|
-
Tiranė,
22 janar 2006 /TN /QIK
- Pandeli Majko, sekretar i Pėrgjithshėm i Partisėa Socialiste
shprehu dje ngushėllimet pėr vdekjen e Presidentit tė Kosovės,
Ibrahim Rugova.
-
"Vdekja e Presidentit tė Republikės sė Kosovės Ibrahim Rugova
padyshim ėshtė njė moment tepėr i vėshtirė, jo vetėm pėr Kosovėn,
jo vetėm pėr momentet qė po kalon ajo tani, por nė raste tė
tilla dhimbjeje, kufiri midis Shqipėrisė dhe Kosovės pothuajse
kthehet nė inekzistent.
-
-
Rugova mbetet njė nga ata misionarė,
tė cilėt patėn guximin tė bėjnė aktin e madh tė fillimit tė atij
procesi tė jashtėzakonshėm historik qė po merr formė dalėngadalė
mes vėshtirėsive tė panumėrta nga tė cilat sot nė vdekjen e tij
ne kemi tė drejtė ta kujtojmė kėtė misionar me respektin mė tė
thellė.
-
-
Partia Socialiste u shpreh
ngushėllime familjarėve tė zotit Rugova, tė afėrmve tė tij,
gjithė popullit tė Kosovės. Vdekja e zotit Rugova siē e thashė
mbetet njė moment i vėshtirė, por Kosova dhe kosovarėt i kanė
borxh Ibrahim Rugovės jo vetėm thjesht homazhet, por jam i
bindur se i kanė borxh edhe amanetin e tij, pavarėsinė e Kosovės.
-
-
Edhe njė herė dėshiroj tė them qė jo
vetėm si pėrfaqėsues i PS sė nė kėtė ditė tė vėshtirė pėr
Kosovės dhe gjithė popullin shqiptar, dėshiroj tė shpreh
ngushėllimet. Sot Partia Socialiste ngrin gjithė veprimtarinė e
vet politike. Ne jemi nė pritje edhe tė vendimmarrjes pėrkatėse
edhe nga Presidėenti i Republikės nė kėtė moment tė vėshtirė.
-
-
Gjendemi pėrkrah njerėzve tanė nė
Prishtinė. Do tė jemi sigurisht edhe atje. Vdekja e zotit Rugova
ėshtė njė nga ato vdekje, tė cilat datojnė momente historike tė
rėndėsishme pikėrisht pėr shkak tė punės dhe kontributit tė
njerėzve tė tillė si Rugova. Padyshim tani nė Kosovė fillon ajo
qė quhet faza post Rugovė, por Rugova padiskutim mbetet njė
monument i tė kaluarės dhe tė ardhmes sė Kosovės.
|
|