|
-
Prishtinė,
23 janar 2006 /TN /QIK
- Vazhdojnė tė arrijnė deklarime dhe mesazhe ngushėllimui pėr
Presidentin Ibrahim Rugova nga mbarė Kosova, Evropa, Amerika dhe
vende tė tjera tė botės.
-
-
Organizata Studentore Shqiptaro
Amerikane nė Michigan nė emėr tė saj dhe tė gjithė shqiptarėve
nė Amerikė, i ka shprehur ngushėllimet mė tė sinqerta familjes
sė Presidentit Rugova, Kuvendit tė Kosovės, Qeverisė sė Kosovės,
Grupit Negociator si dhe gjithė popullit Shqiptar pėr kėtė
humbje te madhe.
-
-
"Ne shprehim besimin se kontributi
dhe puna e pandėrprerė e Presidentit Rugova nė drejtim tė
arritjes sė qėllimit final tė kėrkuar nga tė gjithė shqiptarėt
sė shpejti do tė kurorėzohet me Pavarėsinė e Kosovės, duke
plotėsuar kėshtu amanetin e tij".
-
Mburremi ne nė Perėndim pėr
burrėshtetasin qė do ta dėshironte ta kishte secili popull
-
Me dhimbje tė madhe morėm lajmin e vdekjes sė presidentit tonė
z.Ibrahim Rugova, i cili na tronditi pa masė ne mėrgimtarėve nga
kantoni i Valisit nė Zvicrės. "Mburremi kudo qė jemi nė perėndim
se patėm njė burrėshtetas qė do ta dėshironin ta kishin nė mesin
e tyre secili popull", thuhet ndėr tė tjera nė telegramin e
bashkatdhetarėve nė Valis tė mbledhur nė Qendrėn kulturore
islamike me seli nė Visp.
-
Humbja e Presidentit Rugova dhimbje pėr
tė gjithė popullin shqiptar
-
-
"Me pikėllim dhe dhimbje tė thellė,
morėm lajmin e vdekjes sė presidentit tonė tė dashur Dr.Ibrahim
RUGOVA. Humbja e tij nė kėtė moment kritik pėr fatet e Kosovės,
shkaktoi njė dhimbje jo vetėm pėr familjen dhe tė afėrmit, por
edhe pėr tė gjithė popullin shqiptar kudo qė ndodhet!", thuhet
nė ngushėllimin e shoqatės "Arbėria", nė Istrisė.
-
Ngushėllime pėr vdekjen e Babait dhe
Rilindasit tė shekullit XX Dr.Rugova
-
-
Nxėnėsit e shkollės shqipe nė
Verden tė Gjermanisė sė bashku me mėsuesin e tyre Shaban
Bėrbatovci shprehin ngushllimet mė tė thella shpirtėrore pėr
vdekjen e "Kryetarit, Babait dhe Rilindasit tė shekullit XX
Dr.Ibrahim Rugova", drejtuar Familjes Rugova, Kuvendit tė
Kosovės, LDK-sė si dhe Popullit tė Kosovės.
Partitė politike dhe institucioneve tė
tregojnė maksimumin e unitetit pėr pavarėsi
-
Komuniteti shqiptarė nė Zelandė tė Re i tubuar nė -Auckland pėr
vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova i shpreh ngushėllime tė
thella familjes Rugova, Kuvendit tė Kosovės, Kryeministrit
Kosumi dhe mbarė popullit tė Kosovės duke porositur, nė kėto
momente tė vėshtira pėr popullin e Kosovės udhėheqsit e partive
politike dhe institucioneve tjera shtetėrore qė tė tregojnė
maksimumin e unitetit tė tyre pėr pavaresinė dhe sovranitetin e
Kosovės.
-
Ne besojmė qė nė ditėn e shpalljes sė
Pavarėsisė shpirti i Tij do tė jetė pranė nesh
-
"Presidenti Rugova me tė drejtė u quajt Patriark i Pavarėsisė
dhe President Historik i Kosovės dhe ne besojmė qė nė ditėn e
shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, shpirti i Tij do tė jetė
pranė nesh nė ngritjen e flamurit tė Pavarėsisė, thuhet nė
telegramin e ngushėllimit tė Shoqatės farmaceutike tė Kosovės
drejtuar familjes Rugova, Kuvendit, Kryeministrit.
-
Rugova mbeti frymėzim i atdhedashurisė,
thotė boksieri i njohur Luan Krasniqi
-
"Lajmi pėr vdekjen e kryetarit tonė tė dashur Dr.Ibrahim Rugova,
mė pikėlloi thellė. Ju lutem pranoni ngushėllimet e mia mė tė
sinqerta dhe tė familjes time, thuhet nė telegramin e Luan
Krasniqit, boksierit me famė botėrore.
-
-
Vepra gandiose e Dr.Ibrahim
Rugova ėshtė e do tė jetė kurdoherė shembull i njeriut me vlera
madhore qė la gjurmė tė pashlyeshme nė letrat shqipe, nė jetėn
politike, atė kulturore e mbi tė gjitha nė historinė kombėtare
pėr sendėrtimin e lirisė dhe pavarėsisė sė plotė tė Kosovės tė
cilės ia kushtoi tėrė jetėn, thuhet nė telegramin e Krasniqit
drejtuar Familjes Rugova, presidencės sė Kosovės, Kryetarit tė
Kuvendit akad.Dacit, Kryeministrit Kosumi, qytetarėve tė
Kosovės.
-
-
Dr.Ibrahim Rugova ishte dhe
mbeti frymėzim i atdhedashurisė, sinonim i rrugės sė mirėfilltė
qė Kosovėn dhe qytetarėt e saj i shpie drejt lirisė sė
pėrhershme, drejtė paqes sė pėrhershme, drejtė demokracisė e
sovranitetit tė gjithmbarshėm, nė familjen e madhe Evropiane dhe
atė Verioantlantike", thuhet ndėr tė tjera nė telegramin e
ish-kampionit evropian Luan Krasniqi.
Rugova ėshtė dhe do tė jetė njė emblemė
e njohjes sė Kosovės
-
"E nderuara familje Rugova dua tė ju sigurojė se Presidenti
Rugova ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė njė emblemė e njohjes sė
Kosovės jo vetėm tek bashkatdhetarėt, por edhe tek popullata
belge dhe autoritetet", shkruajnė Enver Veseli nga Namuri nė
Belgjikė, dhe Hamza Halabaku me familje nga Nürnbergu-Gjermani.
|
|