|
-
22
janar 2006 /TN /QIK
-
-
Shkruan: Lutfi Dervishi
Njė nga deklarimet mė tė cituara tė Presidentit tė Kosovės
Ibrahim Rugova ėshtė kompromisi qė ofron Kosova pėr statusin e
vetė. Ky kompromis sipas Rugovės, ishte pavarėsia. Zgjidhja e
plotė nėnkupton bashkimin me Shqipėrinė.
Lajmin pėr ndarjen nga jeta tė Rugovės, shqiptarėt nė Shqipėri e
pėrjetuan me hidhėrim. Njerėzit ndalėn frymėn para ekraneve
televizive dhe media pėrmes komenteve foli gjatė pėr jetėn dhe
misionin e madh tė Ibrahim Rugovės- Kosovėn e pavarur.
-
-
Pėrpos vendimeve tė qeverisė, deklarimeve tė liderėve tė partive
politike dhe medias, edhe tė rinjtė e organizuar dhe qytetarėt
nė njė mėnyrė apo tjetėr dėshmuan hidhėrimin pėr shuarjen e njė
prej figurave mė tė spikatura tė shqiptarėve. Figura e Rugovės
nė Shqipėri simbolizohet me Kosovėn. Koha pėrmes dokumentave do
tė dėshmojė se ndihma e Rugovės pėr Shqipėrinė nuk ka munguar nė
gjithė aktivitetin e tij tė dendur diplomatik, por ajo ēfarė
Rugova ka bėrė pėr popullin e Kosovės ka qenė ndihmė edhe pėr
Shqipėrinė.
Pėr shqiptarėt nė Shqipėri, figura e Ibrahim Rugovės ka qenė
frymėzim nė fillim tė viteve 90 dhe model gjatė gjithė
veprimtarisė sė tij politike. Rugova ishte themeluesi dhe
drejtuesi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, partisė sė parė
antikomuniste qė kanė krijuar shqiptarėt pas viteve 80.
-
- Nė
demonstratat e studentėve kundėr regjimit komunist, emri i tij
pėrmendej si model nga klasa e re politike qė po lindte nė
Shqipėri. Nė kohėn kur nė Shqipėri, nga regjimi nė fuqi
demonizohej pluralizmi politik si njė e keqe qė do tė pllakoste
vendin, inteligjenca dhe personalitetet qė ju bashkėngjitėn
lėvizjes studentore tregonin si shembull Kosovėn, ku krijimi i
partive politike jo vetmė qė nuk ishte tabu, por ishte mjeti dhe
instrumenti i vetėm pėr tė ruajtur ekzistencėn e shqiptarėve si
komb. Ishte kjo arsyeja qė ithtarėt qė kėmbėngulnin pėr
pluralizmin politik nė Tiranė e shikonin atė tė lidhur ngushtė
edhe me ndihmėn qė njė Shqipėri demokratike do t'i jepte Kosovės.
Pėr gjatė gjithė tranzicionit nė Shqipėri, Kosova nėn udhėheqjen
e Ibrahim Rugovės, sillej si shembull si nga politikanė ashtu
edhe nga kritikues tė klasės politike nė Shqipėri pėr aftėsinė
dhe seriozitetin, me tė cilin administronte zgjedhje nėn okupim
dhe nėn administrimin ndėrkombėtar.
Rugova me personalitetin e tij trasoi marrėdhėnie partneriteti
mes Tiranės dhe Prishtinės. Nė vitin 96 kur nga Tirana zyrtare
kėrkohej radikalizimi i qėndrimeve tė udhėheqjes sė Prishtinės,
Rugova me qėndrimin e tij dėshmoi se qėndronte mė lart se
politika e ditės, se mė shumė se politikan ai ishte misionar qė
mendjen dhe zemrėn e ka tek qėllimi qė i ka vėnė vetes.
Nė takimet qė ka patur me drejtues tė qeverisė dhe partive
politike shqiptare, Rugova ishte optimist pėr tė ardhmen e
marrėdhėnieve mes Tiranė dhe Prishtinės, ishte avokati mė i mirė
i aksioneve tė vogla, i aksioneve tė padukshme, qė integrojnė dy
shoqėritė shqiptare, por edhe kėmbėngulės dhe frymėzues pėr
fillimin dhe implementimin e projekteve tė mėdha qė lehtėsojnė
dhe afrojnė komunikimin mes dy anėve tė kufirit mes Shqipėrisė
dhe Kosovės.
Thuhet se pak para se tė ndahet nga kjo jetė, njeriu kėrkon tė
vizitojė tė afėrmit dhe njerėzit e tij. Nė kėtė kontekst mbase
duhet parė edhe vizita e fundit e Presidentit tė Kosovės nė
Tiranė. Rugova u takua me gjithė spektrin politik, pėrsėriti
mantrėn e tij "Kosova e pavaruar e qetėson gjithė rajonin" dhe u
largua duke marrė mbėshtetjen unanime sepse misioni i tij, ishte
dhe emėruesi qė i bashkonte tė gjitha forcat politike nė
Shqipėri.
|
|