|
-
Prishtinė,
21 janar 2006 /TN
/QIK - Shefi
i diplomacisė italiane, Xhanfranko Fini i shprehu sot popullit
dhe administratės sė Kosovės ngushėllimet e qeverisė italiane
pėr vdekjen e presidentit Ibrahim Rugova.
-
"Pasi mėsoi lajmin e hidhur pėr vdekjen e presidentit Rugova,
Fini u shprehu nė emėr tė tij dhe tė qeverisė italiane,
ngushėllimet mė tė sinqerta institucioneve dhe popullit mik tė
Kosovės", bėri tė ditur njė komunikatė e Ministrisė sė Jashtme.
-
"Ne do tė ruajmė gjithmonė kujtimin e Ibrahim Rugovės dhe tė
mesazhit tė tij tė paqes pėr ndėrtimin e njė Kosove demokratike
dhe multietnike", u shpreh Gianfranco Fini.
-
Fini theksoi se Italia ishte pranė Kosovės dhe shpreson se ky
vend mund tė arrijė sa mė shpejt objektivat e tij tė demokracisė
dhe prosperitetit, qė do t'u japin qytetarėve njė perspektivė
konkrete tė paqes dhe mirėqėnies.
-
''Kėrkoj tė shpreh hidhėrimin e thellė dhe bashkohem nė dhimbjen
e popullit tė Kosovės pėr humbjen e Ibrahim Rugovės''. kėshtu e
komenton Romano Prodi vdekjen e liderit shqiptar.
-
''Do tė na mungojė njė njeri qė pėr vite me radhė ishte pėrēuesi
i aspiratave tė lirisė dhe popullit tė tij nė njė perspektivė
bashkėjetese nė paqe tė vendeve tė Ballkanit.
|
|