|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Vdekja e parakohshme e Dr.Rugovės i ka pikėlluar thellė shqiptarėt nė Zvicėr dhe mė gjėrė

 
 

 
Prishtinė, 22 janar 2006 /TN /QIK - "Lajmi i hidhur pėr vdekjėn e parakohshme tė dr.Ibrahim Rugovės, Presidentit tė Kosovės, liderit tė madh, intelektualit dhe humanistit tė shquar tė Kosovės (Dardanisė), i ka pikėllluar thellė nė zemėr tė gjithė shqiptarėt qė jetojnė dhe punojnė nė Zvicer dhe mė gjėrė", thuhet nė telegramin e ngushėllimit tė Bashkimit tė Intelektualėve Shqiptarė nė Zvicėr.

"Vepra dhe emri i dr. Ibrahim Rugovės, kanė qenė dhe do mbeten simbol i Lirisė dhe i Pavarėsisė sė Kosovės. Ishte arkitekt i madh i pavarėsisė sė Kosovės.
 
Dr.Ibrahim Rugova do tė mbetet i nderuar dhe i respektuar tek populli i Kosovės dhe populli shqiptarė nė pėrgjithėsi, brez pas brezi", thuhet ndėr tė tjera nė telegram.
 
 

 
 
 
Nė diasporėn shqiptare pėrkujtohet me dhembje e pietet figura madhore e Presidentit Rugova
 
Cyrih, 22 janar 2006 /TN /QIK - Nė Trimbch tė Zvicrės u mbajt mbledhje komemorative nė organizim tė Kryesisė sė Degės sė LDK-sė, ku u fol pėr figurėn madhore tė Presidentit Rugova para disa qindra bashkatdhetarėve nga mbarė viset etnike.
 
Pos anėtarėve tė Kryesisė sė kėsaj dege, para tė pranishėmve foli edhe kryetari i FR tė LDK-sė, Sejdė Tolaj i cili vdekjen e Presidentit e cilėsoi: humbje tė gjeniut politik tė popullit tė Kosovės.

Pėr jetėn dhe veprėn e Presidentit Rugova foli anėtari Kryesisė, Shaip Latifi, i cili ndėr tė tjera tha se vdekja e dr.Ibrahim Rugovės, njėrės prej figurave mė tė ndriēuara tė popullit shqiptar nė dekadat e fundit paraqet njė humbje tė madhe pėr popullin tonė dhe Kosovėn, sidomos nė kėtė moment delikat pėr proceset nė zhvillim pėr ardhmėrinė e Kosovės.
 
Nė pėrmbyllėje nėnkryetari i degės sė LDK-sė pėr Zvicėr, Isa Maliqi kėrkoi qė tė gjithė sė bashku tė mobilizohen pėr tė pėrmbushur detyrat tona pas zbrazėsisė sė krijuar me vdekjen e Presidentit Rugova, ideali i tė cilit ka qenė qė sa mė parė tė bėhet edhe njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės. /(R. R.)


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.