|
-
Prishtinė,
21 janar 2006 /TN /QIK
- Presidencės sė Kosovės, Parlamentit, Qeverisė,
Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe familjes RUGOVA, me rastin e
vdekjes se Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova po i arrijnė
telegrame ngushėllimi nga personalitete politike e publike
anėmbanė botės shqiptare, nė taė cilat shprehet tronditje e
thellė pėr humbjen e kėsaj figure tė madhe kombėtare.
-
-
Ndarja nga jeta e Presidentit Rugova
nė kohėn kur pritej tė realizohej Pavarėsia e Kosovės ėshtė
humbje e madhe
-
Nė telegramin e Asociacionit tė Komunave tė Kosovės, tė
nėnshkruar nga kryetari Ismet Beqiri thuhet se pushteti Lokal i
Kosovės shprehet i vendosur nė ndjekjen e rrugės sė palėkundshme
tė Presidentit Rugova pėr Pavarėsinė e Kosovės. Presidenti
Rugova pėr ne si edhe pėr popullin e Kosovės njihet si
artikuluesi dhe arkitekti i projektit tė Kosovės dhe popullit tė
tij pėr Pavarėsi dhe Shtet Sovran tė Kosovės.
-
Ndarja nga jeta e Presidentit Rugova nė kohėn kur pritej tė
realizohej Pavarėsia e Kosovės ėshtė humbje e madhe pėr Kosovėn,
mirėpo duhet tė gjejmė forcė, qė duke ēmuar veprėn e tij tė
tejkalojmė kėtė dhembje tė madhe nė mėnyrė qė sė bashku tė
dėrgojmė nė vend idenė dhe projektin e Presidentit Rugova pėr
Pavarėsinė e vendit tonė, Kosovės sė tij tė dashur.
-
PVD: Vepra jetėsore e Presidentit Rugova ka trasuar
rrugėn e Pavarėsisė sė Kosovės dhe prosperitetit tė tė gjithė
shqiptarėve
-
Shqiptarėt e Bujanocit konsiderjnė se vdekja e Prezidentit
Rugova paraqet njė humbje tė madhe jo vetėm por popullin e
Kosovės por edhe mbarė shqiptarėt kudo qė janė, thuhet nė
telegram ngushėllimin e kryetarit tė Kuvendit Komunal tė
Bujanocit, Nagip Arifi.
-
Nė telegramin e Riza Halimit, Kryetar i Partisė Pėr Veprim
Demokratik nė Preshevė thuhet: PVD konsideron se vdekja e
Presidentit Rugova ėshtė njė humbje e madhe. Vepra jetėsore e
Prezidentit Rugova ka trasuar rrugėn e Pavarėsisė sė Kosovės dhe
prosperitetit tė tė gjithė shqiptarėve. Nė kėtė aspekt vepra e
tij ėshtė udhėrrėfim pėr punėn e mėtejshme tė institucioneve
aktuale tė Kosovės dhe gjeneratave tė ardhshme qė do tė punojnė
pėr ēėshtjen e shqiptarėve.
-
-
PPD: Pavarėsia e Kosovės pėr Presidentin Rugova ishte
synim qė dėshironte Ai dhe populli i Kosovės tė arrihej me ēdo
kusht
-
Nė telegram ngushėllimin e Kryetarit tė Partisė pėr Prosperitet
Demokratik nė Tetovė, Abdyladi Vejseli, thuhet: Urtėsia,
toleranca, mirėkuptimi dhe diplomacia e Prezidentit Rugova,
gjykojnė se ishin virtytet me tė cilat ky personalitet i
mundėsoi Kosovės dhe shqiptarėve nė pėgjithėsi tė bėjnė pėr
vehte shumė miq dhe mbėshtetės nė mbarė botėn tė idealeve tė
tyre. Pa hezitim jemi tė bindur se Pavarėsia e Kosovės pėr
Prezidentin Rugova ishte synim qė dėshironte Ai dhe populli i
Kosovės tė arrihej me ēdo kusht.
-
Fatkeqsisht, nga sėmundja e rėndė e Presidentit Rugova nuk mundi
tė mbijetoi edhe kėtė vit pėr tė shijuar Pavarėsinė e Kosovės me
njohjen ndėrkombėtare, ideal pėr tė cilin kaloi njė rrugė tė
gjatė me shumė sfida. Jemi tė bindur se Prezidenti Rugova ishte
njė prej vlerave politike me tė cilėn gjatė njė dekade e gjysmė
u identifikua Kosova dhe populli shqiparė nė pėgjithėsi,
konstaton PPD.
-
Karizma e Presidentit Rugovės do tė mbetet pjesė e historisė mė
tė re tė popullit shqiptarė me tė cilin pėrgjithmonė do tė
identifikohet njohja ndėrkombėtare e Pavarėsisė sė Kosovės,
thuhet nė kėtė telegram.
-
Nė telegramin e Kryetarit tė Kuvendit Komunal tė Ferizajit,
Faik Grainca, thuhet se "rėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės dhe
pėr anėtarėsinė e LDK-sė, Prezidenti Rugova do tė mbetet
udhėheqėsi shpitėror, figura mė markante e historisė sonė
kombėtare.
-
Nė telegramin e ish-nėnkryetarit tė Forumit tė Rinisė tė
LDK-sė, Dega nė Zvicėr, Nuhi Fetahu, thuhet: U nda nga ne
Presidenti Rugova, simboli i paqes, simboli i triumfit, simbol i
bashkimit, qė barazohet me prijėsit mė tė mėdhenj kombėtarė dhe
ndėrkombėtarė.
-
Kryetari i klubit tė gazetarėve Beqir Musliu- Gjilan,
Musa Sabedini nė teleframin e tij thekson se Presidenti Rugova
ishte dhe do tė mbetet shembull se si duhet tė luftohet pėr
interesat e popullit tė vet. Politika e tij disa vjeēare shėnon
epokėn e paharruar tė popullit shqiptarė. Edhe nė momentet mė tė
rėnda tė jetės sė tij u gjend pėrballė interesit tė popullit,
dhe pėrballė ēmimit tė madh drejtė pavarėsisė sė Kosovės.
-
Presidenti Rugova ishte arkitekti i pavarėsisė dhe shtetit
modern tė Kosovės
-
Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės, me
pikėllim dhe dhembje tė thellė mori lajmin pėr vdekjen e
presidentit tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova, arkitektit tė
pavarėsisė, tė shtetit modern tė Kosovės, i cili nė vitet mė tė
rėnda pėr Kosovėn ishte nė krye tė lėvizjes gjithėpopullore pėr
lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, me gjithė vėshtirėsitė dhe
sakrificat qė e pėrcillnin nė ēdo kohė", thuhet nė telegram
ngushėllimin e kryetarit tė BSPK-sė, Bahri Shabani.
|
|