|
-
Uashington,
22 janar 2006 /TN /QIK
- Me pikellimin mė tė madh morėm lajmin qėe Presidenti i Kosoves,
Dr. Ibrahim Rugova, ndėrroi jetė. Ky ėshtė njė lajm tepėr i
hidhur pėr Kosovėn dhe pėr mbarė kombin shqiptar.
-
-
Eshte fatkqesi qe Dr. Rugova
nuk arriti te shohe kurorezimin me sukses te perpjekjeve te tij
shumevjecare per nje Kosove demokratike, te pavarur dhe sovrane,
per te cilen ai punoi aq shume, thuhet nė deklaratėn e Kėshillit
Kombėtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA).
-
Presidenti Rugova filloi veprimtarine e tij diplomatike ne
Washington qe ne vitin 1989 per te siguruar perkrahje nga
Shtetet e Bashkuara te Amerikes per popullin e tij te pervuajtur.
-
- Ai
vazhdimisht thoshte se ne shqiptaret kemi mjaft armiq e duhet te
perpiqemi te bejme sa me shume miq.
-
-
Fakti se pothuaj e gjithe bota i erdhi ne ndihme Kosoves ne
castin me kritik te ekzistences se saj, eshte gjithashtu merite
e ketij burri shteti i cili misheronte Kosoven martire dhe
vuajtjet e popullit te saj.
Presidenti Rugova ishte nismetar dhe punoi dite e nate per nje
identitet politik shteteror per Kosoven. Ne fillim te viteve
1990 ai u vu ne krye te levizjes shqiptare per pavaresi.
-
- Fale
menyres paqesore me te cilen ai e udhehoqi popullin e Kosoves
gjate kohes se regjimit te ashper te Milloshevicit, Dr. Rugova u
kthye ne simbol i paqes dhe arriti te njihet ne arenen
nderkombetare si Gandi i Ballkanit.
-
Ndonese i pllakosur me nje semundje te rende, Presidenti Rugova
punoi deri ne castet e fundit te jetes per pavaresine e Kosoves.
Shqiptaret kudo qe jane
do krenohen me presidentin Rugova dhe veprimtarine e tij
patriotike.
-
Mungesa e Dr. Rugoves ne jeten politike te Kosoves do te ndihet
shume. I takon tani te gjithe klases politike te Kosoves qe ta
nderoje kujtimin e Presidentit Rugova duke treguar nje pjekuri
politike te madhe e duke bashkepunuar edhe me shume per arritjen
e qellimit te perbashket, pavaresine e Kosoves.
-
-
Gjate gjithe historise, kombi
shqiptar i dhuroi njerzimit figura te medha krenarie. Shqiptaret
kudo, do te jene krenar me Presidentin Rugova dhe veprimatrine e
tij. I ndeshur me te keqen gjate 10 15 vjeteve te fundit,
Presidenti Rugova, si gjithmone gjate historise sone, ofroi
urtesine, miqesine, e qendresen qe kane perbere gjithmone qenjen
shqiptare se bashku me besen, nderin e burrenine.
-
Keshilli Kombetar Shqiptaro Amerikan i shpreh ngushellimet me te
thella familjes se presidentit Rugova dhe mbare Kosoves. Vdekja
e presidenti Rugova eshte nje humbje e madhe jo vetem per
Kosoven, por per mbare kombin shqiptar.
|
|