|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

NASA lėshon sondėn pa pilot nė misionin e parė pėr studimin e Plutonit

 
 

 

21 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (20.01.2006) - David McAlary

Shtetet e Bashkuara lėshuan sondėn e parė eksploruese drejt planetit tė akulltė Pluton. Distanca nga Toka ėshtė aq e madhe saqė udhėtimi i saj do tė zgjasė nėntė vjet pėr njė eksplorim pėr mė pak se nėntė orė. Astronomėt thonė se rezultatet do t’ja vlejnė pasi ato mund tė na tregojnė mė shumė rreth origjinės sė sistemit tonė diellor.

Plutoni ėshtė planeti mė i fundit i sistemit tonė diellor qė vizitohet gjatė katėr dekadave tė eksplorimit tė hapėsirės. Arsyeja pėr vonesėn ėshtė thjesht distanca prej mė shumė se 6 miliardė e 500 milion kilometrash, 50 herė mė shumė sesa ajo nga Dielli nė Tokė.

Drejtori i studimeve tė sistemit diellor nė agjencinė amerikane tė hapėsirės NASA, Andrew Dantzler, thotė se vetėm nė dekadėn e kaluar shkencėtarėt kuptuan se ky mini planet i akullt, mė i vogės se hėna jonė, mund tė fshehė sekrete tė rėndėsishme rreth sistemit diellor.

"Plutoni ėshtė njė thesar qė pret tė zbulohet. Ai ėshtė ndryshe nga planetet e gurtė. Ėshtė ndryshe nga planetet e gaztė. Si i tillė, ai mban shumė tė fshehta pėr mėnyrėn e formimit tė sistemit tonė diellor".

Shkencėtarėt mendonin dikur se Plutoni rrotullohej i vetmuar. Por vitin e kaluar astronomėt e shtuan numrin e hėnave tė tij nė tre. Ai ėshtė gjithashtu pjesė e njė brezi tė gjerė tė ndoshta 500 mijė trupave tė vegjėl tė akullt qė qarkullojnė rreth diellit prapa Neptunit, tė quajtur Brezi Kuiper, qė u zbulua fillimisht nė vitin 1992.

Drejtuesi i misionit tė Plutonit, Alan Stern nė Institutin Kėrkimor Southwest nė Colorado thotė se brezi ėshtė struktura mė e madhe nė sistemin deillor dhe ka hapur sytė e astronomėve pėr diversitetin e planeteve. "Plutoni dukej sikur ishte njė pėrjashtim, pasi ishte i vetmi qė shikonim, por ndonėse i vogėl, ėshtė gjithsesi njė planet. Duket se objekte si Plutoni janė mė tipike nė sistemin tonė diellor sesa planetet mė tė afėrta qė u zbuluan fillimisht dhe mundėsia ėshtė tė shkojmė tani dhe t’i studiojmė kėto tipe trupash planetar qė janė tė zakontė nė sistemin diellor."

Pėr shkak tė distancės shumė tė madhe tė Plutonit, Nasa vuri nė dispozicion fuqi tė mėdha pėr shkurtimin e kohės sė udhėtimit. Ajo pėrdori raketėn mė tė madhe, Atlas Five, qė arrin shpejtėsinė 50 mijė kilometra nė orė brenda pak minutash, duke e lejuar atė ta kalojė hėnėn nė vetėm nėntė orė.

Alan Stern thotė se sonda do tė arrijė Jupiterin pėr 13 muaj dhe do tė shfrytėzojė gravitacionin e madh tė planetit pėr ta shtuar shpejtėsinė me 50 pėrqind. Kjo e shkurton fluturimin pėr tek Plutoni me 5 vjet. "Ne po shkojmė mė larg pėr tė arritur objektivin tonė dhe po udhėtojmė mė larg sesa ēdo anije tjetėr mė parė. Kjo do tė na bėjė tė rishkruhen librat shkollorė pėr planetet e largėt".

Anija e quajtur New Horizon ėshtė e madhe sa njė piano, me instrumenta pėr tė studiuar atmosferėn dhe gjeologjinė e akulltė tė Plutonit si dhe hėnėn e tij mė tė madhe Charonin.

Pasi tė kalojė Plutonin, anija do tė vazhdojė tė udhėtojė drejt Brezit Kuiper pėr tė studiuar njė ose dy trupa tė tjerė. Nė vitet para se anija tė mbėrijė tek Plutoni nė vitin 2015, grupi i punės do tė studiojė planetin nėpėrmjet teleskopit Hubble, pėr tė parė nė se ai ka mė shumė hėna dhe ndoshta unaza pluhuri dhe shkėmbinjsh rreth tij qė mund tė eksplorohen.

Gjatė qėndrimit nė Jupiter nė fillim tė vitit tė ardhshėm, ata do tė vėnė nė provė instrumentat shkencore dhe eksploruese tė anijes pėr tė inspektuar mė tej planetin e vogėl. //rd//


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.