|
22
janar 2006 /TN
Zėri i Amerikės (21.01.2006) -
Besim Abazi,
Prishtinė
Presidenti i Kosovės ndėrroi jetė tė shtunėn nė orėn 11:38 nė
shtėpinė e vet nė Prishtinė. Zėdhėnėsi i tij Muhamet Hamiti tha se
Presidenti Rugova vdiq i rrethuar nga familja dhe mjekėt e tij qė
janė pėrkujdesuar intenstivisht pėr tė qė nga shtatori i vitit tė
kaluar kur u konstatua se ai vuan nga kanceri nė mushkėri.
Vdekja e Presidentit Rugova ėshtė pritur me pikėllim tė thellė nė
Kosovė. Intsitucionet ndėrkombėtare dhe vendase, si dhe partitė
politike zhvilluan takime tė jashtėzakonshme me kėtė rast.
Shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara, Soren Jesen-Petersen, tha
se ky ėshtė njė moment dhimbjeje tė madhe pėr Kosovėn.
Duke u shprehur ngushėllime tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, ai tha
se Presidenti Rugova kishte besim tė palėkundshėm nė vizionin e tij
pėr Kosovėn, qė e ka ndjekur me pėrkushtim dhe e ka bėrė qė ai tė
respektohet jo vetėm nga qytetarėt e Kosovės, por edhe nga
komuniteti ndėrkombėtar.
Ėshtė veēanėrisht tragjike qė Presidenti Rugova na ka braktisur nė
njė moment vendimtar pėr tė ardhmen e Kosovės.
Nderimi mė i madh qė mund ti bėhet Presidentit Rugova ėshtė
bashkimi gjatė muajve qė po vijnė.
Gjithėsesi, ky ėshtė ēasti qė qytetarėt dhe udhėheqėsit e Kosovės tė
qėndrojnė tė bashkuar dhe tė tregojnė maturi dhe mėnēuri qė do ti
shėrbejė Kosovės, tash dhe nė tė ardhmen. Presidenti Rugova ishte
forcė bashkuese, njė udhėheqės i pėrkushtuar dhe i talentuar, qė
punoi pa u lodhur pėr Kosovėn deri nė ditėn e fundit. Ai la pas
vetes tarshėgiminė e pėrkushtimit dhe dialogut dhe gjithmonė do tė
ketė vend tė veēantė nė historinė e Kosovės, tha zoti Jessen-Petersen.
Shefi i zyrės amerikane, Philip Goldberg, duke shprehur pikėllimin
tij, theksoi se Kosova humbi njė udhėheqės tė dashur dhe SHBA
humbinjė mik tė vjetėr dhe tė nderuar. Ai tashmė e ka tė siguruar
vendin nė historinė e Kosovės dhe nė zemrat e njerėzve kėtu dhe nė
botė. Ai e fitoi admirimin e popullit amerikan nėpėrmjet veprimeve
tė tija paqėsore gjatė viteve 90 pėrkundėr vėshtirėsive shumė tė
mėdha. Jam i sigurt se njerėzit e Kosovės do tė nderojnė kujtimin
pėr tė duke vazhduar punėn qė e filloi ai, tha zoti Goldberg.
Komandanti i forcave paqeruajtėse, gjenerali italian, Xhuzepe Valoto,
theksoi se vdekja e Presidentit Rugova paraqet njė moment pikėllues
pėr popullin e Kosovės. Si President i Kosovės, zoti Rugova ka
promovuar mjetet paqėsore pėr tė sjellė ndryshime pėr popullin e
saj. Duke shprehur ngushėllimet e tij nė emėr tė ushtarėve tė
KFOR-it, gjenerali Valoto shpreh keqardhjen mė tė thellė pėr humbjen
e Presidentit Ibrahim Rugova, tė cilin ai e cilėson udhėheqės
historik tė Kosovės. Ai shprehet i bindur se cilėsitė e mėdha
morale dhe njerėzore qė ishin pjesė e personalitetit tė Presidentit
Rugova, do tė vazhdojnė tė udhėheqin popullin e Kosovės pėr njė tė
ardhme paqėsore dhe jo tė dhunshme tė rajonit, tha gjenerali Valoto.
Kryetari i Parlamentit, Nexhat Daci, tha se Kosova sot ka pėrjetuar
njė moment shumė tė vėshtirė shpirtėror. Kosova ėshtė nė zi tė
thellė me njė ndjenjė tė dhembjes qė humbi personalitetin mė tė
rėndėsishėm tė historisė sė re nė Kosovė dhe jo vetėm nė Kosovė,
sepse ai ishte edhe thyes i komunizmit nė gjithė Evropėn
Juglindore. Por sipas tij, Kosova nuk do ta humbė drejtimin e vet
dhe me pėrkushtim tė plotė, do ta vazhdojė rrugėn duke qenė krenare
qė pati njė personalitet si Presidenti Rugova dhe kjo krenari e
Kosovės do tė bartet tek institucionet e saj.
Kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi shprehu besimin e fuqishėm se
familja e Presidentit Rugova do ta gjejė forcėn pėr tė tejkaluar
dhimbjen e madhe pėr humbjen e njeriut mė tė dashur tė saj. Vdekja
e Presidentit ėshtė njė humbje e madhe pėr Kosovėn. Shpreh
ngushėllimet e mia mė tė sinqerta qytetarėve tė Kosovės dhe i ftoj
qė tė gjithė tė marrin shembullin dhe idealin e Presidentit tonė nė
angazhimet pėr pavarėsinė e Kosovės.
Presidenti Rugova me vizionin e tij pėr tė ardhmen e Kosovės ka qenė
simbol i bashkimit dhe nė historinė e re do tė mbetet figura mė e
fuqishme politike dhe simbol i pavarėsisė sė Kosovės. ... Njeri i
durimit dhe i forcės intelektuale, Presidenti Ibrahim Rugova, ka
trasuar rrugėn e tolerancės, dialogut, tė pėrkushtimit dhe
mirėbesimit. Edhe pėrtej kufijve tė Kosovės, kudo nėpėr botė
Presidenti Rugova ka krijuar imazhin e njeriut tė pavarėsisė. Nė
kėto ēaste pikėllimi, Kosovės i duhet mė shumė se kurrė bashkimi dhe
forca pėr tė tejkaluar dhimbjen e madhe pėr humbjen e njeriut tė
paqes dhe tė pavarėsisė.
Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, tha se
vdekja e Presidentit Rugova ėshtė njė ngjarje e rėndė pėr Kosovėn.
Partia Demokratike e Kosovės bashkėndjen dhimbjen me familjen e z.
Rugova, institucioneve tė Kosovės dhe Lidhjes Demokratike tė
Kosovės.
Vdekja e kryetarit tė Kosovės z. Ibrahim Rugova nė momentet aktuale
tė proceseve tė rėndėsishme tė vendimmarrjeve politike pėr statusin
e ardhshėm tė Kosovės ėshtė njė moment i rėndė, moment tė cilin
qytetarėt e Kosovės dhe institucionet duhet ta kalojnė me dinjitet
dhe pjekuri njerėzore dhe politike. Partia Demokratike e Kosovės
thėrret qytetarėt e vendit qė tė jenė tė bashkuar nė kėto ditė tė
rėnda pėr Kosovėn. Vetėm tė bashkuar mund tė ecim pėrpara nė
sendėrtimin e idealeve tona tė pėrbashkėta pėr Kosovėn shtet tė
pavarur dhe sovran, tha zoti Thaēi.
Kryetari i Partisė Reformiste ORA, Veton Surroi, tha se me vdekjen e
Presidentit Rugova, Kosova ka humbur luftėtarin e madh pėr
pavarėsinė e saj. Historia ia ka pasė borxh Ibrahim Rugovės qė kėtė
proces ta pėrmbyllė me tė gjallė. Ibrahim Rugova ia ka pasė borxh qė
kėtė proces ta kurorėzojė nė fund me aktin e shpalljes sė Kosovės
shtet sovran, shtet i pavarur, duke qenė kryetar i Kosovės, tha
zoti Surroi.
Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės duke shprehur pikėllimin ka
theksuar se Presidenti Rugova, mbetet shembėlltyrė e vendosmėrisė,
tolerancės dhe emancipimit politik tė Kosovės nė rrugėn e saj pėr
pavarėsi. Pėrpjekjet dhe vendosmėria e tij e vazhdueshme pėr Kosovėn
shtet tė pavarur e sovran, sollėn deri te njohja dhe afirmimi
ndėrkombėtar i luftės shekullore tė popullit tė Kosovės pėr Liri,
Pavarėsi e Demokraci. Reagime tė panumėrta janė bėrė edhe nga
partitė tjera politike.
Mijėra qytetarėve ndezėn qirinj tė shtunėn mbrėma nė qytetet e
Kosovės, ndėrsa pėr tė djelėn janė paralajmėruar shumė veprimtari me
rastin e vdekjes sė Presidentit.
Presidenti Rugova, pėr mė shumė se 15 vjet, ishte ikonė e lėvizjes
sė shqiptarėve tė Kosovės pėr pavarėsi, ndėrsa vdekja e tij ka
ndidhur nė nė perioudhė shumė tė ndjeshme pėr Kosovėn kur kanė
filluar negociatat pėr statusin e saj politik. //az//
|