|
-
Prishtinė,
21 janar 2006 /TN /QIK
- Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha
ngushėlloi sot popullin e Kosovės dhe institucionet e saj pėr
vdekjen e Presidentit Rugova nė njė deklaratė pėr shtyp, duke e
kujtuar me pietetet tė lartė personalitetin e tij si dhe
njėherit mikun e tij.
-
"Sot, me dhimbje tė thellė, zi tė rėndė, pikėllim tė madh, ēdo
shqiptar mėsoi lajmin e hidhur tė ndarjes nga jeta tė
Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, prijėsit dhe legjendės
sė qėndresės qytetare, misionarit tė madh tė paqes, pavarėsisė
sė Kosovės, mikut tė madh, tė ēmuar tė perėndimit nė Ballkan.
-
Doktor Ibrahim Rugova pėr 18 vjet udhėhoqi qėndresėn legjendare
tė qytetarėve tė Kosovės pėr liri, pavarėsi, dinjitet. Ai u
shndėrrua nė mishėrimin e aspiratave, shpresave, idealeve mė
fisnike tė qytetarėve tė Kosovės, tė cilat i mbrojti me njė
pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, me njė qendresė epike, me sukses
tė madh.
-
Sot, ai ndahet nga qytetarėt e tij qė aq shumė e deshėn dhe e
respektuan, ndahet nga familja, ndahet nga miqtė e tij, por
jeta, shpirti, vepra e Ibrahim Rugovės shndėrrohet nė dritė, nė
frymėzim pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės, qė me pėrkushtim,
tolerancė, tė ēojnė pėrpara Kosovėn, si njė shoqėri demokratike
tė qytetarėve tė barabartė pėrpara ligjit, si njė vend tė
pavarur, i sigurtė nė tė ardhmen e tij europiane, integrimin nė
NATO dhe nė BE.
-
Duke i shprehur ngushėllimet e mia mė tė sinqerta, sė pari
familjes sė mikut tim tė dashur, presidencės, qeverisė dhe mbarė
qytetarėve tė Kosovės, unė lutem sė bashku me tė gjithė
shqiptarėt qė shpirti i Presidentit Rugova tė gjejė paqen e
merituar, qė vepra e tij tė konkretizohet sa mė shpejt nė njė
Kosovė tė pavarur tė integruar nė institucionet euro-atlantike.
-
Qeveria shpreh solidaritetin, simpatinė vėllazėrore me familjen
Rugova, pėr qytetarėt e Kosovės, tė cilėt kam bindjen mė tė
thellė se do tė dinė qė kėtė zi, kėtė dhimbje, kėtė pikėllim, ta
shndėrrojnė nė njė forcė, energji, pėr tė realizuar plotėsisht
veprėn e madhe tė Ibrahim Rugovės, pavarėsinė e Kosovės dhe
integrimin e saj nė Evropė, thuhet nė deklaratėn pėr shtyp tė
kryeministrit Berisha.
|
|