|
23
janar 2006 /TN
Zėri i Amerikės (22.01.2006) -
Ardita Simiēia
Dejvid Filips, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Eli
Vizel pėr Njerėzimin, i themeluar nga laureati i Ēmimit Nobel,
shkrimtari Eli Vizel, e ka njohur nga afėr Presidentin Rugova. Zoti
Filips shprehu besimin se udhėheqėsit e shqiptarėve do tė vazhdojnė
punėn nė rrugėn qė ndoqi zoti Rugova, pėr tė bėrė realitet
pavarėsinė e Kosovės. Analisti i bėri kėto komente nė njė intervistė
pėr Zėrin e Amerikės, ku paralajmėroi gjithashtu qė tė mos ketė
zvarritje nė procesin e negociatave pėr tė shmangur njė radikalizim
tė mundshėm tė klimės politike nė Kosovė:
Presidenti Rugova, thotė analisti Filips, ia kushtoi jetėn e tij
pavarėsisė sė Kosovės, dhe ėshtė pėr tė ardhur keq qė ai nuk arriti
tė shohė pėrmbushjen e ėndrrės sė tij tani qė ajo ėshtė kaq pranė
realizimit: "E kam njohur Dr. Rugovėn pėr thuajse 20 vjet. U takova
me tė para pak muajsh nė Prishtinė.
Ai
tha hapur se e dinte qė do tė vdiste, por shprehu vendosmėrinė pėr
tė parė pėrmbushjen e suksesshme tė negociatave. Ėshtė njė realitet
tragjik qė tė kujton Moisiun nė Bibėl, i cili pėr 40 vjet u end nė
shkretėtirė, por nuk u lejua tė futet nė tokėn e shenjtė. Lėvizja
pėr pavarėsi nė Kosovė ėshtė udhėhequr nga Dr. Rugova, por tani qė
po fillojnė negociatat ai nuk do tė jetė nė tryezėn e bisedimeve.
Ėshtė e rėndėsishme qė trashėgimia e tij tė ēohet pėrpara."
Analisti u bėn thirrje udhėheqėsve tė Kosovės tė vazhdojnė me tė
njėjtėn kėmbėngulje si Dr. Rugova pėrpjekjet pėr pavarėsi. Ai shpreh
besimin se Kosova ka udhėheqės qė do tė jenė nė gjendje tė punojnė
pėr tė mirėn e Kosovės, duke lėnė mėnjanė ambicjet personale pėr
pushtet: "Pa dyshim qė vdekja e tij do tė krijojė njė vakum politik.
Ai
ishte njė figurė shumė e madhe nė skenėn politike. Por unė i njoh
udhėheqėsit politikė nė Kosovė dhe mendoj se secili prej tyre ėshtė
i vendosur pėr realizimin e objektivės kryesore duke lėnė mėnjanė
ambicjet personale. Ata duhet tė angazhohen pėr tė marrė pėrsipėr
rolin udhėheqės, por duhet ta kenė tė qartė gjithashtu rėndėsinė e
bashkėrendimit tė qėndrimit tė tyre dhe kam besim se do tia arrijnė
kėsaj."
Megjithė largimin nga skena tė Presidentit Rugova, thekson zoti
Filips, negociatat pėr status duhet tė vazhdojnė pa vonesė, pėr tė
mos lejuar njė radikalizim tė klimės politike nė Kosovė: "Ekziston
njė prirje pėr radikalizim, por nėse politika radikalizohet, shkaku
nuk do tė jetė vdekja e Dr. Rugovės, por mungesa e pėrparimit nė
negociata. Nėse negociatat fillojnė nė shkurt, dhe nėse zoti
Ahtisaari tregon pėrpjekje tė vendosur pėr tė arritur njė
marrėveshje, nuk mendoj se do tė ketė radikalizim."
Trashėgimia e Dr. Rugovės, pėrfundon Dejvid Filips i Fondacionit Eli
Vizel, ėshtė qėndrimi i moderuar dhe udhėheqja e vendosur dhe mendoj
se udhėheqėsit e shqiptarėve tė Kosovės do tė ndjekin po kėtė rrugė.
//ad//
|