|
-
21
janar 2006 /TN /QIK
-
-
"Kompromis pėr ne ėshtė pavarėsia.
Kėtė e kam thėnė njė mijė herė dhe kjo do tė jetė sepse siē e
dini ne nuk kemi kėrkuar bashkim me Shqipėrinė, pasi qė jemi tė
vetėdijshėm qė njė zgjidhje e tillė do tė hapte probleme tė
tjera.
-
-
Mirėpo shteti i pavarur dhe sovran
ėshtė vullnet i popullit tė Kosovės dhe ėshtė zgjidhje e
pranueshme pėr tė gjithė shqiptarėt, kudo qė jetojnė si dhe kjo
do tė ishte zgjidhja mė e mirė edhe pėr fqinjėt tanė, por edhe
pėr Serbinė, e cila fatkeqėsisht ende po refuzon ta kuptoj
realitetin e ri qė ėshtė krijuar nė Kosovė pas intervenimit tė
NATO s" (9 qershor- 2005).
-
* * *
-
"Me shtimin e represionit serb, ne
kemi zbuluar nė vete burime tė tjera durimi, organizimi, qė me
Lidhjen tonė po provojmė t'i vėmė nė veprim. Paradoksalisht,
kujtoj se kemi arritur atė qė nuk e kishim arritur gjatė kohė:
njė liri tė brendshme. Po e paguajmė shumė shtrenjtė dhe ėshtė e
pasigurt".
-
-
* * *
-
"Unė dua tė mbaj pak mė shumė
shpresė dhe ta shtyj ēėshtjen, nė mėnyrė qė shqiptarėt tė
rezistojnė, me kėtė rrugė tė jodhunės qė kemi zgjedhur hėpėrhė,
qoftė edhe nėse duhet qė njė ditė politika jonė tė bėhet pak mė
agresive ndoshta".
-
* * *
-
"Praktika kundėr dhunėsnė kėtė
situatė i pėrgjigjet nė njė farė mėnyre karakterit tonė, njė
tradite tė durimit dhe qėndrimit Me anėn e kėsaj rezistence
aktive tė bazuar mbi¼kundruall
gjithė dominimeve jodhunėn dhe solidaritetin, ne jemi gjetur.
Sot ia kemi dalė tė prekim kėtė pikė tė shpirtit tė popullit
shqiptar".
* * *
-
"Unė kam kėrkuar shpesh nė fillim tė
kėtij viti, deri nė ditėt e sotme, mbrojtjen ndėrkombėtare pėr
disa vjet, me qėllim qė tė qetėsohet situata dhe tė mėkėmben
institucionet demokratike.
-
-
Pastaj, do tė mund tė flitnim pėr
statusin e Kosovės. Mendoj se solucioni mė i mirė transitor, apo
provizonr, pėr tė penguar konfliktin apo konfrontimin, ėshtė kjo
formė e protektoratit ndėrkombėtar, ajo qė amerikanėt e quajnė
trusteeship system.
-
-
Nė planin e paqes qė ua propozova
Kombeve tė Bashkuara, kėrkova dėrgimin e trupave tė OKB-sė apo
tė NATO-s, masa pėr tė kontrolluar forcat ushtarake;
njėkohėsisht tė njėjtat propozime ia pėrcolla edhe Konferencės
sė Gjenevės".
|
|