|
-
Uashington,
22 janar 2006 /TN /QIK
- Edhe komuniteti shqiptaro amerikan e priti me pikėllim vdekjen
e Presidentit Rugova. Eksperti i ēėshtjeve shqiptare,
Profesor Nikollas Pano, e cilėsoi humbjen e Ibrahim Rugovės si
njė tragjedi tė madhe pėr familjen e tij si edhe pėr mbarė
popullin e Kosovės.
-
- "Kjo,
tha profesor Pano nė njė intervistė me Zėrin e Amerikės, ėshtė
njė ngjarje qė mund tė ketė ndikim tė madh mbi procesin e
bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės".
"Ibrahim Rugova ishte simboli i lėvizjes sė shqiptarėve tė
Kosovės pėr pavarėsi. Ai ishte njė udhėheqės revolucionar, qė
mund tė krahasohet me Mahatma Gandin e Indisė dhe Martin Luther
Kungun nė Shtetet e Bashkuara. Rugova ishte njė udhėheqės qė
kėrkonte arritjen e objektivave tė tij politike me rrugė
paqesore dhe kjo i siguroi atij mbėshtetje dhe respekt tė madh
nė komunitetin ndėrkombėtar", tha profesor Pano.
Pano tha se nė njė farė mėnyre, vdekja e Rugovės i kujton
vdekjen e parakohshme tė Martin Luther Kingut.
-
-
Sikurse Martin Luther Kingu, Rugova pati njė ėndėrr; ėndrra e
tij ishte Kosova e pavarur dhe sikurse Martin Luther Kingu,
Ibrahim Rugova nuk jetoi pėr tė parė realizimin e ėndrrės sė tij.
Nė kėtė pikėpmaje theksoi zoti Pano, kjo ishte njė tragjedi e
madhe.
Eksperti i ēėshtjeve shqiptare tha se ndikimi i menjėhershėm i
vdekjes sė Rugovės do tė jetė njė vonesė nė bisedimet mbi
statusin pėrfundimtar. Do tė jetė e nevojshme qė delegacioni i
Kosovės nė bisedime tė plotėsohet, por zoti Pano tha se nuk
mendon qė do tė ketė ndryshime nė qendrimin e pėrgjithshėm
politik, pasi anėtarėt e delegacionit janė me tė vėrtetė tė
bashkuar nė tė gjitha pikat, kryesisht pėrfaqėsimi i vullnetit
tė popullit tė Kosovės, i cili kėrkon pavarėsinė.
Profesor Pano tha se ēėshtja tani ėshtė tė zgjidhet pasardhėsi i
zotit Rugova, i cili ishte edhe simboli i unitetit tė popullit
tė Kosvės dhe shtoi se ēėshtja sesa do tė vonohen negociatat pėr
statusin pėrfundimtar mund tė varet shumė nga negociatat pėr
gjetjen e njė pasardhėsi tė Rugovės.
Megjithatė, ai nuk parashikon ndonjė krizė politike nė Kosovė:
"Mendoj se do tė ishte gabim i madh sikur udhėheqėsit e partive
tė ndryshme politike tė Kosovės tė angazhohen nė kėtė kohė nė
grindje tė parėndėsishme politike apo luftė pėr pushtet. Ajo qė
duhet tė ndodhė nė Kosovė, tha Profesor Pano, ėshtė tė hapen
diskutimet midis grupive tė ndryshme politike nga tė cilat tė
dalė njė udhėheqės i pranueshėm pėr tė gjithė".
Ai tha se ėshtė me rėndėsi qė populli i Kosovės tė tregohet i
qetė dhe i pėrmbajtur nė kėtė periudhė kritike kalimtare tė
historisė sė tij. "Ėshtė qenėsore", shtoi profesor Pano, "qė tė
gjithė nė Kosovė ta kuptojnė gjendjen kritike nė tė cilėn nodhet
Kosova dhe populli si edhe udhėheqėsit e tij politikė tė mos
bėjnė asgjė qė do tė largonte vėmendjen nga objektivi
pėrfundimtar, zhvillimi i negociatave qė shpresohet tė ēojnė nė
pavarėsinė e Kosovės.
Edhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės pėr Nju
Jorkun me rrethe, Marian Cubi, i cili shėrben tani si nėnkryetar
i degės, shpehu pikėllim tė thellė pėr vdekjen e zotit Rugova.
"Vdekja e Ibrahim Rugovės", tha zoti Cubi, "ėshtė njė humbje e
rėndė pėr Kosovėn dhe mbarė kombin shqiptar. Ai ia pėrkushtoi
gjithė jetėn lirisė e pavarėsisė sė Kosovės si edhe
demokratizimit shqipėtar nė gjirin evropian dhe me miqėsinė e
pėrhershme me Shtetet e Bashkuara".
"Kryetari Rugova", tha zoti Cubi, "na mėsoi sesi tė orientohemi
politikisht dhe shpirtėrisht qė tė bindim botėn pėr lashtėsinė
tonė, autoktoninė tonė dhe vlerat tona historike e tradicionale.
As zoti Cubi nuk pajtohet me zėrat se vdekja e Rugovės do tė
pasohet me njė krizė politike nė Kosovė: "Mendoj se veprimtaria
e tij ka ēuar nė krijimin e njė mjedisi ku tė mos ketė kriza e
vėshtirėsi, tė mos ketė dyshime pėr vazhdimsinė politike dhe tė
pėrpjekjeve pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar".
Ėshtė e kuptueshme, shtoi zoti Cubi, se personaliteti i Rugovės
dhe aftėsitė e tij nuk mund tė zėvendėsohen, por vepritaria,
bashkėpunimi dhe duresa e tij kanė ēuar nė organizimin dhe
krijimin e institucioneve tė themelta tė afta pėr ta udhėhequr
popullin nė rrugėn e duhur..
|
|