|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Kryesia e AAK sė bėri homazhe dhe mbajti mbledhje komemorative pėr vdekjen e Presidentit Rugova

 
 

 
Prishtinė, 23 janar 2006 /TN /QIK - Kryesia e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), bashkė me Grupin Parlamentar tė AAK sė dhe strukturat qeveritare nga partia, sot (e hėnė), nė ambientet e Kuvendit tė Kosovės, ka bėrė homazhe pranė trupit tė Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova,

Kryesia e AAK sė, udhėheqja mė e lartė e saj, bashkė me Grupin Parlamentar tė AAK sė dhe me strukturat qeveritare nga partia, ka mbajtur sot, po ashtu, mbledhje komemorative nė nderim tė figurės sė Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova.

Pasi qė u nderua me tre minuta heshtje figura e Presidentit Rugova, nė mbledhjen komemorative tė udhėheqjes mė tė lartė tė AAK sė u fol pėr jetėn dhe veprėn e tij.
 
Nė komemoracion, ndėr tė tjera, u vlerėsua lartė kontributi i dr. Rugovės, si nė fushėn shkencore, atė tė letėrsisė dhe tė kulturės shqiptare, nė pėrgjithėsi, ashtu edhe udhėheqja e tij e ēmueshme nė 16 vjetėt e fundit, nė kuadėr tė procesit tė gjatė pėr Kosovėn shtet sovran e i pavarur.

Duke e vlerėsuar lart figurėn e Presidentit Ibrahim Rugova si shėmbėlltyrė e vendosmėrisė, tolerancės dhe emancipimit politik tė Kosovės nė rrugėn e saj pėr pavarėsi, kryesia e AAK sė, edhe njė herė ua pėrcjell ngushėllimet mė tė sinqerta familjes sė Presidentit Rugova, popullit dhe institucioneve tė tė Kosovės dhe Lidhjes Demokratike tė Kosovės, thuhet nė njė komunikatė tė AAK-sė.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.