|
-

-
Prishtinė 21 janar 2006 /TN /QIK
- Philip S.
Goldberg, shef i misionit tė SHBA-ve nė Kosovė, me rastin e
vdekjes sė Kryetarit Rugova dha njė deklaratė pėr shtyp, nė tė
cilėn shpreh pikėllimin e thellė.
-
"Me pikėllim tė thellė mėsova sot pėr vdekjen e Kryetarit
Ibrahim Rugova. Kosova ka humbur njė udhėheqės tė dashur dhe
SHBA-tė kanė humbur njė mik tė vjetėr dhe tė nderuar. Ai tashmė
e ka tė siguruar vendin nė historinė e Kosovės dhe nė zemrat e
njerėzve kėtu dhe nė botė.
-
Ai e fitoi admirimin e popullit amerikan pėrmes veprimeve tė
tija paqėsore gjatė viteve tė 90-ta qė i bėri pėrkundėr
vėshtirėsive shumė tė mėdha.
-
-
Kryetarin e takova pėr herė tė parė
para njėmbėdhjetė viteve dhe atė e njoha mirė nė kėtė njė vit e
gjysmė tė fundit. Gjatė kėsaj kohe u krijua respekti im pėr
guximin e tij si dhe pėr pėrkushtimin e tij vetėmohues ndaj
kauzės sė Kosovės.
-
Jam i sigurtė qė njerėzit e Kosovės do tė nderojnė kujtimin pėr
tė duke vazhduar punėn qė e filloi ai. Unė i shpreh ngushėllime
familjes sė tij dhe gjithė atyre qė e vajtojnė vdekjen e tij",
thuhet nė deklaratėn e shefit tė zyrės amerikane nė Kosovė,
z.Goldberg.
|
|