| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Shuarja e dijetarit,
prijėsit frymėgjatė pėr pavarėsi ėshtė humbje e jashtėzakonshme pėr
tė gjithė, tha akad.Ismajli |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Prishtinė,
22 janar 2006 /TN /QIK - Akademia e
Shkencave dhe Arteve tė Kosovės (ASHAK), ka pėrkujtuar sot nė
lokalet e saj anėtarin e saj tė nderuar dhe njėrin nga
studiuesit dhe personalitetet mė tė shquar tė letėsrisė dhe
pėrgjithėsisht kulturės shqiptare dr.Ibrahim Rugovėn,
presidentin e Kosovės.
"Shuarja e dijetarit, studiuesit tė letrave dhe tė kulturės,
personalitetit tė shquar tė botės shqiptare, anėtarit tė ASHAK,
bartėsit tė shumė ēmimeve e dekoratave ndėrkombėtare pėr paqe,
doktor honoris causa tė universiteteve tė Parisit VIII dhe tė
Tiranės, prijėsit frymėgjatė tė lėvizjes pėr emancipimin dhe
ēlirimin, pėr pavarėsimin e Kosovės dhe pėr krijimin e shtetit
tė pavarur tė saj, personalitetit tė ēmuar pėr shpalosjen dhe
begatimin e vlerave evropiane, dr. Ibrahim Rugovės ėshtė humbje
e jashtėzakonshme pėr tė gjithė", tha akad.Rexhep Ismaili nė
fillim tė fjalės sė tij.
Ismaili pėrkujtoi se Ibrahim Rugova u shfaq nė jetėn publike
qysh nė vitet 1967-1968. "Qysh nė shkrimet e para ai manifestoi
qartė mėvetėsinė dhe pavarėsinė e vėshtrimit dhe tė gjykimit,
autonominė personale nė fushėn e kritikės dhe tė interpretimit
letrar. Nė vitet '80 tė sh. 20 ai shquhej me hulumtimin
historiko-letrar albanistik, me vlerėsimin kritik tė tendencave
pėr klasifikime dhe pėrgjithėsime lidhur me rrjedhat e mendimit
dhe tė shkrimit shqip", tha akad.Ismaili.
-
- Ai
tha se nė mė pak se dy dekada ai arriti tė bėhej ndėr figurat e
rėndėsishme tė studimeve letrare nė albanistikė, nė fushėn e
kritikės dhe tė interpretimit letrar nė botėn shqiptare. Ai tha
se dr.Rugova me veprimtarinė studimore nė fushė tė letrave e tė
kulturės shqiptare Rugova "shėnoi rritje tė cilėsisė sė atyre
studimeve e njėherėsh ndikoi nė ēlirimin e opinionit nė ato
fusha nga shtrėngesa tė ndryshme ideologjike tė kohės".
"Rrezatimet e tij ēliruese intelektuale u pėrhapėn pėrmes
veprave tė tij, pėrmes projekteve hulumtuese, udhėheqjes sė
revistave shkencore e kulturore dhe Shoqatės sė Shkrimtarėve tė
Kosovės", tha ai.
-
-
Akad.Ismaili tha se dr.Rugova kishte depėrtuar mė thellė me
informimet dhe me formimin teorik nė frymėn e kohės, nė rrymimet
qė merreshin me interpretimin dhe me teoritė estetike dhe nė
veprat si ajo pėr Bogdanin, apo monografia e mendimit kritik
shqiptar, ai i shkrinte njohjet, hulumtimin personal me
interpretimin, kontekstualizimin dhe ndriēimin e fenomeneve
letrare e implikimet shoqėrore tė tyre.
-
- "Nė
mes tė kėtyre interesimeve estetike, filozofike, teorike letrare,
vjen e rishfaqet natyra kontestuese e Ibrahimit dhe kjo ngjet nė
kohė tė rėnda zhvillimesh intelektuale nė Kosovė e nė botėn
shqiptare.
-
-
Natyrė joimpulsive, e shtruar, kontempluese, kontestimet e tij
vinin nga brenda, synonin qenėsoren, depėrtonin thellė", tha ai.
Ai tha se ishte fryma shoqėrore e pakėnaqur me klasėn e
atėhershme politike, qė gjeti tek intelektuali Rugova -liderin,
"kontestues konstruktiv, frymėgjatė, mjedisin pėr idetė e tij
vepruese tė padhunshme nė drejtim tė realizimit tė idealeve
ēlirimtare, emancipuese".
-
- Por,
nė personalitetin e tij dhe nė lėvizjen shqiptare do tė mbrujė
humanizmin dhe vlerat mė tė rėndėsishme politike e shpirtėrore
evropiane e perėndimore tė kohės. "Nė vitet 1988-89, Dr. Ibrahim
Rugova qe zėri mbi zėrat qė arrinin tė artikuloheshin publikisht
nė mbrojtje tė interesave kombėtare, kulturore e tė tjera
shqiptare dhe fare natyrshėm u bė bashkėbiseduesi mė i
parapėlqyer i opinionit publik evropian.
-
- Nė
dekadėn e fundit tė sh. 20 Rugova u njoh ndėrkombėtarisht lider
i lėvizjes mė tė madhe paqėsore nė Evropė, lider i lėvizjes pėr
emancipim, pėr ēlirim kombėtar e pėr pavarėsi tė Kosovės", tha
ai. Ai tha se presidenti Rugova nė vitet '90 me LDK-nė, u bė njė
nga figurat e shquara tė lėvizjes politike nė Ballkan "drejt
daljes nga shtrėngesat e pėrgjithshme tė regjimeve komuniste dhe
ēlirimit kombėtar".
-
-
Ismaili, tha se dr.Rugova ishte njė nga bashkėbiseduesit e
rėndėsishėm nė kontaktet e Perėndimit me Ballkanin. Ai tha se
presidentin dr.Ibrahim Rugova vdekja e gjeti nė njė situatė
delikate pėr Kosovėn dhe fatin e saj tė mėtejmė, nė fazėn e
fillimit tė pavarėsimit tė vėrtetė, pėr ēka ai luftoi gjithė
jetėn.
"Na mban shpresa se lėvizja politike qė po le pas ai do tė
bashkohet edhe mė shumė dhe ta ēojė mė tej kėtė proces pėr ta
realizuar synimin e popullit tė saj, pavarėsinė e plotė tė
Kosovės", pėrfundoi akad. Ismaili.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2005
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|