|
-
Tiranė,
21 janar 2006 /TN /QIK
-
-
Tė dashur bashkėkombės tė mi,
shqiptarė tė Republikės sė Shqipėrisė dhe tė Kosovės!
-
Unė sot po dal para jush me rastin e njė lajmi shumė tė hidhur,
njė lajmi i cili vėrtet ka prekur zemrat dhe ndjenjat e gjithė
shqiptarėve kudo ku janė. Humbja e Presidentit Rugova ėshtė njė
humbje e madhe dhe e rėndė, jo vetėm pėr Kosovėn, por pėr
cilindo qė flet shqip dhe aq mė tepėr nė njė moment kaq delikat,
kur Kosova po hyn nė fazėn e negociatave pėr tė fituar
Pavarėsinė e saj.
-
Me kėtė rast, unė dėshiroj tė them qė Presidenti Rugova prej mė
se 20 vjetėsh ka luftuar, ėshtė pėrpjekur dhe ka bėrė ēmos qė
problemi i Kosovės tė dalė nė rend ndėrkombėtar. Ai ndoqi njė
rrugė paqėsore, tė gjatė dhe shumė tė vėshtirė, tė cilės iu
bashkėngjit dhe lufta e armatosur e UĒK sė, e cila pėrshpejtoi
zhvillimet pėr ēlirimin e Kosovės.
-
Gjithė populli shqiptar, gjithė shqiptarėt ndjekin me dhimbje tė
dyfishtė dhe humbjen e Presidentit, e njeriut simbol pėr
Kosovėn, e njeriut flamur pėr Kosovėn, e njeriut, i cili shkriu
jetėn, por fatkeqėsisht nuk e arriti deri nė fund tė realizojė
ėndrrėn e tij tė shohė me sytė e tij Kosovėn e lirė. Kujtimi i
tij do mbetet i paharruar.
-
Me kėtė rast, duke i shprehur ngushėllimet mė tė thella familjes
sė Presidentit Rugova, qeverisė sė Kosovės, gjithė popullit tė
Kosovės dhe gjithė shqiptarėve, unė dėshiroj tu kėrkoj gjithė
politikanėve tė Kosovės, gjithė popullit tė Kosovės tė bashkohen
sa mė shumė rreth njėri tjetrit, pėr tė arritur tė ēojnė deri nė
fund kauzėn, tė cilės Presidenti Rugova i kushtoi tėrė jetėn e
tij. Ky do tė jetė nderi mė i madh qė i bėjmė ne kujtimit tė
kėtij biri tė madh tė Kosovės dhe gjithė shqiptarėve.
-
Unė mendoj dhe gjykoj se Kosova me kėtė rast duke punuar dhe
duke shtrėnguar radhėt do tė arrijė tė realizojė qėllimin e madh
tė kėtij burri tė madh tė shtetit. Unė e kam takuar Presidentin
Rugova disa herė dhe ruaj pėr tė kujtimet e mia mė tė sinqerta
dhe mė tė ngrohta.
-
Dhe njė herė i pėrcjell popullit tė Kosovės, qeverisė sė Kosovės
dhe familjes sė Presidentit Rugova, ngushėllimet e mia mė tė
pėrzemėrta nė emrin tim personal dhe nė emėr tė popullit
shqiptar
|
|