|
-
Prishtinė,
21 janar 2006 /TN /QIK
- Kryesia e LDK-sė ka lėshuar njė komunikatė me
rastin e vdekjes sė Presidentit Rugova, i cili deri nė vitin e
klauar ka qenė nė nė krye tė kėsaj partie. Nė komunikatė thuhet:
-
"Sot nė mesditė ndėrroi jetė Dr.Ibrahim Rugova, President i
Kosovės, themeluesi dhe Kryetari i LDK sė , prijėsi dhe simboli
i lirisė, pavarėsisė dhe demokracisė sė Kosovės.
-
-
Me kėtė rast familjes sė Presidentit
Rugova, qė pati privilegjin qė Kosovės dhe popullit tė saj t'ia
japė vizionarin, luftėtarin e vendosur pėr lirinė, pavarėsinė
dhe demokracinė e Kosovės, i shprehim ngushėllimet mė tė thella
pėr humbjen e Zotit tė Shtėpisė.
-
-
Kryesia e LDK sė, duke shprehur
nderimin dhe respektin e thellė pėr simbolin e lirisė e tė
pavarėsisė sė Kosovės, shpreh ngushėllimet mė tė thella gjithė
popullit tė Kosovės, institucioneve demokratike, simpatizantėve
dhe anėtarėsisė sė gjerė tė LDK sė brenda dhe jashtė vendit, dhe
tė gjthė atyretė cilėt gjithmonė ishin pėrcjellės dhe mbėshtetės
tė palėkundshėm tė vizionit, tė veprės dhe tė punės sė
Presidentit Rugova pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e
Kosovės.
-
Lidhja Demokratike e Kosovės nė kėto momente tė rėnda tė
dhembjes thekson pėrkushtimin e saj tė palėkundshėm pėr
vazhdimin e rrugės sė trasuar nga Prijėsi dhe Presidenti
historik i Kosovės nėrealizimin e plotė tė pavarėsisė dhe tė
shtetit demokratik tė Kosovės", thuhet nė fund tė komunikatės.
-
Edhe Forumi i Gruas i LDK ka lėshuar njė komunikatė nė tė cilėn
thuhet kjo organizatė dhe anėtarėsia e gjėrė e saj mori me
pikėllim tė madh vdekjen e hershme tė presidentit tė Kosovės dr.
Ibrahim Rugova.
-
Nė kuadėr tė kėsaj FG i LDK, Dega Gjakovė ndan dhembjen e thellė
me familjen Rugova, qytetarėt e Kosovės dhe mbarė anėtarėsinė e
Forumit tė Gruas.
|
|