtjes se nji bote te perbashket. Ky ashte revolucioni paqesor
i Kosoves se okupueme. Dhe, ky ka qene edhe mesazhi i levizjes
paqesore te Kosoves qe udhehoqi Dr. Ibrahim Rugova. “Kjo ashte
rruga e rezistences politike e civile e inspirueme nga nji
intelektual i formuem ne shkollen qe refuzon dhunen, ne shkollen
e universalitetit te te drejtave, dhe te demokracise.” (Allain e
Galmiche)
-
-
Ky ashte edhe patriotizmi i ri e modern qe zhvillohet sot ne
trojet dardane!
-
-
3
-
Per shqiptarin Ibrahim Rugova, nji Kosove e lire dhe e pavarun
ka qene esenca e mendimit tij. Trashegimi tij, deshira tij ma
intime, bota e tij qe asgja tjeter nuk e zevendson ose ndryshon,
ashte nji esence qe tejkalon cdo gja tjeter ne jeten e tij… Per
boten e Rugoves, aty ku mbarojne vlerat e trashegueme shqiptare,
aty fillon anti-shqiptarizmi. Per breznine e Rugoves, nevoja e
absolutes ne boten e kaosit ka qene – e une mendoj se akoma
mbetet – e zevendsueme nga shqiptaret me nji perqafim pa kushte
te tokes dardane qe disa here ka marre edhe tone fanatizmi,
dhune e agresioni. Kosova e lire dhe e pavarun qe andrroi
Ibrahim Rugova, po kultivon patriotizmin e ri dardan…!
-
-
Per intelektualin Ibrahim Rugova nji Kosove e lire dhe e pavarun,
dhe hymja ne Europe kane qene dhe mbeten nji element i fatit
shqiptar, nji paevitueshmeni historike. Ai mendoi per ate, e
studjoi ate, e perfytyroi me nji konfidence te plote ne te
ardhmen, dhe priti per momentin e duhun me realizue kete element
te fatit shqiptar. Kjo ka qene andrra e tij qe ai ushqeu me
kujdes, e dashunoi dhe e shperndau rreth e rreth vehtes, per miq
e kundershtare njilloj. Intelektual i frymezuem nga idete e
Renaissances europiane dhe idealet e humanizmit kontinental,
ishte i pergatitun me pranue modernizmin..
-
-
Ne
shekullin qe jetoi, mendimi i tij intelektual nuk ka qene nji
kercim nga konceptet mesjetare ne modernizmin e shekullit njizet.
Qe nga studjuesi i Pjeter Bogdanit deri te studenti i Roland
Barthes ka nji vazhdimesi pa nderpremje kujdesi per njeriun.
Per Dr. Ibrahim Rugoven, nji komb perbahet nga qenie te lira, te
krijueme nga Zoti –qe ai besonte- si individe te lire me vullnet
te lire (nji fryme kristiane qe ai njohu mire), individe qe
jetojne, e mendojne me plot ndjesi.
-
-
Ai
kuptoi se nji “ideologji” nuk duhet te jete per asnji arsye
qofte, “la somma sapienza”, as jeleku i ngushte, ligji “hyjnor”
i padiskutueshem dhe i paprekshem. Njeriu, duhet te mbetet
qendra e vemendjes sone; cdogja tjeter mendohet ne funksion te
sherbimit per njeriun, e vetem per njeriun. Intelektuali
aktivist Ibrahim Rugova e kishte te qarte kete aksiome, dhe nuk
e trathetoi asnji here. Ai zgjodhi aksionin “…me qellim qe
kombet e Ballkanit nji dite te pranojne jeten e perbashket, qe
te provoje se ashte e mundun mbrojtja e nji kauze kombetare pa
ra ne kurthin e nacionalizmit.” (Allain e Galmiche) Perndryshe,
ai do te kishte kalue oret e gjata ne biblioteke…!
-
-
Intelektuali aktivist Ibrahim Rugova e kishte te qarte
diferencen ne mes te shqiptareve te shtypun, e serbeve shtypes
ne Kosove! Te paret njohin vehten plotesisht ne imazhin e
krijuem nga vete popullsia shqiptare e Kosoves. Ata
identifikohen me vendin e tyne, shkrihen ne boten e vendit tyne,
marrin pjese ne jeten e vendit tyne; menji fjale, ata pranojne
me jetue ne nji gjendje te mbarsun me tragjedi.
-
-
Te
dytet,. mohojne identitetin kosovar, dhe interesi i tyne ashte
vetem akademik, ose tregtar. Serbet nuk e “ndjejne” Kosoven.
Prandej, shqiptaret vuejne, dhe luftojne kunder kaosit te
ngjarjeve tragjike qe, me ngulm, ata perpiqen me i transformue
ne nji levizje njerezore e clirimtare…!
-
-
“Na garantojme se nuk do te kete hakmarrje; nuk do ta lejojme!
Ne qofte se qeveria jone qe neser vjen ne fuqi do te lejonte nji
gja te ketill, kjo don te thote se qeveria jone nuk ka thane gja,
nuk ka ba gja me kepute zinxhirin e dhunes. “Populi i Kosoves
ashte
-
-
4
-
angazhue nga Ibrahim Rugova me adoptue vlerat politike e
shpirtenore te Europes.” (Allain e Galmiche). Perseri, kjo ashte
filozofia e nji intelektuali shqiptar qe ka humbe gjyshin e
baben 27 vjecar , viktima te terrorit kmunist, ne vitin e
mbrapsht 1945. “ I vrane si kafshet…” shprehet Ibrahim Rugova qe
predikon rezistencen paqesore…!
-
-
Sa
e madhe ashte distanca, sa i nalte ashte superioriteti i
udheheqsit Ibrahim Rugova, ne krahasim me ate te Sllobodan
Millosheviqit qe zhyti Ballkanin ne furine e luftes e
shkaterrimit. I pari ne piedestalin e respektit nderkombetar e
kandidat per cmimin Nobel per Paqe; i dyti kriminel lufte para
Gjykates Nderkombetare per Krime Lufte ne Hage…!
-
-
Kjo “levizje” per adoptimin e vlerave politike e shpirtenore te
Europes perfaqeson esencen e nji identiteti dardan te njimendte
per cdonjenin, dhe ashte para-ardhese e lirise fizike per te
gjithe, pa perjashtim. Nga nji zhvillim i ketill, spjegon Dr.
Ibrahim Rugova,
-
”
njerezit angazhohen per nji te ardhme ma te mire; te bashkuem,
ata angazhohen, mobilizohen. Ata jane koshiente per kete. Ashte
ceshtje jete o vdekje”.
-
-
Linde solidariteti i te persekutuemeve!
-
-
“Ata (serbet) kane pushtetin; na kemi autoritetin,” shkruen
Ibrahim Rugova. “Kjo ashte, ne fund te fundit, baza e qenies
sone, paradokset e tyne, ‘te qeshurit nen hijen e litarit’” Kjo
ashte arsyeja qe “…populli pa dyshim ma i shtypun ne ish-Jugosllavine
ka linde popullin ma te lire”, shkruen gjykatesi francez Antoine
Garapon.
-
-
“Ketu kam njohe Rugoven. Ai nuk ka ndryshue. Ai ashte gjithenji
ai qe ka qene. Rugova ashte nji njeri i rralle, nji ne cdo
njiqind vjet, dhe sot ai ashte shpirti i Kosoves.” shprehet
prof. Musa Jupolli, i Universitetit te Parisit.
-
*
-
Sot, vajtojme humbjen e ketij apostulli te paqes dhe lirise per
te gjithe. Por nji dite, poeti, qe dielli e hana e yjet e
shoqenojne ne boten qe per ne te tjeret mbetet e erret, do te
kendoje…bashke me lyren e tij te prarueme. Sepse, sot para
kesaje viktime te rame nga smundja e pasherueshme, njerezimi
ushqehet me nji mesim, fisnikerine e te cilit vetem poeti
goje-arte ashte ne gjendje me shprehe….
-
-
Poet! O kangetar i oreve te dallueme! Mbaje sot per ne te gjalle
ndjenjen naltesuese te frymezimit qe na mbushe keto dite soditja
e paepun e bujarit te shuem dardan…!
-
-
Baldwin, Nju
Jork (ShBA)
-
Sami Repishti
ish i burgosun politik (1946-56)
-
2006 - aktivist për te drejtat e njeriut
|
|