|  KULTURË  |  HISTORI  |   POLITIKË  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

HISTORI

   
 

EMRA ILIRË TË VENDEVE E TË LUMENJVE NË SERBI
(Sipas slavistëve Ivan Popović e Ivan Duridanov)

 
 

 
21 janar 2006 /TN
 
Dr. Skënder GASHI - Vjenë (Austri)
 
Mbështetur mbi faktorin kohë, historia e Ballkanit dhe e popujve autoktonë të tij: dardanëve, grekëve, ilirëve, thrakasve dhe të etnive të tjera më të vogla të kohës së para invadimit të sllavëve në këtë hapësirë, nuk mund të jenë objekt trajtimi i sllavistikës sepse, siç e kishte thënë njëherë dijetari kosovar I. Ajeti në një simpozium të mbajtur në Beograd, nuk është punë e sllavistikës - dijes filologjike mbi sllavët e mbi degëzimet e gjuhëve sllave - të nxjerr përfundime se në ç’territore jetuan dhe u individualizuan gjuhët indoeuropiane të atyre popujve para se në këtë hapësirë të vinin sllavët.
 
Në dritën e rrethanës se e vetmja dyndje për të cilën ka shënime të bollshme historike është ajo e sllavëve, kjo ka të bëjë në rend të parë edhe me vendin e formimit të gjuhës e të etnisë shqiptare e të asaj rumune në Ballkan. Kudo që të jenë formuar, këto dy etni e gjuhë ato janë etni e gjuhë parasllave. Në relacion me sllavët ardhës, të cilët u krishterizuan afër rreth dhjetë shekuj pas pararendësve të shqiptarëve e të rumunëve, mbtet çështje që s’u hy n’udhë sllavëve t’ua përkufizojnë hapësirën etnolinguistike popujve që i gjetën, kur erdhën në hapësirën e Ballkanit parasllav.
 
Për gjendjen e gjetur nga sllavët dhe pasojat që i solli ardhja e tyre në gadishullin e Ballkanit shkroi edhe dijetari i merituar serb I. Popović.[ khs. punimin e tij : Bemerkungen über die vorslavischen Ortsnamen in Serbien, në Zeitschrift für slavische Philologie Bd. XXVIII, Heidelberg 1960.] Sllavët, sipas këtij studiuesi, paskan ardhur në Ballkanpadyshim në shek. VI dhe që atëherë qenkan bërë popullatë ndenjëtare.
 
Kjo po u dëshmuaka edhe me kontinuitetin sllav të shumë emrave të vendeve, midis të cilave po biekan edhe Lipljan nga Ulpiana; Skopje nga Scupi. (SG: tjetërkund ky ka thënë se te Scupi ka kontinuitet shqiptar dhe se trata sllave Lipljan është një formim mbi baza të etimologjisë popullore serbe [SG: i pas shek. 12 ?) që u lind si rezultat i barazimit të atij emri, për sllavët, të panjohur kuptimisht, me emrin lipa bot. Tilia bli,- ri”] ) dhe Cibrica në Bullgari nga Κέβρος e Ogosta nga A(u)gusta në Bullgari.[ I. Popović: Die Einwanderung der Slaven in das Oströmische Reich im Lichte der Sprachforschung, Zeitschrift für Slawistik, Bd. III, 1958, fq. 706.] Në relacion me Dardaninë antike, përkatësisht me Kosovën e sotme, kjo paska ndodhur sepseSerbët e pushtuan pothuaj gjithë Serbinë qysh me rastin e invadimit më të hershëm drejt jugut të Ballkant; që kjo hapësirë nuk u takoi shteteve të para feudale të serbëve, nuk e ndryshon aspak këtë fakt sepse, siç u tregua, toponimet janë dëshmi e mjaftueshme për këtë” – thoshte
 
Harta Nr. 1.: Dialektet kryesore sllave të jugut. Drejtimet kryesore të depërtimeve të sllavëve, të cilat përputhen me gjeografinë e sotme dialektore [Hartë e huazuar nga punimi i Ivan Popović: Die Einwanderung der Slaven in das Oströmische Reich im Lichte der Sprachforschung, në Zeitschrift für Slawistik, Bd. III, 1958, fq. 707.]
 
I. Popović .[Bemerkungen ..., fq. 114 : „1. Die Serben besetzten fast ganz Serbien schon bei dem frühesten südl. Einfall auf dem Balkan; dass dieses Gebiet den ersten serbischen Feudalstaaten nicht angehörte, kann an dieser Tatsache nichts ändern, da, wie gezeigt, Ortsnamen bewiesend genug sind.]
 
Autori ynë konstatonte në vazhdim seedhe në Serbi u zhvillua, sado që më dobët se në Maqedoni, në Bullgarinë perëndimre e në Dalmaci, simbioza midis romanëve autoktonë dhe barbarëve (SG. ilirëve e thraksve) të romanizuar dhe sllavëve ardhacakë, kështu që as në këtë vend nuk u ndërpre kontiniteti midis lashtësisë romake dhe mesjetës sllave”.[ khs. cit. origj. „2. Auch in Serbien entwickelte sich, wenn auch schwächer als in Mazedonien, Westbulgarien und Dalmatien, die Symbiose zwischen den altangesessenen Romanen und romanisierten Barbaren und den slavischen Einwanderern, so dass auch in diesem Land die Kontinuität zwischen dem römischen Altertum und dem slavischen Mittelalter nicht unterbrochen sein kann.“ Ivan Popović: Bemerkungen ... fq. 114.]
 
Po këtë mendim autori ynë e elaboronte edhe në një punim tjetër të tijin. Këtu ky konstatonte se: „Mund të merret se që në shek. 6 i gjithë Ballkani, me fare pak përjashtime ishte bërë vend i sllavëve dhe se rrjeti i vendbanimeve sllave ishte i dendur pothuaj gjithandej kah, jo vetëm në Jugosllavi e në Bullgari, të cilat edhe mbetën vende të sllavëve, porse gjithashtu edhe në Greqi e në Shqipëri, në të cilat pas sllavizimit ndodhi desllavizimi”.[ Es ist also damit zu rechnen, dass bereits im VI Jh. Der gesamte Balkan, mit ziemlich geringen Ausnahmen, zu einem slavischen Land geworden ist, und dass das Netz der slavischen Siedlungen fast überall dicht war, nicht nur in Jugoslavien und Bulgarien, die eindeutig slavisch gebieben sind, sondern auch in Griechenland und Albanien, wo es nach der frühen Slavisierung zur Entslavisierung gekommen ist“ Nga: I. Popović: Die Einwanderung ..., fq. 709]
 
Kjo tezë e autorit tonë lidhet me mendimin e përhapur dhe të pësëdytur deri në ditë tonat, kinse në hapësirën etnolinguistike të shqipes paska pasur një rishqiptarizim, një desllavizim të nomenklaturës topike, gjë që nuk i përgjigjet realitetit. Desllavizimi apo rishqiptarizimi i toponimisë së hapësirës etnolinguistike shqiptare nuk ka ndodhur kurrnjëherë (nëse lehet anash një dekret që nuk u realizua i mbretit Zog dhe tentimi më shumë se naiv i njëfarë Komisioni të „Standardizimit të toponimisë së Kosovës që doli pas Luftës për Kosovën, 1999). Të gjithë ata që kanë menduar e vazhdojnë të mendojnë gabimisht se paska pasur (ri)shqiptarizim të toponimisë nisen nga fakti se një punë të këtillë, në formë të organizuar, shtetërore, me akademinë greke të shkencave në krye, e kanë bërë grekët.
 
Kështu, psh. I. Popović konstatonte se procesi i rigreqizimit që më së pari paska filluar në Peloponez, „Në vetë Heladën, ku shtresa sllave u mbulua përsëri nga gjuha greke, nuk mund të ndiqet më fati i toponimeve parasllave; përkundër kësaj, dalin edhe sot në gojën e greqishtfolësve trajta shumë të vjetra toponimesh sllave të cilat, sikundër u tha, do të jenë lindur poashtu në kohën e ngulimeve më të herëshme të sllavëve, prandaj në to ruhen trajta më të vjetra se gjuha e shkruar, letrare e Cyrillit dhe e Methodit. [I. Popović: Die Einwanderung ..., fq. 706.] Çështjeshumë më e vështirë është ajo nëse edhe në Jugoslavi, përkatësisht në Ballkanin Perëndimor sllavët, me rastin e ardhjes së tyre, gjetën këndej përkrah romakëve edhe ilirë. ” - thotë autori ynë.
 
Sado që ky, njëherë, e hedh poshtë mendimin pozitiv të P. Skok për një kontakt të sllavëve me ilirët, ngre zë kundër mendimit të autorit Schütz i cilinë librin e tijDie geographische Terminologie des Serbokroatischen ishte përpjekur ta dëshmonte të përkundërtëm, përkatësisht që Ballkani perëndimor (më saktësisht sterea e tij) në kohën e dyndjes së sllavëve na paska qenë një hapësirë e pa njerëz, kështu që sllavët e paskan gjetur këtë hapësirë si një vakum”.
 
Vetë I. Popović thotë se megjithatë „edhe këtu duhet ti kemi parasysh elementet josllave, përkatësisht parasllave dhe seNëse në këtë mes kemi të bëjmë me ilirë ende të ruajtur apo me ilirë të romanizuar, mbi bazën e gjendjes së sotme të dijes, për fat të keq, nuk mund të vendoset”.[ Popović: Die Einwanderung ..., fq. 713.] Megjithatë, për I. Popović -in, mbetet punë e kthjellët se këta autoktonë flisnin që të gjithë gjuhë indoeuropiane: „Në kohën e fillimit të sllavizimit, kemi të bëjmë gjithandej me gjuhë indoeuropiane: në perëndim (në Jugosllavinë e sotme, duke e pëjashtuar Serbinë lindore dhe Maqedoninë) pstaj në Shqipëri flitej ilirisht, në lindje (në Bullgari, në Serbinë lindore e pjesërisht [edhe] në Maqedoni) - thrakisht; së fundi, për në jug të Maqedonisë, duhet marrë në konsideratë edhe makedonmishten [jo maqedonishten e sotme, vër. e imja.]e vjetër”[ Popović: Die Einwanderung ..., fq. 712.] parasllave.
 
Mbi bazën e kësaj analize, I. Popović konstaton se „ […] ne kemi dëshmi të sigurta se në stere [SG: pjesën kontinentale] materialin gjuhësor - sllavët, së pakut në lindje, praktikisht në hapësirën bullgare - jo gjithëherë e morën nga grekët e nga romakët, porse edhe drejtpërdrejt nga popuj të tjerë përkatësisht nga barbarët [SG: ilirët e thrakët] autoktonë” […] Me fjalë të tjera, kur sllavët u dyndën në Ballkan, gadishulli ishte së pakut pjesërisht ende i banuar nga barbarë dhe jo kryekreje nga latinë, përkatësisht grekë.[ Poai, poaty, fq. 712.] Këtë pjesë të trajtesës së tij, I.
 
Popović e mbyll me bindjen e tij se Gjuha thrakase, ç’është e drejta, nuk ka vdekur ende, sepse ajo vazhdon të jetojë në formën e saj të shqipes”[ Popović: Die Einwanderung ..., fq. 713.] së sotme, për ta përfunduar këtë me konstatimin, përkitazi me huazimet sllave të shqipes, për të cilat ky thotë se: „disa albanologë e marrin vendosjen e sllavëve në Shqipëri si një dyndje të mëvonëshme (shek. VII) e cila ngjau në kohën kur shqiptarët tashmë banonin në Shqipëri; siç kujtoj se e kam treguar edhe vetë bindshëm (në ZfsPh.XXVI), kjo tezë është kryekëput e gabueshme sepse të gjithë emrat parasllavë të Shqipërisë, që sot përdoren nga shqiptarët, shqiptarët i morën me ndërmjetësimin e sllavëve”.[ Poai, poaty, fq. -709.]
 
Ky pranonte megjithatë se „Ç'është e drejta, nuk mund të pranohet që i gjithë ndikimi sllav mbi shqiptarët të ketë ndodhur që në krye të herës në hapësirën e sotme të Shqipërisë; aq më parë duhet të llogarisim