|
-
23
janar 2006 /TN /QIK
Shkruan: Shlomo AVINIER
-
Ibrahim Rugova, pėr shumė vite udhėheqės i shqiptarėve tė
Kosovės, dhe qė nga viti 2002 edhe president i zgjedhur i
Kosovės nėn protektoratin e pėrkohshėm tė OKB-sė, ėshtė
krahasuar me Nelson Mandelėn dhe nė insistimin e tij qė
shqiptarėt e Kosovės do tė arrijnė ēlirimin vetėm pėrmes mjeteve
paqėsore.
-
-
Ushtria Ēlirimtare e Kosovės
militante, dhe nganjėherė terroriste, mendonte ndryshe, por
pėrfundimisht politika e Rugovės mbizotėroi dhe i fitoi popullit
tė tij bashkėndjenjen dhe pėrkrahjen ndėrkombėtare nė vitet e
serta tė represionit serb nėn Slobodan Milosheviqin.
-
-
Fizikisht, ai ishte pikėrisht e
kundėrta e asaj qė mund tė pritet tė jetė njė luftėtar shqiptar
i lirisė: pėr tė mirė a keq, shqiptarėt e kanė imazhin e
njerėzve tė egėr, tė pagdhendur malėsorė. Rugova dukej paksa si
tė ishte intelektual hebre nga Varshava e kohės mes dy luftėrave
- gojėmbėl, me sy tė pikėlluar dhe tė menēur, me zėrin qė nuk e
ngrinte kurrė.
-
-
I diplomuar nė Sorbonė dhe profesor
i letėrsisė shqiptare nė Prishtinė, ai sigurisht se dukej si
profesor, me sytė tė mėdhenj e tė rėndė, rroba qė nuk i
pėrshtateshin dhe njė shall leshi qė u bė simbol i tij. E
megjithatė, ishte ky intelektual nė dukje i butė ai qė arriti
sukses nė mbajtjen e kontrollit tė popullit tė tij.
-
E takova Rugovėn pėr herė tė parė mė 1990 nė Cavtat, afėr
Dubrovnikut, kur Instituti Kombėtar Demokratik, me seli nė
Uashington, bėri njėrėn nga pėrpjekjet e fundit pėr tė sjellė
bashkė politikanėt, shkrimtarėt dhe intelektualėt nga grupet e
ndryshme etnike nė Jugosllavinė qė asokohe shpėrbėhej me
shpejtėsi. U largova nga konferenca i bindur se treni tashmė
ishte larguar nga stacioni dhe se grupet e ndryshme po shkonin
secili nė drejtimin e vet - dhe tė pėrkushtuar qė kėtė ta bėnin
me dhunė.
-
-
Megjithatė, duke i dėgjuar zėrat e
ashpėr tė serbėve dhe tė kroatėve, isha i befasuar nga butėsia e
Rugovės: ja ku ishte njė udhėheqės i njė grupi qė ėshtė
viktimizuar mė shumė se tė tjerėt - e megjithatė aty nuk kishte
aspak hidhėrim, asnjė sharje, aspak urrejtje. Rugova po ashtu
kishe arsye tė mjaftueshme personale pėr tė mos falur: edhe
babai edhe gjyshi i tij ishin vrarė nga komunistėt e Titos nė
konfliktet civile pas vitit 1945.
-
-
Me tė dėgjuar se unė isha nga
Izraeli, ai donte tė dinte se si e mbante Izraeli sistemin
demokratik nė kushtet e luftės dhe rrethimit; ai ishte po ashtu
i impresionuar nga historia e vendit nė kombndėrtim, nga
shkrirja sė bashku e grupeve ndryshme nė njė kombshtet. Ai ma
dha njė libėr qė e kishte shkruar (nė shqip) rreth njė filozofi
shqiptar tė shekullit tė 17-tė, Pjetėr Bodgani, i cili e kishte
shkruar njė traktat nė latinishte tė quajtur Cuneus Prophetarum
("Ēarja e Profetėve"), dhe ma theksoi kapitullin ēėr Zoharin dhe
kabalistin Sephirot.
-
-
Mė pas ai e shkroi, nė frėngjishte,
njė pėrkushtim shpirtmirė personal pėr mua, duke e pėrfunduar
atė me: "Kombet tona kanė fatin tė njėjtė historik". Kur e
vizitova atė kah mesi i viteve 90 nė shtėpinė e tij nė
Prishtinė, ai mė dhuroi njė mineral tė rrallė, tė nxjerrė, siē e
shpjegoi, nga "malet tona".
-
-
Kur grupet e tjera nė ish-Jugosllavi
po e pėrdornin dhunėn pėr tė formėsuar shtetet e tyre kombėtare,
Rugova e udhėhoqi popullin e tij nė njė bojkot paqėsor tė tė
gjitha institucioneve jugosllave. Nė baza vullnetare, dhe i
ndihmuar nga kontributet prej diasporės kosovare, Rugova e
udhėhoqi popullin e tij nė krijimin e institucioneve tė
shtetit-nė-ndėr-tim: njė kuvend jozyrtar i zgjedhur, njė sistem
vullnetar i tatimit, shkolla nė shqip, njė rrjet spitalesh dhe
klinikash. Shembulli i Yishuvit hebre nė Palestinė ishte pjesė e
inspirimit tė tij.
-
-
Vullneti i Shteteve tė Bashkuara dhe
i tė tjerėve qė mė 1999 tė intervenojnė ushtarakisht nė emėr tė
shqiptarėve tė Kosovės dhe tė parandalojnė spastrimin etnik dhe
politikat pothuaj gjenocide tė Milosheviqit ia ka borxh shumė
mėnyrės se si Rugova ishte nė gjendje tė prezantojė rastin e tij
para demokracive perėndimore. Nė kėtė, Rugova po ashtu ndihmoi
nė vėnien e njė standardi pėr justifikimin e intervenimeve
humanitare.
-
Pas ēlirimit nga sundimi serb, Rugova insistoi nė pavarėsi nė
bazė tė vetėvendosjes. Ai i respektoi lidhjet historike serbe me
Kosovėn, por megjithatė ishte liria njerėzore, jo pretendimet
territoriale, qė ishin prioritare nė mendjen e tij: me kohė, ai
arriti sukses nė bindjen e shumicės nė bashkėsinė ndėrkombėtare
se kosovarėt - qė janė mė shumė se 90% nė kėtė rajon - e
meritojnė vendin e tyre nėn diell.
-
-
Duke reflektuar rreth kėtij personi
tė pazakonshėm, patriotik dhe jo tė dhunshėm, njeriu nuk mund tė
pėrmbahet nga mendimi se sa e ndryshme do tė ishte skena jonė nė
Lindjen e Mesme po tė kishin palestinezėt njė lider si ai. Rruga
e Kosovės drejt pavarėsisė ende ėshtė e shtruar me gurė, por -
me disa pėrjashtime tė pakėndshme -ajo nuk ka qenė e hapur me
terrorizėm, dhunė dhe bombahedhės vetėvrasės. Populli i tij -
dhe bota -duhet t'i falėnderohen Ibrahim Rugovės pėr kėtė: nė
butėsinė e tij kishte ēelik.
-
(Autori ėshtė profesor i Shkencave Politike nė Universitetin
hebraik tė Jerusalemit. Ky vėshtrim ėshtė botuar nė tė
pėrditshmen mė tė madhe izraelite "Ha'aretz").
|
|