|
-
Shkup,
21 janar 2006 /TN /QIK
- Lajmi pėr vdekjen e Presidentit tė Kosovės,
Ibrahim Rugova, me dhembje dhe pikėllim tė thellė ėshtė pritur
edhe nga shqiptarėt nė Maqedoni. Me kėtė lajm tė dhimbshėm
fillojnė tė gjitha lajmet e mediave elektronike tė Maqedonisė.
-
-
Me rastin e vdekjes sė kryetarit
Rugova, ngushllime kanė shprehur kreu shtetėror dhe kryetarėt e
tė gjitha partive politike shqiptare nė Maqedoni. Nė telegram
ngushllimin e presidentit tė Maqedonisė, Branko Cėrvenkovski,drejtuar
kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci,nė mes tjerash
thuhet ?Me dhimbje pranova lajmin pėr vdekjen e presidentit tė
Kosovės dr.Ibrahim Rugova.
-
-
Nė kėto momente tė vėshtira pėr Ju
dhe pėr popullin e Kosovės , mė lejoni qė nė emėr tė qytetarėve
tė Republikės sė Maqedonisė dhe nė emrin tim t'u shpreh
ngushėllimet e mija tė sinqerta" ka theksuar Cėrvenkovski, duke
shprehur bindjen se qytetarėt dhe autoritetet e Kosovės do tė
gjejnė fuqi pėr tejkalimin e kėsaj humbje tė madhe. Keqardhje tė
the llė kanė shprehur edhe kryeministri Vllado Buēkovski dhe
Qeveria e Maqedonisė.
-
-
Kryetarit tė Kuvendit Nexhat Daci
,Kryeministrit Bajram Kosumi ,Kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė
Kosovės, Familjes Rugova dhe qytetarėve tė Kosovės ngushėllime u
kanė dėrguar edhe drejtuesit e partive politike shqiptare nė
Maqedoni. ?Gjithė populli shqiptar, kudo qė ndodhet, e ndien dhe
ndanė me Ju dhimbjen pėr humbjen e madhe pėr Kosovėn, pėr Ju dhe
pėr tė gjithė ne.
-
-
Duke Ju pėrcjellė ngushėllimet e
mia, tė bashkėpunėtorėve tė mi dhe tė gjithė shqiptarėve tė
Maqedonisė, Ju lus tė bėheni tė fortė dhe dhimbjen ta ktheni nė
pėrkushtim edhe mė tė vendosur nė pėrcaktimin jetik tė kryetarit
tė ndjerė Rugova ; gjithēka nė shėrbim tė pavarėsisė sė
Kosovės.?thuhet nė telegram ngushėllimin e kryetarit tė BDI sė
Ali Ahmeti.
-
-
Edhe kryetari i Partisė Demokratike
Shqiptare Arben Xhaferi , shpreh pikėllimin e thellė pėr vdekjen
e presidentit Rugova. ?Zoti Rugova dha kontribut tė madh nė
zhvillimin e politikės nė mesin e shqiptarėve,tė zhvillimit tė
ideve pėr pavarėsi tė Kosovės.
-
-
Ai ishte lideri mė atipik politik
nė tė gjitha hapėsirat e Ballkanit. Nė kohėn kur tė tjerėt hapen
skemėn e luftės ai ishte lider i paqes dhe falė kėsaj strategjie
ai krijoi imazh shumė pozitiv te faktorėt ndėrkombėtar?,thuhet
nė prononcimin e kryetarit tė PDSH sė, Arbėn Xhaferi. Nė
telegram ngushėllimin e kryetarit tė PPD sė, Abdylhadi Vejseli
,thuhet se presidenti Rugova do tė mbetet pjesė e historis ė mė
tė re tė popullit shqiptarė ,me tė cilėn do tė identifikohet
njohja ndėrkombėtare e pavarėsisė sė Kosovės.
(RTK)
|
|