|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Merkel e befasuar nga lajmi i vdekjes se Rugovės

 
 

 
 
Berlin, 22 janar 2006 /TN /QIK - Kancelarja gjermane Angela Merkel ėshtė shtangur, kur ka marrė lajmin pėr vdekjen e Rugovės.
 
Pėrmes njė deklarate zonja Mekel ka ngushėlluar familjen dhe shoqen e jetės sė Presidentit kosovar, duke vėnė nė dukje reputacionin mirė qė ai gėzonte nė Gjermani:

"Pozicionimi i Rugovės nė anėn e rrugės sė padhunshme dhe demokracisė ka qenė porosia dhe amaneti pėr tė gjthė ata, qė mbajnė pėrgjegjėsi politike nė Kosovė," - ka deklaruar kancelarja Merkel, duke theksuar se e ardhmja e Kosovės ėshtė nė Evropė.

Edhe ministri gjerman i Punėve tė Jashtme, Frank Valter Shtajnmajer, u ka shprehur organeve zyrtare tė Kosovės dhe popullit kosovar ngushėllimet pėr vdekjen e presidentit Rugova, i cili sipas ministrit socialdemokrat ka qenė i lidhur ngushtė me Gjermaninė.

"Endėrra e jetės sė tij ka qenė pavarėsia e Kosovės, pėr tė cilėn ėshtė pėrpjekur nė mėnyrė tė palodhshme, si edhe integrimi i saj nė familjen evropiane," - ka deklaruar Shtajnmajer tė shtunėn nė Berlin.

 

Reagime e tjera gjermane

Ekspertja e fraksionit socialdemokrat nė Bundetag pėr Ballkanin, Uta Capf, ėshtė shprehur e hidhurar pėr humbjen e Rugovės.

"Eshtė njė humbje e madhe, sepse si president i ekuilibraur Rugova gjithmonė ka qenė partner i preferuar pėr perėndimin," - i tha Capf Dojēe Veles. Politikanja socialdemokrate shpreson qė pasardhėsi i tij do t'i udhėheqė bisedimet pėr statusin me pėrgjegjėsinė e Rugovės.

Eksperti i liberalėve pėr Ballkanin, Rainer Shtiner, ėshtė shprehur i merakosur pėr boshllėkun e krijuar nė udhėheqjen kosovare. Shtiner i tha Dojēe Veles:

"Rugova ishte padyshim pika qendrore e politikės nė Kosovė. Nga boshllėku i krijuar me humbjen e tij ka rrezik tė pėrfitojnė grupet militante, prandaj ka rėndėsi qė tani Bashkėsia Ndėrkombėtare e nė mėnyrė tė veēantė, Bashkimi Evropian tė kenė kujdes, qė Kosova tė mbetet e qendrueshme."

Koordinatorja e tė gjelbėrve evropianė pėr Ballkanin, Angelika Beer, ka shprehur keqardhjen qė Rugova nuk arriti tė udhėhiqte palėn kosovare nė bisedimet pėr statusin e Kosovės. Beer i tha Dojēe Veles:

"E kam ndjekur pėr vite me radhė luftėn e tij pėr njė zgjidhje paqėsore, pėr njė Kosovė qė nuk ėshtė mė e kėrcėnuar nga Serbia dhe mendoj, se ėshtė njė humbje e madhe edhe pėr shqiptarėt."

Drejtuesi i sektorit tė Ballkanit Perėndimor nė fondacionin "Shkenca dhe Politika" nga Berlini, Franc Lotar Altman, nė njė intrvisė dhėnė televizionit tė Dojēe Veles, ka thėnė se gjetja e njė pasardhėsi pėr Rugovėn do tė jetė e vėshtirė.

"Ai luante njė rol atėror pėr shqiptarėt," - ka deklaruar shkencėtari gjerman. Altman parasheh qė konkurrenca ndėrmjet kandidatėve tė mundshėm pėr tė zėvendėsuar Rugovėn, tė ēojė deri nė pėrēarjen e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, duke vėnė nė rrezik bisedimet pėr statusin.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.