|
-
Zagreb,
22 janar 2006 /TN /QIK - Kryetari i
Partisė Kroate tė Drejtėsisė 1861 Dobroslav Paraga ka dėrguar
njė telegram ngushėllimi me kėtė pėrmbajtje:
"I pikėlluar thellė me vdekjen e Dr.Ibrahim Rugovės, President i
Kosovės, liderit tė popullit shqiptar dhe personalitetit
historik tė lėvizjes shqiptare tė rezistencės pėr pavarėsinė e
Kosovės, intelektualit me nam dhe humanistit tė shquar, tė cilin
kam pasur nderin personalisht ta njoh dhe tė bashkėpunoj me tė
nga Uashingtoni deri nė Prishtinė, nė rrethanat mė tė vėshtira,
nė emrin tim personal dhe nė emrin e mbarė anėtarėsisė sė
Partisė Kroate tė Drejtėsisė 1861, familjes sė tij, miqve,
bashkėpunėtorėve dhe tėrė popullit shqiptar tė Kosovės dhe nė
mbarė botėn, shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta dhe mė tė thella
me rastin e kėsaj humbjeje tė pakompensueshme nė prag tė agimit
tė lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės, sė cilės Presidenti i
pavdekshėm Rugova ia kushtoi tėrė punėn dhe jetėn e tij.
Pushoftė nė paqe tė Zotit dhe le ta pranojė nė gjirin e vet
Abrahami i shenjtė, emrin e lavdishėm tė tė cilit e ka mbajtur
me krenari tėrė jetėn. Lamtumirė!", shkruan Paraga nė mesazhin e
tij tė dėrguar nė redaksiė tonė pėrmes e:mailit.
|
|