|
23
janar 2006 /TN
Zėri i Amerikės (22.01.2006) -
Besim Abazi
Kryetari i Parlamentit tė Kosovės, Nexhat Daci, i cili sipas
Kornizės Kushtetuese tė Kosovės, trashėgon postin e presidentit, tha
sot nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės se Prishtina do ti
dėshmojė botės sė Kosova ėshtė vend i stabilitetit nė Ballkan. Nė
intervistėn qė i dha Zėrit tė Amerikės, ai tha se institucionet janė
tė gatshme ti pėrmbushin detyrimet e tyre nė pajtim me
pėrgjegjėsitė kushtetuese e ligjore.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Daci, ku ėshtė Kosova 24 orė pas vdekjes sė presidentit
Rugova?
Nexhat Daci:
Kosova ėshtė nė rrugėn qė 16 vite mė parė e ka filluar presidenti
Rugova. Dhe unė i garantoj shqiptarėt jo vetėm tė Kosovės por
shqiptarėt nė diasporė, nė Shqipėri, nė Maqedoni, nė Luginė tė
Preshevės, nė Mal tė Zi dhe nė Evropė, qė personaliteti i Rugovės
ėshtė obligim shpirtėror i qytetarėve tė Kosovės, i shqiptarėve nė
veēanti qė ta vazhdojnė atė rrugė qė jemi afėr finalizimit tė saj.
Kosova ėshtė nė dhimbje tė thellė pėr humbjen e personalitetit
kryesor tė shekullit qė kaluam pėr Kosovėn. Por, Kosova ėshtė
krenare mė tepėr se gjithkush nė Evropė qė pati fat ta ketė njė
personalitet tė tillė qė tė jetė lider jo vetėm shpirtėror por dhe
politik edhe krijues dhe janė obligime tė mia nė institucione, tė
qeverisė, parlamentit dhe partive politike qė tė ruajmė njė unitet
edhe mė funksional se sa e krijuam me presidentin dhe janė obligimet
e mia nė institucione qė ti shtojmė mundin dhe djersėn tonė pėr ta
finalizuar atė qė presidenti Rugova i thoshte gjithkujt, njohjen
formale tė pavarėsisė sė Kosovės.
Nė
tė njėjtėn kohė do tė doja ti shprehja falėnderimet ose tė them
ngushėllimet pėr presidentin Clinton dhe madam Albright qė aq shumė
bėnė pėr idenė e Rugovės, pėr sjelljen e demokracisė nė Ballkan, por
edhe NATO-s dhe tė gjitha vendeve tė Bashkimit Evropian.
Zėri i Amerikės:
Vdekja e presidentit Rugova ndodhi nė njė periudhė shumė tė ndjeshme
pėr Kosovėn kur kanė filluar edhe bisedimet pėr zgjidhjen e statusit
politik tė saj. Si mendoni se mund tė reflektohet mungesa e tij nė
kėtė proces?
Nexhat Daci:
Unė mendoj duke e njohur mentalitetin e popullit tim, kjo ngjarje
tragjike pėr ne do tė jetė mobilizim i shumėfishtė qė unitetin e
krijuar nė institucione pozitė opozitė jo vetėm ta ruajmė por ta
forcojmė edhe mė tepėr. Tė mos bėjmė asnjė hap, asnjė gjest qė do tė
dėmtonte kėtė unitet dhe me kėtė do ti tregonim bashkėsisė
ndėrkombėtare qė shqiptarėt janė faktor i rėndėsishėm nė Ballkan,
faktor stabiliteti, ndėrsa Kosova e pėrgatitur pėr shtet sovran dhe
tė pavarur.
Zėri i Amerikės:
Ndonėse ka vetėm njė ditė nga vdekja e presidentit, tashmė
diskutohet pėr trashėgiminė politike tė tij, duke theksuar se ka
lėnė njė zbrazėtirė nė udhėheqjen politike tė Kosovės. A do tė kenė
institucionet e saj kurajė tė mjaftueshme pėr tė tejkaluar kėtė
posaēėrisht kur bėhet fjalė pėr trashėgiminė politike tė tij?
Nexhat Daci:
Unė besoj qė kosovarėt kanė kapacitet, kanė vullnet, por mbi tė
gjitha kanė obligim, qė atė barkė, atė anije tė udhėhequr nė mėnyrė
brilante nga presidenti Rugova, nuk do tė mundohemi tia ndėrrojmė
as kursin as ta destabilizojmė. Jam i bindur thellė se ka shumė
vullnet nė kėtė drejtim nė LDK (Lidhja Demokratike e Kosovės) dhe nė
Kosovė dhe institucionet janė tė gatshme qė obligimet e tyre konform
pėrgjegjėsive kushtetuese, ligjore dhe shoqėrore ti kryejnė dhe ti
udhėheqin si duhet.
|