|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

TREPCA.NET: Telegram ngushėllimi me rastin e ndėrrimit jete tė Presidentit Ibrahim Rugova, drejtuar: Institucioneve tė Kosovės, Familjes Rugova, shqiptarėve kudo nė botė dhe miqve tė Presidentit

 
 

 
22 janar 2006 /TN
 
Nga TREPCA.NET
 
Telegram ngushėllimi
 
  Drejtuar :
- Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės,
- Kryeministrit tė Kosovės,
- Kryesisė sė nderuar tė LDK-sė,
- Familjes sė nderuar tė Presidentit Rugova,
- Qytetarėve tė dashur tė Kosovės,
- Shqiptarėve nė tė katėr anėt e globit, dhe
- Gjithė Miqve tė dashur tė Presidentit nė botė.

Me rastin e ndėrrimit jete tė zotit Ibrahim Rugova, Presidentit tė Kosovės, Ju lutemi pranoni ngushėllimet e mia mė tė thella dhe tė gjithė bashkėpunėtorėve tė faqes nė internet, Trepca.net.

Nė kėto momente tė dhembjes, ndihemi krenar qė patėm njė President aq tė dashur, tė vyer e tė nderuar nga populli shqiptar dhe gjithė bota mbarė.


Si nė momentet mė tė vėshtira ashtu edhe nė ato mė tė mira, Ai gjithmonė ishte nė gjirin e popullit tė Tij. Nė mendje kishte vetėm njė ideal, Kosovėn e pavarur.

Largpamėsia e Tij politike e para 17 vjetėsh, sot po mahnitė politikėn botėrore.

Familja e nderuar e Rugovės, Kosova, Ballkani, Evropa dhe Bota po ndahen nga njė Burrėshtetas bujar e atdhetar i njė shteti tė vogėl nė formėsim e sipėr. Jeta dhe vepra e Tij do tė nderohet e kujtohet brez pas brezi.

Dashtė zoti qė ėndrra e Tij e madhe dhe jona, Shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės tė kurorėzohet sa mė shpejtė.

I falemi kujtimit tė Tij tė pėrjetshėm.
Lavdi jetės dhe veprės sė
Presidentit Rugova.
I qoftė i lehtė dheu i Kosovės sė lirė.
Zoti e bekoftė Familjen Rugova.
Zoti e bekoftė Kosovėn.
    

TREPCA.NET
Nė emėr tė tė gjithė bashkėpunėtorėve tė Trepca.net-it,
Botuesi, Luftim KELMENDI


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.