|
-
Prishtinė,
21 janar -
Lajmi pėr vdekjen e Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova
ėshtė lajm i dhimbjes sė madhe pėr gjithė Kosovėn dhe qytetarėt
e saj, - thuhet nė deklaratėn e Kryeministrit Bajram Kosomi.
-
"I shpreh ngushėllimet e mia mė te sinqerta familjes sė
Presidentit Rugova dhe bashkėndjejė dhimbjen me te.
-
Unė besoj fuqishėm se familja e Presidentit Rugova do ta gjejė
forcėn pėr tė tejkaluar dhimbjen e madhe pėr humbjen e njeriut
mė tė dashur tė saj.
-
Vdekja e Presidentit ėshtė njė humbje e madhe pėr Kosovėn.
-
Shpreh ngushėllimet e mia mė tė sinqerta qytetarėve tė Kosovės
dhe i ftoj qė tė gjithė tė marrin shembullin dhe idealin e
Presidentit tonė nė angazhimet pėr pavarėsinė e Kosovės.
-
Presidenti Rugova me vizionin e tij pėr tė ardhmen e Kosovės ka
qenė simbol i bashkimit dhe nė historinė e re do tė mbetet
figura mė e fuqishme politike dhe simbol i pavarėsisė sė
Kosovės.
-
Njeri i durimit dhe i forcės intelektuale, presidenti Ibrahim
Rugova, ka trasuar rrugėn e tolerancės, dialogut, tė
pėrkushtimit dhe mirėbesimit.
-
Edhe pėrtej kufijve tė Kosovės, kudo nėpėr botė Presidenti
Rugova ka krijuar imazhin e njeriut tė pavarėsisė.
-
Nė kėto ēaste pikėllimi, Kosovės i duhet mė shumė se kurrė
bashkimi dhe forca jonė pėr tė tejkaluar dhimbjen e madhe pėr
humbjen e njeriut tė paqes dhe tė pavarėsisė.
-
Pjekuria dhe bashkimi jonė nė kėtė fazė tė rėndėsishme pėr
Kosovėn duhet t'i shėrbejė ndėrtimit tė sė ardhmes sonė,
themelet e sė cilės i ka vėnė Presidenti Rugova".
|
|