|
-
Prishtinė,
21 janar 2006 /TN /QIK
- Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Alfred
Moisiu, i dėrgoi sot njė mesazh ngushėllimi Kryetarit tė
Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, me rastin e ndarjes nga jeta
tė Presidentit Ibrahim Rugova.
-
Nė mesazhin e z. Moisiu ndėr tė tjera thuhet: Me hidhėrim tė
thellė mora vesh lajmin e ndarjes nga jeta tė Presidentit tė
Kosovės, burrit tė shtetit dhe mikut tim, Ibrahim Rugova.
-
-
Kjo ėshtė njė humbje e madhe pėr
popullin e Kosovės, pėr popullin shqiptar, dhe qė e ndjen e
gjithė bota shqiptare.
-
Ibrahim Rugova ėshtė udhėheqėsi historik i Kosovės. Ai ia
kushtoi tėrė jetėn e tij ardhmėrisė sė Kosovės dhe ka njė meritė
tė veēantė nė futjen e Kosovės nė axhendėn ndėrkombėtare dhe nė
orientimin e saj drejt pavarėsisė.
-
Rugova mishėronte cilėsi tė vyera tė popullit tė tij. Menēuria
dhe urtėsia e tij u bėnė simbol i rezistencės paqėsore, njė
etapė qė do tė mbetet e pashlyeshme nė historinė e Kosovės.
-
-
Rezistenca paqėsore, lufta
ēlirimtare dhe sakrificat e popullit, prodhuan Kosovėn e sotme,
njė vend qė po shkon drejt pavarėsisė, si njė shtet demokratik
dhe europian.
-
Edhe nė kėto momente tė dhimbjes sė madhe, humbja e Rugovės,
pėrbėn njė apel pėr popullin dhe klasėn politike tė Kosovės, pėr
tė qenė mė tė bashkuar se kurrė nė emėr tė idealeve tė mėdha, tė
cilave ia kushtoi jetėn edhe Rugova.
-
Me pikėllim tė madh, nė emėr tė popullit shqiptar dhe nė emrin
tim personal i shpreh ngushėllimet mė tė thella familjes,
popullit dhe qeverisė sė Kosovės.
|
|