|
-
Uashington,
21 janar 2006 /TN
/QIK
- Radioja amerikane "Zėri
Amerikės", nė gjuhėn shqipe i ka njė portret figurės sė
Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, tė cilin po e japim tė
plotė.
-
"Ibrahim Rugova do tė kujtohet si
njeriu qė iu pėrkushtua arritjes sė pavarėsisė sė Kosovės me
mjete paqėsore. Nė njė farė mėnyre, vdekja e tij i ngjan humbjes
sė njė profeti: ai parashikoi me kohė njė protektorat
ndėrkombėtar pėr Kosovėn si hapi i parė drejt pavarėsisė.
-
-
Gjatė vitit 2005, Kosova hyri nė njė fazė tė rėndėsishme pėr
pėrcaktimin e statusit tė saj pėrfundimtar dhe ideja e
Dr.Rugovės qė ky status tė jetė pavarėsia ndodhet tani para njė
sfide.
17 vjet mė parė, mė 1988, kur u zgjodh nė krye tė Lidhjes sė
Shkrimtarėve tė Kosovės, Dr. Rugova filloi tė identifikohej
gjithnjė e mė shumė me opozitėn e hapur ndaj sundimit komunist
jugosllav nė Kosovė.
-
- Ai u
bė intelektuali qė fliste hapur nė kėrkim tė tė drejtave pėr
shumicėn shqiptare dhe nė dhjetor 1989, u zgjodh kryetar i
Lidhjes Demokratike tė Kosovės, e cila ndonėse njė lėvizje me
karakter tė gjerė, ishte nė fakt grupimi i parė politik i kėtij
lloji nė Kosovė.
Si kryetar i Lidhjes Demokratike, Rugovės dhe bashkėpunėtorėve
tė tij iu desh tė punonin nė kushtet kur udhėheqėsi serb
Sllobodan Millosheviē kishte filluar tashmė tė vepronte me dorė
tė hekurt nė Kosovė, duke i hequr asaj autonominė. Rugova u
pėrgjigj me rezistencė paqėsore, tė cilėn e vazhdoi pėr njė
dekadė. Ai u bėrė nismėtari i njė sistemi qė ekzistonte
paralelisht me qeverisjen serbe nė Kosovė.
Gjatė viteve 90, Rugova gėzonte mbėshtetje tė gjerė tė brendshme
dhe tė jashtme pėr politikat e tij paqėsore. Nė vitin 1996, kur
me nismėn e Shteteve tė Bashkuara, nė Dayton tė Ohios palėt
ndėrluftuese ballkanike u ulėn nė tryezėn e bisedimeve,
Dr.Rugova nuk arriti tė bindėte komunitetin ndėrkombėtar qė nė
konferencė tė shtrohej edhe zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės.
-
-
Moszgjidhja e statusit tė Kosovės e shtoi padurimin mes
shqiptarėve dhe shqetėsimin e tyre se ata mund tė liheshin
pafundėsisht nėn sundimin e Beogradit. Nė skenė doli Ushtria
Ēlirimtare e Kosovės. Rritja e UĒK-sė e pakėsoi mbėshtetjen pėr
politikat paqėsore tė Dr.Rugovės. Mbi qiellin e Kosovės retė po
errėsoheshin dhe Shtetet e Bashkuara sė bashku me evropianėt
shikonin afrimin e stuhisė. Diplomacia ndėrkombėtare u vu nė
lėvizje pėr tė parandaluar njė masakėr si ajo e Bosnjes.
Nė fillim tė vitit 1999, Dr.Rugova ishte ndėr udhėheqėsit
shqiptarė qė nėnshkruan marrėveshjen e Rambujesė, e cila synonte
zgjidhje paqėsore tė ēėshtjes sė Kosovės. Por, dhuna e
autoriteteve serbe nė Kosovė u intensifikua dhe shpresat e
komunitetit ndėrkombėtar pėr njė zgjidhje paqėsore u shuan. Nė
mars tė po atij viti, NATO-ja filloi bombardimet kundėr Serbisė
dhe Kosova u pėrfshi nga njė valė spastrimi etnik.
-
-
Dr.Rugova qėndroi nė Prishtinė, nėn trysninė e jashtėzakonshme
tė forcave serbe tė sigurimit.
Nė kulmin e bombardimeve, imazhi i tij politik thuajse u
shkatėrrua kur ai u shfaq pėrpara kamerave tė televizionit duke
u takuar me presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviē. Shumė
analistė nė atė kohė menduan se karriera e tij politike kishte
marrė fund.
-
Por, faktet treguan se popullariteti i Rugovės vazhdonte tė
ishte i madh. Nė vitin 2002, ai u zgjodh president i Kosovės,
ndėrsa Lidhja Demokratike e udhėhequr prej tij ka fituar ēdo
zgjedhje qė nga viti 1999. Largimi i forcave serbe nga Kosova nė
qershor 1999 ēoi nė vendosjen e njė administrate tė Kombeve tė
Bashkuara gjė qė nė fakt tregoi se profecia e Rugovės qė Kosova
tė bėhej sė pari njė protektorat ndėrkombėtar u realizua.
2005-a shėnoi fillimin e procesit tė shumėpritur pėr zgjidhjen e
statusit tė Kosovės duke u bėrė viti kur premtimi i Dr.Rugovės
pėr pavarėsi dhe sovranitet filloi tė vihej nė provė tė vėrtetė.
Dr. Rugova vazhdimisht ka pėrsėritur deklaratat e tij se
pavarėsia e Kosovės do ta qetėsonte gjithė rajonin dhe do tė
ndihmonte zhvillimet demokratike nė Ballkan.
-
Rugova i ėshtė pėrmbajtur pikėpamjes se pavarėsia ėshtė
kompromisi i vetėm i palės shqiptare pasi ajo nuk ka kėrkuar
bashkimin me Shqipėrinė. Nė muajin shtator, Presidenti Rugova
njoftoi se ishte i sėmurė me kancer. Po atė muaj ai emėroi
ekipin negociator nė bisedimet pėr statusin, ekip qė pėrfshinte
edhe atė vetė.
-
- Por
disa analistė janė shprehur se vdekja e Rugovės do tė ndikojė
negativisht nė aftėsinė e grupit negociator pėr tė artikuluar
platformėn e tij nė bisedime. Tė tjerė kanė shprehur shqetėsime
se vdekja e tij mund tė ēonte nė njė luftė politike brenda
LDK-sė dhe nė vėshtirėsi nė procesin e kalimit tė pushtetit.
Rugova krijoi njė autoritet tė padiskutueshėm dhe fitoi statusin
e njė idhulli politik midis njė pjese tė mirė tė shqiptarėve tė
Kosovės. Si udhėheqės politik ai kishte mbėshtetėsit por edhe
kundėrshtarėt e tij, tė cilėt e quanin autoritar dhe e akuzonin
se Lidhjes Demokratike i mungonte demokracia e brendshme. Ai e
kuptonte thellė konceptin se respektimi i tė drejtave tė pakicės
serbe nė Kosovė do tė ishte me rėndėsi vendimtare pėr ndėrtimin
e njė shteti demokratik dhe besonte se pavarėsia do tė ndihmonte
nė zgjidhjen e kėtij problemi.
Ashtu si politikanėt e tjerė shqiptarė, zoti Rugova shprehte
kritika tė ashpra ndaj Beogradit, i cili sipas tij duhet tė
hiqte dorė nga pėrpjekjet pėr tė ndikuar te komuniteti serb i
Kosovės. Dr. Rugova i shikonte Shtetet e Bashkuara si aleatet
kryesore tė shqiptarėve tė Kosovės nė luftėn e tyre pėr liri dhe
tė drejta si dhe nė procesin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės.
Nė vitin 1990, ai mori pjesė nė njė seancė me pyetje-pėrgjigje
nė Kongresin amerikan pėr Kosovėn, njė ndėr dėshmitė e para qė
organizonin ligjvėnėsit amerikanė pėr Kosovėn. Qė nga ajo kohė,
ai i vizitoi shpesh Shtetet e Bashkuara, ku takohej me zyrtarėt
mė tė lartė dhe me pėrfaqėsuesit e komunitetit shqiptar, me tė
cilin mbante vazhdimisht lidhje tė ngushta.
-
-
Trashėgimia e Dr. Rugovės do tė mbetet ajo e njė udhėheqėsi qė u
pėrpoq tė arrijė synimin e tij tė pavarėsisė me anė tė
politikave paqėsore nė njė rajon tė trazuar nė tė cilin dhuna
dhe lufta shihej shpesh si terreni i vetėm ku mund tė fitonin
idetė".
|
|