|
-
21
janar 2006 /TN
-
-
Mero BAZE
(Editorial i gazetės TEMA)
-
-
Ibrahim Rugova mbylli tė shtunė nė mesditė, misterin e tij mė tė
madh, jetėn. Me gjithsej tri fjali qė shpjegonin dogmėn e
misionit tė tij, ai nguliti nė mendjen e shqiptarėve dhe
Perėndimit, rrugėn paqėsore, shtetin e pavarur tė Kosovės dhe
vlerat perėndimore tė shqiptarėve. Askush me kaq pak fjalė, kaq
pak veprim dhe kaq pak shanse, nuk dot ė kishte arritur atė qė
arriti ai.
-
-
Miliona shqiptarė qė janė tė prekur sot nga ky lajm, janė ende
tė shokuar nga pamundėsia qė patėn pėr tė konsumuar atė histori
qė Ibrahim Rugova prodhoi pėr kombin e tyre nė 16 vite.
-
-
Miliona ballkanas dhe evropianė, po ashtu do ta kishin tė
pamundur tė besonin se njė individ i vetėm me vizionin e tij
origjinal do tė prodhonte njė histori tė re pėr vendin e vet,
duke mundur prodhimet shekullore tė miteve dhe historisė sė
Ballkanit. Pėr 16 vite jetė politike, ai ndėrroi tėrėsisht
raportet e Kosovės me fqinjėt dhe perėndimin, ēmontoi njė sistem
tė tėrė qė prodhonte histori, politikė dhe vizion negativ pėr
shqiptarėt.
-
-
Kur ballkanasit e ish Jugosllavisė, rrėmbyen armėt dhe nisėn
luftėrat pėr pavarėsi nė fillim tė viteve 90-tė, Ibrahim Rugova
arriti tė izolojė Kosovėn nga konflikti i pėrgjakshėm me njė
kurajo dhe vizion i cili funksionoi.
-
-
Ky
vizion i dha Kosovės aleatė perėndimorė para fillimit tė luftės,
u dha shqiptarėve emėr tė mirė para pėrplasjes finale, i dha
shoqėrisė sė Kosovės shanse pėr solidaritet para fillimit tė
masakrės, dhe mbi tė gjitha i dha njė orientim tė ri ēėshtjes
shqiptare nė Ballkan, duke e reformuar atė nga njė ēėshtje e
pambyllur e Bashkimit Kombėtar, nė njė ēėshtje tė formimit tė
shtetit tė Kosovės si shtet i pavarur.
-
-
Ky
vizion po ashtu shpėrbeu nė pak kohė mitet serbe pėr Kosovėn,
dhe ēliroi energji tė reja edhe nė Serbi, pėr tė kuptuar se
Kosova nuk ėshtė beteja e tyre pėr jetė a vdekje. Ai ndryshoi
edhe historinė e tyre.
-
-
Nuk jam i sigurt nėse shqiptarėt e Kosovės e pranuan, si vizion,
apo si opsion, projektin e Rugovės, por u pa qartė se nė fund
ata e pranuan atė si fat. Ai nuk jetoi gjatė por pati aq kohė sė
tė vdiste i pajtuar me tė gjithė ata qė i janė zemėruar gjatė
jetės pėr rrugėn e tij. Dhe iku pak kohė para se sa shqiptarėt
ta prekin me dorė produktin e jetės sė tij politike, pavarėsinė
e Kosovės.
-
-
Nuk jam i sigurt se shqiptarėt zgjodhėn Rugovėn nė fillim tė
viteve 90-tė pėr ti pėrfaqėsuar, por jam i sigurt se Rugova
zgjodhi rrugėn e duhur pėr ti shpėtuar shqiptarėt dhe pėr ti
bindur ata pėr rrugėn qė duhet tė ndiqnin. Ndaj ata e pranuan
atė si njė simbol.
-
-
1. Paqja si fuqi
-
-
Nė
mes tė viteve 90-tė, Ibrahim Rugova ishte i vetmi njeri i qartė
pėr paqen qė po prodhonte. Brenda LDK, brenda Kosovės, por dhe
nė Shqipėri, duket se kishte njė lloj paqartėsie pėr fuqinė e
rrugės sė tij. Kishte presion pėr mė shumė veprim, dhe ndoshta
pėr organizime klandestine ushtarake. Nė njė prej qėndrimeve tė
tij tė shkurtra nė Shqipėri, nė korrik tė vitit 1995, e pyeta
miqėsisht Ibrahim Rugovėn nė Durrės, pėrse nuk u hapte rrugė
elementėve mė radikalė.
-
-
Ishte njė njeri qė ti zhvlerėsonte tė gjitha pyetjet pompoze
dhe sidomos pėrpjekjen pėr ti dhėnė mend. Por atė moment u bė
serioz.
-
-
-Nuk mund tė bėj ushtri nė njė vend tė pushtuar, tha. Kemi
zgjedhur rrugėn tonė dhe do ti mundim.
-
Ngela keq nga serioziteti i tij. Dhe kisha njė mister tė madh se
si ky njeri arrinte tė bindte tė huajt pėr kėtė qė thoshte. Ju
luta tė shpjegonte privatisht se si ja ekspozonte ai tė huajve
ēėshtjen e Kosovės. Cili ishte fjalori? Cilat ishin faktet?
-
-
Po
mė dėgjonte pa shumė bezdi dhe unė pėrfitova tia ilustroja
pyetjen me takimin e para disa ditėve qė kishte pasur me
Sekretarin Amerikan tė Shtetit Uoren Kristofer.
-
-
-Thjeshtė ua them. U tregoj qė ka pas masakra mbi popullsinė
civile. U them qė janė mbyllur shkollat dhe universitet dhe ne i
kemi hapur ato nė shtėpia private dhe jemi vetorganizuar ti
paguajmė. U them se po kėshtu kemi hapur shtėpi shėndeti pėr
shqiptarėt se janė tė diskriminuar nga qeveria e instaluar
serbe. Dhe u tregoj se kemi fuqi dhe ndėrtojmė njė shoqėri
tonėn, duke prezantuar rrugėn paqėsore.
-
-
Nė
tė vėrtet pėr mua ato ishin fjali tė rėndomta, por misteri dhe
simpatia qė ato ngjallėn nė kancelarit perėndimore ishin tė
pashpjegueshme. Kancelaritė panė tek kjo filozofi e thjeshtė
mundėsitė e njė shoqėrie pėr tu vetorganizuar dhe sinqeritetin
e njė lideri pacifist.
-
-
Kėtė vizion nuk mund ta kishte kurrė njė njeri normal, njė
shqiptar me gjak si gjithė tė tjerėt. Pėr kėtė arsye them se
Rugova ua imponoi si fat shqiptarėve kėtė rrugė, rrugėn me kosto
mė tė lirė pėr tė prodhuar njė histori tė re tė tyre. Kam frikė
se askush tjetėr nuk do tė kishte zgjedhur atė rrugė qė prodhoi
fuqinė relae tė shqiptarėve pėrmes paqes.
-
-
Pėr tė pėrmbysur historinė qė serbėt kanė prodhuar pėr
shqiptarėt nė Perėndim duhen qindra katedra historie. Opsioni i
Rugovės i bėri tė pavlefshme ato. Ai nuk prodhoi, por provoi se
shqiptarėt dinė tė bėjnė njė histori tjetėr nga ajo qė ėshtė
thėnė pėr ta.
-
-
Pėr tė pėrmbysur fuqinė diplomatike tė ish Jugosllavisė nė botė
duheshin me dhjetėra kancelari aleate. Ibrahim Rugova fitoi
mbėshtetjen jo vetėm tė miqve tė kombit shqiptar, por pėrmbysi
vizionin e miqve historikė tė serbisė pėr shqiptarėt dhe
Kosovėn.
-
-
Pėr tė mundur ushtrinė jugosllave, shqiptarėt nuk do tė mundin
dot sikur tė mobilizoheshin tė gjithė si komb, por vizoni i
Rugovės dhe aleancat e tij bėn qė nė dispozicion tė kauzės sė
tij tė vihej ushtria mė e madhe e botės, NATO e cila ishte pjesė
e njė prej tri fjalive tė Ibrahim Rugovės pėr 10 vitet e para tė
tij.
-
-
-
2. Sinqeriteti kundėr ėndrrės sė shqiptarėve pėr Bashkim
-
-
Ibrahim Rugova ėshtė i pari qė ka formuluar nė mėnyrė tė
sinqertė tezėn pėr pavarėsi tė Kosovės. Prej Kongresit tė
Berlinit shekullin e 19-tė e deri nė mes tė viteve e70-tė,
ėndrra e shqiptarėve ka qenė bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn.
Obsioni i pavarėsisė sė Kosovės shihej realisht si hipokrizi.
-
-
Ibrahim Rugova ėshtė udhėheqėsi i parė shqiptar qė e ka kėtė
tezė tė sinqertė. Ai e kishte tė modeluar nė vizionin e tij
pavarėsinė e Kosovės dhe punoi gjatė ta vizatonte atė pėr
shqiptarėt. Ka shumė histori vulgare me simbolet e tij me gurėt
qė dhuronte dhe flamujt qė qėndiste, me himnet qė prodhonte dhe
traditat kosovare qė donte tė ringjallte, por kjo vinte pik sė
pari se nė atelien e tij politike, modelohej sinqerisht njė
Kosovė e pavarur.
-
-
Pėr shumė tė tjerė nė Shqipėri dhe Kosovė ky ėshtė njė opsion
politik, por jo i sinqertė. Pėr Ibrahim Rugovėn ky ishte njė
opsion i sinqertė. Ai e respektonte Shqipėrinė por kurrė nuk
bėri asnjė gjest qė tė provonte se ishte nėn ndikimin e saj. Ai
ishte njė indipendentist natyral qė reformoi platformėn e
shqiptareve pėr Bashkim Kombėtar. Ai prodhoi njė histori tė re
pėr ēėshtjen shqiptare. Ai prodhoi Kosovėn e pavarur dhe
rikonfigurimin e interesave shqiptare nė Ballkan.
-
-
3.
Vlerat perėndimore
-
-
Rugova po ashtu prodhoi dhe njė histori tė re tė lidhjeve
shpirtėrore tė Kosovės me Perėndimin. Pėrkushtimi i tij ndaj
vlerave kristaine tė Evropės, toleranca e tij proverbiale ndaj
kundėrshtarėve dhe sinqeriteti i tij i pozimit para ikonės sė
Nėnė Terezės dhe Papės, e ktheu ēėshtjen e aleancės sė Kosovės
me Perėndimin, nė njė betejė tė re tė tij.
-
-
Nė
asnjė shoqėri imponime tė tilla si ajo qė Rugova i bėnte
shoqėrisė sė Kosovės nuk dot ė kalonin pa probleme. Nė asnjė
shoqėri me shumicė myslimane, predikimet pėr konvertim nė
katolicizėm dhe shkuarja drejt rėnjėve kristiane tė Evropės nuk
do tė kishte kaluar pa probleme pėr njė lider.
-
-
Pėr Ibrahim Rugovėn kėto kaluan jo vetėm pa probleme, por me njė
misticizėm i cili ka ēarmatosur ēdo zė kundėr tij. Ky dimension
e bėri atė po ashtu njė lider tė pranueshėm edhe pėr qytetarėt
jo shqiptarė tė Kosvės. Ai ėshtė lideri qė e pranoi Kosova, qė
ai, vizatoi nė mendjen e tij.
-
-
*
* *
-
-
Ibrahim Rugova iku. Me po aq qetėsi sa pėrballoi gjithė betejat
e paimagjinueshme politike dhe historike, pėrballoi dhe
sėmundjen e qartė tė tij. Aq tė bukur tentoi ta bėnte ikjen, sa
shumė kush, nisur nga magjia politike e tij, filloi tė besonte
dhe tek magjia biologjike e mundjes sė kancerit tė mushkėrive.
-
-
Pėr vite tė tėra sa herė kam pas rastin ta takoj atė dhe ti
vizatoj si gazetarė miqtė dhe armiqtė e tij, mė ka injoruar
pėrshkrimin qė i kanė bėrė.
-
-
Nuk kam dėgjuar asnjėherė tė pranojė dhe tė shprehet pėr
kundėrshtarėt pėr kritikėt dhe ata qė e sulmonin.
-
-
Nuk jetoi gjatė, por tashmė shikoj se dhe kaq pak jetė sa pati,
i mjaftoi ti bindte tė gjithė se kishte tė drejtė.
-
-
Iku gati pa asnjė armik, pa asnjė kundėrshtar, pa asnjė rival
dhe kam frikė, pa asnjė pasardhės.
-
-
Siē mund tė ikte njė i dėrguar i zotit pėr shqiptarėt.
|
|