|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Kosovė: 15 ditė zie pėr Presidentin Ibrahim Rugova

 
 

 

23 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (22.01.2006) - Linda Karadaku-Ndou

Kėshilli pėr ceremonitė mortore pėr  presidentin e ndjerė Ibrahim Rugova i cili vdiq tė shtunėn nė Prishtinė, njoftoi sonte shpalljen e 15 ditėve zie kombėtare duke filluar qė nesėr. Kėshilli njoftoi gjithashtu se presidenti do tė varroset tė enjten nė Prishtinė ndėrsa homazhet do tė bėhen duke filluar qė nesėr nė hollin e parlamentit tė Kosovės ku do tė vendoset trupi i tij.

Autoritetet nė Kosovė shpallėn sot 15 ditė zie kombėtare pėr presidentin e ndjerė Ibrahim Rugova, duke filluar qė nga dita e nesėrme.

Trupi i presidentit do tė vendoset nesėr nė orėn 9 tė mėngjesit nė hollin e parlamentit tė Kosovės pėr homazhe ndėrsa homazhet e fundit do t’i bėhen tė enjten nė sallėn 1 tetori nė Prishtinė, para se tė dėrgohet pėr tė pushuar nė banesėn e fundit po kėtė ditė nė mesditė.

Kryetari i parlamentit Nexhat Daci, njoftoi sot vendimet e fundit tė kėshillit pėr ceremonitė mortore, dhe theksoi se gjithė organizimi do tė drejtohet nga autoritetet vendore.

Qytetarė tė zakonshėm dhe tė afėrm e bashkėpunėtorė tė presidentit tė ndjerė, kanė shprehur ngushėllimet e tyre pėr familjen Rugova, duke u shprehur se humbja e zotit Rugova nuk ishte vetėm humbje e njė njeriu tė dashur, por humbja e njė burrė shteti qė u kthye nė mit nė njė kohė mjaft delikate pėr Kosovėn.

Pėr pjesėn mė tė madhe tė qytetarėve, presidenti Rugova shihej si njeri i afrimit dhe bashkimit. Edhe kundėrshtarėt e tij politikė nė kėto ditė zie, u shprehėn se vdekja e tij nė njė moment tė tillė tė vendim-marrjes politike pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, ėshtė njė moment i rėndė.  

Nė Prishtinė dhe nė qytetet e tjera tė Kosovės, edhe sonte vazhdojnė tė ndizen qirinj nė sheshe dhe shtėpi, nė nderim tė figurės sė zotit Rugova. Sot ėshtė formuar nė Prishtinė njė grup ekzekutiv, i pėrbėrė nga politikanė vendorė dhe zyrtarė ndėrkombėtarė, qė do tė pėrcaktojė ceremonitė mortore dhe do tė kujdeset pėr delegacionet e huaja qė do tė marrin pjesė nė varrim.

Grupi pėrbėhet nga kryetari i parlamentit Nexhat Daci, shefi i administratės ndėrkombėtare Soren Jessen-Petersen, komandanti i KFOR-it Giuseppe Valotto, si dhe Fatmir Sejdiu, Adem Salihaj, Kolė Berisha, Alush Gashi, Sali Cacaj dhe Xhavit Haliti.

Roja e nderit dhe nderimet ceremoniale pritet tė bėhen nga Garda Ceremoniale e Trupave tė Mbrojtjes tė Kosovės. Nė Kosovė, flamujt janė nė gjysmė shtizė, ndėrsa media elektronike transmeton muzikė funebre.

Parlamenti i Kosovės mbajti sot njė minutė heshtje pėr presidentin Ibrahim Rugova. Nė njė mbledhje pėrkujtimore tė parlamentit, udhėheqėsit mė tė lartė vendas dhe ndėrkombėtarė theksuan atė qė zoti Rugova pėrfaqėsonte pėr Kosovėn. Kryetari i parlamentit Nexhat Daci vlerėsoi filozofinė paqėsore tė presidentit Rugova.

Kryeministri Bajram Kosumi e cilėsoi presidentin, njeri tė pavarėsisė ndėrsa kryeadministratori ndėrkombėtar Jessen Petersen vlerėsoi se Kosova ka humbur njė udhėheqės tė madh. Ndėrsa pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian nė Prishtinė, theksuan shpresėn se Kosova do tė vazhdojė punėn e presidentit Rugova dhe se udhėheqėsit politikė do tė qėndrojnė tė bashkuar nė periudhėn qė pason pėr t'u pėrballur me sfidat qė vijnė.

Ndėrkohė qė bėhet organizimi i ceremonive tė homazheve dhe varrimit tė presidentit tė ndjerė, klasa politike nė Kosovė po pėrpiqet tė tregojė se ėshtė e bashkuar, por pa bėrė komente politike pėr tė ardhmen nė kėto ditė zie.

Shefi i administratės ndėrkombėtare nė Kosovė, Jessen Petersen, ishte i po kėtij mendimi sot, duke theksuar se kėto ditė mbahet zi dhe organizohen ceremonitė e fundit pėr presidentin e ndjerė.

“Presidenti Rugova ka luajtur njė rol kyē, por ai ka shtruar njė vizion, ka dhėnė udhėzime shumė shumė tė qarta, tė gjithė e dinė nė cilėn rrugė do tė donte ai tė shkonte, keni dėgjuar deklarata uniteti, qė dje, do tė vazhdojmė t’i dėgjojmė. Nuk do tė shqetėsohesha pėr kėtė, tani po mbajmė zi, po i bėjmė nderet, po punojmė sė bashku pėr tė organizuar njė ngjarje dinjitoze tė cilėn presidenti Rugova vėrtetė e meritonte”, tha ai.

Zoti Petersen, tha se me unitet, tė gjithė sė bashku do tė punojnė pėr ta bėrė realitet ėndrrėn e presidentit Rugova pėr tė parė pavarėsinė e Kosovės.

Nė Kosovė, intelektualėt kanė vlerėsuar figurėn e presidentit Rugova si njė njeri qė i dha vlera tė veēanta Kosovės. Akademik Mark Krasniqi dhe kryetari i Akademisė sė Shkencave tė Kosovės, Rexhep Ismajli, theksuan veēanėrisht humanizmin e dr.Rugovės dhe lidershipin e tij nė Kosovė edhe nė kohė shumė tė vėshtira.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.