|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Presidenca austriake e BE-sė shton optimizmin e Tiranės pėr integrimin

 
 

 

21 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (20.01.2006) - Ilirian Agolli

Presidenca e sapopėruruar e Austrisė nė krye tė Bashkimit Europian nxiti mė tej optimizmin e Tiranės zyrtare pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė stabilizim - asociimit me Brukselin.

Qeveria e Tiranės shpreson se marrėdhėniet Shqipėri - BE nė gjashtėmujorin e presidencės austriake tė pėrparojnė nė njė etapė tė re, pasi edhe negociatat teknike janė mbyllur.

Ministrja e integrimit, Arenca Troshani, thotė se ėshtė njė shans i mirė pėr Shqipėrinė fakti qė presidenca austriake e BE e shpalli ndėr pėrparėsitė e veta Ballkanin Perėndimor. "Megjithatė - thekson ajo - puna nė Shqipėri duhet tė vazhdojė pėr zbatimin e reformave dhe standarteve europiane". "Ne duhet tė plotėsojmė detyrat e shtėpisė: tė vazhdojmė me reformat, me luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Ėshtė njė fat pėr ne, qė ėshtė pikėrisht Austria nė Presidencėn e rradhės nė BE, si njė nga aleatėt mė tė vjetėr dhe mė tė ngushtė tė Shqipėrisė. Ėshtė koha pėr shumė punė. Ne na presin sfida tė mėdha pėrpara, sfida tė zbatimit tė atyre marrėveshjeve qė kemi nėnshkruar. Prandaj ftoj gjithė faktorėt politikė dhe ekonomikė tė vendit qė tė bashkėpunojnė nė mėnyrė konstruktive me njėri- tjetrin pėr tė mirėn e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve" - thotė zonja Troshani.

Ambasadori Lutz Saltzman, drejtues i Delegacionit tė Komisionit Europian nė Tiranė, tha tė enjten gjatė njė takimi me zyrtarėt shqiptarė se analizat e kėtij Komisioni tregojnė qė pėrparimi i Shqipėrisė ka hapur rrugėn pėr pėrfundimin e bisedimeve mbi marrėveshjen e stabilizim - asociimit. "Ne shpresojmė qė t'i pėrfundojmė kėto bisedime nė gjysmėn e parė tė vitit 2006 gjatė presidencės auastriake tė Bashkimit Europian. Kjo do tė pėrfshijė njė marrėveshje tė pėrkohshme qė ka tė bėjė me marrėdhėniet tregtare, e cila mund tė hyjė nė fuqi gjatė gjysmės sė parė tė kėtij viti" - tha ambasadori Saltzman.

Ndėrkaq, profesori i Universitetit tė Tiranės dhe ekspert i njohur i ēėshtjeve europiane, Ledi Bianku, thotė se Presidenti Barroso i BE ka deklaruar se do tė vizitojė vendet e Ballkanit Perėndimor gjatė muajit shkurt dhe shpresohet qė tė vijė edhe nė Tiranė. Ai theksoi edhe nevojėn pėr njė strategji lobimi nė Bruksel dhe nė Vienė pėr tė nxjerrė mė mirė nė pah kandidaturėn e Shqipėrisė. "Me kėtė vizitė tė Barrosos ne duhet tė jemi plotėsisht nė gjendje qė tė tregojmė se tė gjitha ēėshtjet qė ēojnė tek nėnshkrimi i marrėveshjes janė mbyllur.

Kjo vizitė nga pikėpamja diplomatike, do tė duhet tė jetė njė kurorėzim ceremonial i tė gjitha negociatave, pėr tė mbetur vetėm aspekti formal i nėnshkrimit. Unė gjithashtu mendoj se mund tė rriten kontaktet edhe tek Prezenca e Austrisė nė Bruksel pėr ta sjellė ēėshtjen e Shqipėrisė nė vėmendjen e presidencės austriake. Pse jo, duhet edhe njė strategji mė e gjerė lobimi: janė tė gjitha strategji qė pėrdoren nga tė gjitha vendet kandidate, janė pėrdorur mė parė nga vendet qė tani janė anėtare pėr tė tėrhequr vėmendjen e presidencės sė rradhės dhe anėtarėve tė BE pėr kandidimin e vendit pėrkatės" - thotė zoti Bianku.

Ekspertėt dhe vėzhguesit politikė pohojnė se zgjedhjet e pėrgjithshme tė 3 korrikut 2005 kapėrcyen nė njė masė tė madhe atė pengesė qė Shqipėrisė i vendosej gjithmonė pėr pėrfundimin e kėtyre negociatave. Pėr kėtė janė tė interesuar edhe komisioneri Oli Rehn, ndėrkohė qė presidenca austriake e BE shprehu qartė vėmendjen ndaj Ballkanit Perėndimor pėrmes programit qė kancelari Shysel paraqiti pėrpara Parlamentit Europian. //rd//
 
 


Tiranė: OSBE pėrshėndeti sot krijimin e komisionit parlamentar pėr reformėn zgjedhore

21 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (20.01.2006) - Nga Armand Mero

Nė Shqipėri, OSBE pėrshėndeti sot krijimin e komisionit parlamentar pėr reformėn zgjedhore duke deklaruar se beson se kjo reformė do tė jetė nė pėrputhje me rekomandimet e bėra nga ekspertėt e saj dhe tė ODHIR-it.

Nė deklaratėn e OSBE-sė thuhet se pėrmirėsimet ligjore duhet tė paraqiten ne mėnyrė gjithė-pėrfshirėse dhe transparente. Ngritja e komisionit ėshtė shoqėruar me polemika dhe kundėrshti tė hapur tė partive tė vogla parlamentare tė cilat e ndjejnė veten tė pėjashtuar nga procesi.

Ndėrsa qė prej ditės sė djeshme skena politike po trazohet nga protestat e partive tė vogla parlamentare dhe kryesisht prej aleatėve tė djathtė tė partisė demokratike, lidhur me komisionin zgjedhor, OSBE-ja pėrshėndeti sot ngritjen e tij me anė tė njė deklarate zyrtare.

Drejtuesi aktual i pranisė sė kėsaj organizate nė Tiranė Alex Finnen shprehu besimin se njė pėrpjekje e re pėr tė cuar pėrpara programin e reformės zgjedhore nė Shqipėri do tė jetė nė pėrputhje me angazhimet e Osbe-sė dhe rekomandimet e deritanishme tė Odihr-it si dhe me standarte tė tjera ndėrkombėtare pėr zgjedhje demokratike.

Nė vendimin e miratuar dje nga parlamenti pėr ngritjen e Komisionit saktėsohet se rekomandimet e OSBE-Odihr do tė jenė bazė e platformės sė punės sė Komisionit. Nga ana e saj partia demokratike nė pushtet ėshtė shprehur disa herė se ajo nuk do tė pėrdorė veton nė komision, nė asnjė rast kur do tė trajtohen kėto rekomandime. Por problemi i kėtij komisioni nuk ėshtė platforma qė do tė ndjekė por pėrbėrj dhe formula e zgjedhur pėr tė cilėn kanė rėnė dakort vetėm dy partitė mė tė mėdha.

Demokratet dhe socialistt do tė kenė nė Komision 12 anėtarė, duke kontrolluara kėshtu shumicėn, dhe asnjė vendim nuk do tė jetė i vlefshėm nėse nuk votohet nė unanimitet mes dy partive tė mėdha. Nė kėtė mėnyrė praktikisht roli i 10 partive tė tjera tė vogla parlamentare bėhet i papėrfillshėm gjė pėr tė cilėn ato kanė paralajmėruar se nuk do tė bėhen pjesė e komisionit. Duket se pikėrisht kėsaj situate i referohet dhe OSBE nė deklaratėn e saj tė sotme kur shprehet se “shpreson tė shohė autoritet shqiptare tė paraqesin pėrmirėsime tė mėtejshme nė legjislacionin zgjedhor, nė njė mėnyrė gjithėpėrfshirės dhe transparente”.

Demokratėt pėr tė zbutur pak edhe zemėrimin e aleatėve tė vet janė tė gatshėm ta prekin vendimin e marrė nga parlamenti. Kėtė e premtoi dje kryeministri Sali Berisha, dhe e ka pėrmendur edhe sot nė njė takim me partitė e vogla tė djathata edhe zėvendės kryeministri Ilir Rusmali. Por ngėrci janė socialistėt tė cilėt edhe sot kanė pėrsėritur se nuk duan qė marrėveshja tė preket. //rd//


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.