|
23
janar 2006 /TN
Zėri i Amerikės (22.01.2006) -
Ligjvėnėsi amerikan
Eliot Engel i tha Zėrit tė Amerikės se nė Kosovė ka shumė politikanė
tė aftė dhe tė zgjuar qė do tė jenė nė gjendje tė mbushin boshllėkun
e krijuar nga vdekja e Dr. Ibrahim Rugovės. Zoti Engel ka qenė mik i
ngushtė i Presidentit Rugova dhe ėshtė mbėshtetės i pavarėsisė pėr
Kosovėn.
Intervistoi Ilir Ikonomi
Zėri i
Amerikės:
Tani pas vdekjes
sė Presidentit Rugova po flitet shumė pėr ndikimin qė mund tė ketė
kjo nė tė gjithė procesin e pėrcaktimit tė statusit. Cili ėshtė
komenti juaj?
Eliot Engel:
Doktor Rugova ishte njė njeri i shquar, ishte miku im dhe unė
ndjehem mjaft i trishtuar pėr humbjen e tij. Por mendoj se ai do tė
dėshironte qė ne ta vazhdojmė luftėn pėr pavarėsinė e Kosovės.
Mendoj se ne duhet ta pėrdorim jetėn e tij si njė frymėzim dhe tė
shumėfishojmė pėrpjekjet pėr tė punuar sė bashku nė mėnyrė qė liria
dhe pavarėsia e Kosovės tė bėhet realitet.
Pra
do tė shpresoja qė vdekja e tij, nė vend qė ta ngadalėsonte ecjen
tonė drejt kėtij objektivi, do tė na japė shtytjen pėr tė ecur
pėrpara. Mendoj se tė gjitha fraksionet politike nė Kosovė duhet tė
bashkohen dhe ta mbajnė syrin nė objektivin kryesor, qė ėshtė
pavarėsia pėr Kosovėn.
Zėri i
Amerikės:
Megjithatė, nuk ka plane se kush do ta zėvendėsojė Rugovėn nė krye
tė grupit negociator, nuk ka njė pasues tė qartė tė tij qoftė si
president apo si kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Sa
shqetėsuese ėshtė kjo pėr ju?
Eliot Engel:
Historia ka treguar vazhdimisht se nė kohė krizash, njerėzit dinė
tu pėrgjigjen situatave. Nė Kosovė ka shumė politikanė tė aftė dhe
tė zgjuar qė do tė jenė nė gjendje tė mbushin boshllėkun e krijuar
nga vdekja e Dr. Rugovės. Besoj se ata do tė dinė tė kėshillohen me
njėri-tjetrin dhe tė gjejnė rrugėn mė tė mirė pėr ta bėrė kėtė kalim
sa mė tė butė qė tė jetė e mundur.
Nė
fakt nuk ka rrugė tjetėr dhe ky ėshtė njė ēast shumė i rėndėsishėm
sepse e gjithė bota tani i ka sytė te Kosova. Nėse bota shikon se
udhėheqėsit e zgjedhur tė Kosovės bashkohen dhe gjejnė rrugėn qė
gjėrat tė shkojnė mirė, atėhere kjo do ti tregonte botės se populli
i Kosovės ėshtė i pėrgatitur pėr tė qeverisur veten e tij nė njė
vend tė lirė dhe tė pavarur.
Por
nėse situata rrėshqet nė kaos dhe politikanėt fillojnė tė grinden me
njėri-tjetrin, atėhere kjo do ti dėrgonte botės sinjalin e gabuar,
pra se populli i Kosovės nuk ėshtė i gatshėm tė marrė nė dorė frenat
e udhėheqjes sė tij.
Zėri i
Amerikės:
Ju jeni ndoshta
ligjvėnėsi qė ėshtė takuar mė shpesh me Dr. Rugovėn se askush
tjetėr. Cila mendoni se ėshtė trashėgimia qė ai lė pėr udhėheqėsit e
tjerė tė Ballkanit dhe ndoshta pėr udhėheqėsit e tjerė nė
pėrgjithėsi?
Eliot Engel:
Sė pari, ai ishte njė njeri mjaft i butė, njė figurė qė i bashkonte
njerėzit. Ai simbolizonte ėndrrėn e pavarėsisė sė Kosovės dhe mendoj
se njerėzit nė Kosovė ia dinė kėtė meritė. Pėr kėtė arėsye, sa herė
qė kandidonte nė zgjedhje ai gjithnjė dilte me sukses.
E
pėrsėris se nė Kosovė ka edhe njerėz tė tjerė tė aftė dhe tė zgjuar
qė do tė jenė tė aftė ta mbushim kėtė boshllėk. Unė do ta kujtoj
gjithnjė Dr. Rugovėn si njė njeri qė fliste pa bujė por qė fliste nė
emėr tė popullit tė Kosovės.
Herė pas here ai do tė kalonte kohė shumė tė vėshtira, me shtypjen
serbe dhe me Millosheviēin, por ai ai dilte nga kjo si njė simbol
bashkimi pėr arritjen e pavarėsisė sė Kosovės. Mendoj se nė shumė
raste ai do tė kujtohet si babai i Kosovės moderne dhe kur ajo tė
fitojė pavarėsinė, Dr. Rugova do tė ketė njė vend tė posaēėm nė
zemrat e tė gjithėve.
Zėri i
Amerikės:
Duke folur pėr kėto kohė tė vėshtira, nga fundi i viteve 90, pozita
e tij u dobėsua shumė me daljen nė skenė tė UĒK-sė, por ai arriti tė
rikthehet nė politikė dhe me shumė sukses. Si e shpjegoni ju kėtė?
Eliot Engel:
Siē e dini, ai nuk ishte njeri i bujshėm, nuk fliste me zė tė lartė,
nuk ishte dinamik, por fliste pak, por nė kėtė mėnyrė tė tijėn tė
pabujshme ai ishte shumė i efektshėm. Ajo qė ai simbolizonte pėr
popullin e Kosovės ishte stabiliteti, fakti qė ai ishte atje i bėnte
njerėzit tė ndjeheshin tė qetė dhe kjo ėshtė shumė kuptimplotė.
Nė
ēdo demokraci, qoftė nė Kosovė apo nė Shtetet e Bashkuara, gjithnjė
do tė ketė mendime tė ndryshme. Ėshtė e vėrtetė qė ekzistojnė
ndryshime nė mendime midis zyrtarėve tė zgjedhur dhe politikanėve nė
Kosovė.
Por
ajo gjė pėr tė cilėn tė gjithė janė dakord nė Kosovė ėshtė se e
ardhmja e saj e vetme ėshtė pavarėsia dhe tė gjithė janė dakord me
kėtė, pavarėsisht nėse e mbėshtesnin apo jo Dr. Rugovėn.
Para disa kohėsh, kur fola nė parlamentin e tyre, unė thashė se Dr.
Rugova ishte Xhorxh Uashingtoni i Kosovės sepse ashtu si Uashingtoni
ishte presidenti i parė i Amerikės ashtu edhe Dr. Rugova ishte
presidenti i parė i Kosovės. Mendoj se ai ishte njė forcė bashkuese
prandaj edhe mundi tė rikthehej nė politikė.
Zėri i
Amerikės:
Vdekja e Dr.
Rugovės ndodh nė njė moment shumė delikat pėr Kosovėn, kur pritet tė
fillojnė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar. Cila mendoni se ėshtė
pengesa mė e madhe pėr kėto bisedime?
Eliot Engel:
Mendoj se sa herė qė vdes dikush, ky nuk ėshtė kurrė njė moment i
dėshiruar. Por ky i tanishmi ėshtė natyrisht njė moment shumė
delikat. Rreth njė muaj mė parė isha nė Gjenevė, nė Belgjikė dhe nė
Britani, ku u takova me shumė udhėheqės tė Bashkimit Evropian.
U
takova me zotin Kai Eide dhe me tė tjerė dhe kudo fola pėr
pavarėsinė e Kosovės. Njė e papritur e kėndshme nė tė cilėn hasa
ishte fakti qė shumica e tyre ishin dakord me mua. Pra tė gjithė e
kuptojnė se nuk ka tė ardhme tjetėr pėr Kosovėn pėrveē pavarėsisė.
Ky ėshtė njė hap i madh pėrpara sepse para 10 vjetėsh, kur unė
flisja pėr pavarėsinė, jo shumė njerėz ishin dakord.
Prandaj mendoj se duhet qė udhėheqėsit e Kosovės ti tregojnė botės
se Kosova ėshtė njė demokraci e gjallė dhe se nė Kosovėn e ardhshme
do tė ketė garanci pėr tė drejtat e tė gjithėve. Atje duhet tė
garantohen tė drejtat e tė gjitha pakicave, duke pėrfshirė serbėt
dhe kėto duhet tė shpallen botėrisht nga zyrtarėt shqiptarė tė
zgjedhur.
Nėqoftėse bota e shikon se udhėheqėsit e Kosovės janė tė gatshėm ta
ēojnė pėrpara demokracinė, pėrfshirė demokracinė pėr pakicat ashtu
si edhe pėr shumicėn, atėhere mendoj se bota do tė ndjehet shumė mė
e qetė nė hapat e saj lidhur me pavarėsinė pėr Kosovėn.
Do
tė desha ti shprehja ngushėllimet e mija popullit tė Kosovės dhe
jam i sigurt se ata do ta kapėrcejnė kėtė humbje ashtu si edhe nė tė
kaluarėn. Kosovarėt kanė kaluar nė vėshtirėsi tė shumta, siē ishin
ato nė vitin 1999, kur shtėpitė e tyre digjeshin apo siē ishte
shtypja pėr vite me radhė. Megjithatė ata i pėrballuan kėto me
sukses dhe kėshtu do tė ndodhė edhe kėsaj here.//ad//
|