|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Pėrgjegjėsia intelektuale dhe pėrgjegjėsia e fjalės publike

 
 

 
21 janar 2006 /TN
 
Shkrimtari i madh Hose Borehes nė eseun Lumturia e librit, flet pėr rėndėsinė dhe pėrgjegjėsinė qė ka libri pėr njerėzimin nė gjitha nivelet. Andaj pėr tė sforcuar diskursin pėr temėn nė fjalė, pėr peshėn dhe njėherit pėrgjegjėsinė e madhe tė librit, ky shkrimtar brilant i referohet njė mendimi tė rėndėsishėm tė Shėn Anselmit: “Tė vėsh njė libėr nė duart e njė injoranti, ėshtė po aq e rrezikshme sa tė vėsh njė shpatė nė duart e njė fėmije. Ja pra se ēfarė mendohej atėherė pėr librin”- thotė Borhesi. Nė kėtė mendim pėrmblidhet esencialiteti i botėkuptimeve Borehesiane.
Ėshtė kjo njė problematikė specifike kombėtare, pėr tė cilėn duhet tė  meditojmė dhe diskutojmė.
 
Ndue UKAJ
 
Shoqėritė demokratike, tė emancipuara, civilizuese dhe pėrparimtare i kushtojnė vėmendje tė posaēme ēėshtjes sė librit, fjalės sė shkruar dhe fjalės publike. Pėr kėto fusha bėhen analiza tė thuktė. Mė kėto segmente merren institute tė tėra. Sepse nga kėtu fusha fillojnė tė ndėrtohen konturat e mirėfillta tė shoqėrisė stabile.
 
Sė kėndejmi, pėr ne shtrohet ēėshtja: si ėshtė gjendja e kėtyre fushave nė kontekstin tonė kombėtar, nė kohėn kur sfidat e konsolidimit janė tė mėdha, nė kohėn kur ndjehet ankthshėm njė krizė morale dhe krizė intelektuale? Shkrimtari i madh Hose Borehes nė eseun Lumturia e librit, flet pėr rėndėsinė dhe pėrgjegjėsinė qė ka libri pėr njerėzimin nė gjitha nivelet.
 
Andaj pėr tė sforcuar diskursin pėr temėn nė fjalė, pėr peshėn dhe njėherit pėrgjegjėsinė e madhe tė librit, ky shkrimtar brilant i referohet njė mendimi tė rėndėsishėm tė Shėn Anselmit: “Tė vėsh njė libėr nė duart e njė injoranti, ėshtė po aq e rrezikshme sa tė vėsh njė shpatė nė duart e njė fėmije. Ja pra se ēfarė mendohej atėherė pėr librin”- thotė Borhesi. Nė kėtė mendim pėrmblidhet esencialiteti i botėkuptimeve Borehesiane.
 
Pėr autorin e pėrmendur, libri ėshtė i shenjtė, ėshtė kult para secilit njeriu, sikurse para njė objekti kulti, ulet dhe merr modelin pėr ta bėrė pjesė funksionale tė botėkuptimit, ngase libri ka fuqinė e shpirtit, funksionon nga shpirti. Andaj, ata qė shkruajnė libra kanė pėrgjegjėsi tė mėdha, ngase prekin ndjenjat dhe shpirtin e njeriut dhe njerėzimit. Aty ku funksionon shpirti, ka delikatėsi.
 
Nė gjendjen e tonė kombėtare, kur kemi degradime morale dhe sistem vlerash tė pėrēudnuara, pėr kėto fusha nuk ekziston pėrgjegjėsia e duhur. Madje as debati. Nė mėnyrė qė shumė procese kombėtare ta marrin fizionominė e duhur, duhet tė hapet njė debat i domosdoshėm nė kulturėn e shkrimit shqip, pėr fushat e lartėshkruar dhe influencėn qė kanė kėto nė segmentet tjera, qė nga politika, ekonomia, religjioni etj. Libri, fjala publikė ka influencė predominante nė ēdo shoqėri.
 
Andaj t’i lejohet ēdo kujt tė merret mė kėtė fushė, ėshtė aq e rrezikshme, sa tė lihet shpata nė duar tė fėmijėt. Pesha e librit dhe e fjalės publike nė formėsimin e njė shoqėrie ėshtė e njė rėndėsie tė posaēme, Sui Generis. Sidomos kur shoqėria ėshtė nė ndėrtim e sipėr, nė konsolidim e sipėr, siē ngjet me kombin tonė.
 
Nė kaosin dhe mjerimin qė na ka mbėrthyer (a nuk mjafton fakti se shqiptarėt gjenden nė listėn e fundit nė ēdo sondazhi perėndimor nė europė), pėrgjegjėsia e intelektualeve ėshtė e zbehtė, nė mos s’ekziston fare. Nė Kosovė, intelektualėt janė shtresa mė e nėpėrkėmbur. Andaj edhe pėrgjegjėsia e tyre karshi zhvillimeve i ngjason zėrit tė cjerrur qė bėrtet nė shkretinė.
 
Jo se kemi intelektual oportunist, por kemi liri tė kufizuar; kemi abuzime me media dhe libra, me fjalėn e thėnė dhe fjalėn e shkruar: nė Kosovė shkruan ēdo kush, ndėrsa mė sė paku mund tė dėgjohen zėra intelektualėsh nėpėr media. Ndėrsa nė Shqipėri, gjendja paraqitet diē mė mirė. Falė edhe disa mediave qė kanė arritur njė stad tė mirė tė emancipimit dhe kultivimit tė debatit intelektual.
 
Shembull i njė pasqyre reale tė shoqėrisė, nga opinionet qė vijnė prej intelektualėve, mbetet shkrimtari brilant Ismail Kadare. Paraqitjet e tij publike, opinionet pėr zhvillimet e pėrgjithshme, vėrtetė pėrfaqėsojnė realitetin e vendit; qėndrime qė ndeshen ashpėr me retorikėn demagogjike tė qeverisjes dhe iluzioneve tė vetėkėnaqėsisė qė kanė mbėrthyer, si qeverisjen e Tiranės, ashtu edhe tė Prishtinės.
 
Shoqėria shqiptare e gjendur nė tranzicion tė gjithanshėm, para kėtyre pėrgjegjėsive ndihet disi e pėrjashtuar. Intelektualėt e mirėfilltė ndjehen tė harruar, tė vetmuar, tė pa pėrfillur. Andaj qendrat kulturore, politike tė shqiptarėve janė bėrė arena, ku vėrshojnė me dhjetėra fjalėshkrues, qė shfrejnė pa mėshirshėm emocionet, paragjykimet, idetė indoktrinuese, dhe ēkado tjetėr- ēdo kush, dhe, atė pėr ēdo gjė. Nga ky fakt, brenda jetės politike, kulturore si tė Tiranės ashtu edhe tė Prishtinės, gjithnjė e mė shumė po defilojnė matrapazė, diletantė dhe kamuflues.
 
Mbesin, ēuditėrisht, gjithmonė jashtė kėtij “sistemi” njerėzit qė ndjekin parimet e shkruara, qėndrimet e thėna; shkurt, ata qė i qėndrojnė besnik njė ideali dhe pėrcaktimi intelektual. Dhe nga kjo rrėmujė arrijnė tė “pėrfitojnė” gjithherė ata qė kanė sensin tė mashtrojnė, shkatėrrojnė dimensionet e shėndosha dhe parimet intelektuale. Njė mendėsi kjo qė po degjeneron kombin.
 
Gjithė ky mjerim qė na ka kapluar, tė cilin nuk kemi guxim ta themi, ka pikėnisjen nga libri dhe nga fjala e shkruar, ose, e thėnė publike: shumė intelektual tė quajtur, kudo hapėsirave shqiptare, pėrpos ca librave tė ideologjisė sė kaluar tragjike, s’lexojnė tjetėr.
 
Ato i mbajnė model, nga to frymėzohen. Madje shumė sosh (mė shumė nė Kosovė), si kėpurdha pas shiu dalin dhe quhen intelektual, prijės. Marrin pozicionin e orakujve. Kėta tė mjerė ndėrtohen mbi thashetheme politikė, kulturė odash e rajonesh. Nėpėr ēajtore tė shumta tė ēarshive dhe odave tė tymosura, dhe jo bibliotekave. Ndėrkohė qė bota pėrparimtare, nė tė cilėn synojmė tė integrohemi merret me galaksitė dhe harton projekte tridhjetėvjeēare pėr qytetarėt e saj.
 
Njė fjalė latine thotė: "A verbis, ad verbera" - "Nga fjalėt, tek kamxhiku". Ndryshe, nga fjalėt dhe librat deri te dhuna. Ky mendim mė sė miri definon problematikėn nė fjalė.
 
Nėse pėr ēdo gabim kombėtar ka mundėsi pėrmirėsimi, pėr kėso veprimtarish, pasojat gjithherė janė tė mėdha, dhe si tė kėtilla afatgjate. Madje vėshtirė tė riparueshme. Andaj kjo veprimtari assesi nuk guxon tė abuzohet, sepse ėshtė pikėnisja prej ku fillon formėsimi i njeriut, i gjitha kategorive: nga kėtu fillon formėsimi i prijėseve politikė, ekonomik, ushtarak, kulturor, etj. Nėse do kemi libra tė mbėshtetura nė parimet e dijės universale, fjalė tė shkruar dhe fjalė publike tė shėndoshė, tolerante, tė bazuar nė sistem vlerash intelektuale, do tė kemi edhe qeverisje tė pėrgjegjshme, ekonomi tė qėndrueshme, mirėqeni tė pėrgjithshme.
 
Andaj librat dhe fjala publike, siē sugjeron Borehesi, duhet tė jenė nė frymėn e shenjtė, njė simbolikė kuptimplote. Librat duhet tė kenė frymėn e tolerancės, mirėkuptimit dhe pėrparimit; assesi tė indoktrinimit, kamuflimit tė sė vėrtetesės, paragjykimit, improvizimeve. Vetėm atėherė kur tė vetėdijesohemi pėr kėto fusha, do tė kemi predispozitat e njė kombi tė shėndoshė, tė emancipuar pėr tė kundruar tė tashmen dhe tė ardhmen nė relacione tė qarta dhe reale, pa abuzime dhe kamuflime.
 
Libri prodhon opinione. Libri bėhet udhėrrėfyes pėr shoqėri, kombe, civilizime dhe botėn nė pėrgjithėsi. Ēdo popull pėrfaqėsohet pėrmes librit (librave).
 
Tė nisemi nga njė fakt i njohur dhe i pranuar si i kėtillė: ēdo popull pėrfaqėsohet nėpėrmjet intelektualėve, vlerėsohet pėr aq sa ka bėrė veprimtari intelektuale, pranohet pėr aq sa i ka dhėnė njerėzimit figura tė mėdha, tė cilat sublimojnė nė shkallė universale dėshirat e njeriut pėr pėrparim, pėr fisnikėrim. Ėshtė kjo dėshirė e kahershme, e cila nuk fashitet nė asnjė kohė dhe nga asnjė popull. Ėshtė kjo dėshira dhe sakrifica qė ka prototipin te Promotheun antik, kjo figurė mitologjike greke, qė pėr tė mirėn e njerėzimit sakrifikon vetėn. Ėshtė kjo dėshira pėr pėrparim dhe pėr vlera sublime, qė ėshtė kalitur me mijėra shekuj nė skuta tė errėta tė shpirtit t njeriut dhe ēdo herė qon kokėn nė kėrkim tė sublimes.
 
E gjithė bota jonė kulturore dhe civilizuese ėshtė produkt i librave tė mėdhenj, qė kanė nė esencė njė shpirt fisnik, njė shpirt hyjnor. Nuk do tė mund  tė paramendohej civilizimi ynė, pa literaturėn e madhe antike, pa pėrkthimet e Biblės, qė i dhanė njė shtytje marramendėse kulturės dhe artit perėndimor.
 
Janė grekėt ata qė pėrfaqėsohen pėrmes Platoni, Aristoteli, Homeri, Sofokliu, Eskili, Euripidit, e shumė tė tjerė. Mė tej, janė italianėt ata qė janė ngritur nė piedestalin e popujve tė ēmuar pėrmes Virgjilit, Dantes, Petrarkės, etj. Janė Gjermanet ata qė krenohen me tė madhin Gėte, Spanjollėt me Servantesin, Anglezet me Shekspirin, Rusėt me Dostojevskin, Francezėt me Hygon, Balzakun.
 
Ka nė kėtė aks njė regjistėr emrash qė i dhanė pėrmbajtje botės sonė. Pra, janė kėto personazhe historike dhe aktuale, qė ende jetojnė me shpirtin e gjallė, sepse idetė dhe shpirti i tyre synonin pėrparimin. Gjithnjė pėrmes ideve fisnike dhe vlerave sublime.
 
Ndėrsa ne shqiptarėt, ende luhatemi nė tehun e thepisur tė dilemave absurde, tė vlerėsimit tė heronjve: ne dimė tė shpikim heronj tė gjitha kategorive, tė krijojmė mite tė rrejshme, por shumė pak heronj tė shkrimit, pra intelektual. Prandaj, sot ēuditėrisht kemi ndėrtuar sa e sa heronj tė fushave tjera, qė pėr vlerat perėndimore, pa pėrēmim, pėrfaqėsojnė minimumin e mundshėm, me tė cilėt ata vetėm tallen.
 
Kultura shpirtėrore shqiptare, sidomos ajo intelektuale po cungohet nga disa intelektualeca, qė pėr motive tė ulėta kanė ndėrmarrė njė fushatė kundėr Gjergj Kastriotit, kundrejt formulės sė parė tė shkruar shqipe, kundrejt autorit tė parė dhe librit ė parė shqipe, Mesharit tė Buzukut, kundėr tė madhit Pjetėr Bogdanit, kundrejt Gjergj Fishtės, kundrejt Faik Konicės Ernest Koliqit, Ismail Kadaresė, Martin Camajt dhe Anton Pashkut.
 
Dhe ku shkon mė tragjikja, kundėr Nėnės mė tė madhe tė dymijė viteve tė civilizimit tonė: Nėnės Terezė. Nė kėtė amulli qė e pėrshkon gjendjen tonė nacionale, duhet tė diskutojmė pėr rolin e intelektualit nė shoqėri, me bindjen se pa kėtė rol mjerimi vetėm do tė thellohet. Ndėrsa kėtij kaosi vėshtirė do t’i gjendet fundi.
 
Funksioni i intelektualit brenda njė shoqėrie, kombi apo shteti ėshtė fundamental, ėshtė shpirti qė i jep gjallėri dhe dinamik ēdo qelize shoqėror dhe konstrukton fizionominė reale tė saj. Janė pikėrisht intelektualėt e mėdhenj qė i japin vulėn zhvillimeve shoqėrore, emancipimit dhe ngritjes sė mendjes pėr tė kundruar tė ardhmen nė mėnyrė mė tė mirė.
 
Janė shtresat intelektuale ato qė i japin konturat e shėndoshė tė njė shoqėrie. Njėherit orientojnė popullin drejtė vlerave pėrparimtare. Mbase, mund tė themi pa hamendje, janė intelektualėt e shumtė perėndimor, qė kanė pėrparuar demokracitė perėndimore nė stadin e shkėlqyeshėm nė tė cilin gjendet sot perėndimi.
 
Intelektualėt e pėrgjigjeshim, nė kėtė tranzicion kur po ribėhen shumė gjėra qė nė tė kaluarėn janė bėrė mbrapsht duhet tė japin pėrgjigje pėr shumė aspekte: tė definohet qartė roli dhe pėrgjegjėsia intelektuale karshi tė sotshmes, tė analizohet cila ėshtė pėrgjegjėsia e intelektualeve pėr tė analizuar tė djeshmen e kombit, pa emocione, ngarkesa dhe euforizma, cila ėshtė pėrgjegjėsia pėr tė ardhmen e kombit, dhe mė tutje, cila ėshtė pėrgjegjėsia pėr kėtė mjerim qė na mbizotėron si njė pėrbindėsh, cila ėshtė pėrgjegjėsia e intelektualeve pėr tė pėrmirėsuar gabime qė kemi trashėguar?
 
Janė kėto pyetje qė kėrkojnė pėrgjigje, pėrmes njė debati tė shtruar drejtė.   
 
Nga respektimi i sotmes, varet e ardhmja. Ndaj elitat e mirėfillta intelektuale duhet tė ngritėn nė nivel tė pėrgjegjėsive qė kanė: jo vetėm pėr tė demaskuar segmentet e kėqija, por pėr tė ofruar rrugėt dhe modelet e kundėrta.
 
Pėrndryshe edhe shumė kohė do tė vajtojmė mjerimin tonė dhe tė shtrojmė pyetjet-dilemat: cili ėshtė atdhe ynė, ai qė e jetojmė ēdo ditė nė kaos, apo ai qė na proklamohet nė formė tė njė parajse, nga retorika demagogjike politik?


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.