|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Shtypi perėndimor pėr figurėn e Presidentit Rugova

 
 

 
Prishtinė, 22 janar 2006 /TN /QIK - Gazetat mė tė mėdha perėndimore kanė shprehur vlerėsimet mė tė larta pėr figurėn politike tė Presidentit Rugova. Tė gjitha ato vlerėsojnė se vdekja e Dr. Rugovės lė njė zbrazėti tė madhe nė skenėn politike tė Kosovės, nė njė periudhė vendimtare pėr tė ardhmen e Kosovės.

Nju Jork Tajms: "Rugova, i cili vdiq nė moshėn 61 vjeēare, ėshtė konsideruar si baba i kosovarėve".

Vashington Tajms: "Vdekja e Presidentit Rugova e lė politikėn Kosovare nė udhėkryqin mė tė rėndėsishėm pas luftės".

San Francisko Kronikėll: "Rugova ka qenė udhėheqės dhe figura mė pėrfaqėsuese e popullit tė Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare pėr pothuaj dy dekada".

Dejli Mirror: "Rugova ishte ikona e pavarėsisė sė Kosovės. Vdekja e tij ka lėnė njė vakuum tė madh nė politikėn kosovare, nė prag tė bisedimeve finale pėr pavarėsi, pėr ēka Rugova ka punuar aq shumė".

Herald Tribjun: "Rugova ka qenė figura shumė e respektuar nė qarqet ndėrkombėtare, pėr shkak tė politikės sė tij tė rezistencės paqėsore ndaj represionit tė regjimit tė Millosheviqit".

Zydojēe Cajtung: "Ibrahim Rugova ka qenė symbol i rezistencės dhe i aspiratave tė shqiptarėve tė Kosovės pėr pavarėsi".

Di Velt: "Rugova ka qenė njė lider konstruktiv dhe njeriu i cili pritej tė kishte rol kyē nė bisedimet qė duhet tė fillonin tė mėrkurėn, nė Vjenė. Udhėheqja politike kosovare ka pėrpara njė sfidė tė rėndė, atė tė gjetjes sė pasardhėsit tė Rugovės, si President dhe si udhėheqės tė ekipit negociator pėr bisedimet me Beogradin zyrtar".

Frankfurter Allgemajne: "Rugova vdiq pak kohė para se tė realizohej ėndėrra e tij pėr Kosovėn e pavarur".


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.