| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Presidenti Rugova ua shpėtoi jetėn miliona njerėzve, thanė
qytetarėt, ndėrsa e nderonin me qirinj tė ndezur |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Prishtinė,
21 janar 2006 /TN /QIK
- Mijėra qytetarė tė kryeqytetit dhe mijėra tė
tjerė anembanė qyteteve tė Kosovės ndezėn nga ora 19.00 qirinj
nė shenjė nderimi pėr dritėsimin e shpirtit tė Presidentit
Ibrahim Rugova, i cili ndėrroi jetė sot.
-
-
Pandėrprerė gjatė gjithė kohės
vazhdonin tė vinin qytetarė pėr tė ndezur qirinj, nė shkallėt e
Teatrit Kombėtar, ndėrsa atyre u janė bashkuar kryeministri
Bajram Kosumi me tėrė kabinetin e tij qeveritar, kryetari i
Kuvendit Komunal tė Prishtinės Ismet Beqiri me kreun komunal,
udhėheqės tė LDK-sė e tė Forumeve tė tij, si dhe shumė
personalitete politike dhe tė kulturės.
-
"Presidenti Rugova ėshtė i pazėvendėsueshėm pėr miqėsinė qė na
krijoi me Amerikėn e Evropėn, por edhe pėr meritėn qė shpėtoi
miliona veta nga vdekja, jo vetėm shqiptarė, por edhe tė
tjerėt", tha Jahja Rapushaj, bukėpjekės, ndėrsa nuk mund tė
qetėsonte vrullin e dhembjes qė e ngashėnjente. "S'e kemi pritur
kėtė ditė kėshtu. Kemi besuar tė ishte pas pavarėsisė", thotė
ai.
-
-
Ndėrsa, Salihu, njė pensionist nga
Kosova, tha se isha nė qytet kur mora vesh lajmin, "gjithēka m'u
rrokullis, nuk po mund ta besoja, u preva, u shtanga". Ai thotė
se kėtė se kishte pritur pėrkundėr sėmundjes vrastare, e cila e
shėmtoi aq shumė vendin nė kėtė kohė. "Kosova mbet keq nė ēastet
vendimtare, pa heroin e shtegėtimit drejt pavarėsisė. Thėnė tė
vėrtetėn kam frikė se punėt nuk mund tė shkojnė ashtu siē po
shkonin me Presidentin", pėrfundon ai.
-
"Ne duhet tė jemi tė kėnaqur se ka lindur njė njeri kaq
madhėshtor, humanist dhe njeri i mirė si ai", thotė Idriz Sejdiu,
qė sė bashku me bashkėshorten rrinte nė shkallėt e Teatrit
Kombėtar, ku po ndrinin mijėra qirinj, sikur po prisnin qė diēka
do tė kthehej, do tė vinte sėrish.
-
-
"Ai ėshtė i pazėvendėsueshėm, ai do
tė mbetet pėrherė nė mendjet tona. Rrugėn e tij duhet ta
vazhdojnė politikanė tanė", thotė Ajkuna Sejdiu, pa mundur t'i
pėrmbajė lotėt dhe emocionet, qė dukej se fshehnin dhembje dhe
mllef.
-
Vdekja e hershme e Presidentit 61 vjeēar dr.Ibrahim Rugova, ka
pllakosur vendin jo vetėm nė dhimbje tė zezė, nė lot, nė
psherėtima, e dėnesje, qė ta kujtojnė kujėn pėr kryeheroin
kombėtar Gjergj Kastriotin, por edhe nė frikė se kush do ta
udhėheq vendin nė rrugėn e mėtejme drejt pavarėsisė, a do tė
munden ta shtyjnė procesin nė fund tė tij, kur aq pak dhe aq
shumė ka mbetur?.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2005
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|