|
-
Prishtinė,
21 janar 2006 /TN /QIK
- Kuvendi i Kosovės ka lėshuar njė deklaratė me
rastin e vdekjes sė Presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova.
Nė kėtė deklaratė thuhet:
"Sot mė 21 janar tė vitit 2006 ndėrrojė jetė Presidenti i
Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, ė?shtė ky lajmi mė i pikėllueshėm
pėr mbarė popullin e Kosovės pėr tė gjithė qytetarėt e saj.
Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova ėshtė personaliteti mė i
merituar i historisė shtet formuese tė Kosovės, ėshtė ideologu
dhe bartėsi i idesė dhe i pėrjetėsimit tė pavarėsisė sė Kosovės
i vullnetit shekullor tė shumė gjeneratave atdhetare qė punuan
dhe u sakrifikuan pėr Kosovėn Shtet Sovran dhe tė Pavarur, pėr
popullin e saj tė dinjiteshėm e tė lirė nė gjiun e popujve dhe
tė civilizimit evropian.
Presidenti i Kosovės dr. Ibrahim Rugova ishte i pari veprimtar
nė Evropėn juglindore qė bėri shkėputje nga diktatura komuniste
duke krijuar tė parėn parti demokratike nė tė cilėn aderoi mbarė
populli i Kosovės si akt kundėrshtimi tė okupimit serb tė
Kosovės.
Filozofia e rezistencės aktive paqėsore , format e kundėrvėnies
qytetare, organizimi vetanak demokratik e autonom e autokton i
institucioneve demokratike tė Kosovės, qė pėrfshiu gjithė
sistemin e edukimin e arsimimit dhe sistemin shėndetėsor,
sistemin financiar duke pėrfshirė dhe mbajtjen e zgjedhjeve
demokratike parlamentare dhe presidenciale bėnė qė Kosova dhe
populli i saj tė admirohen pėr filozofinė politike e cila kulmoi
me luftėn ēlirimtare tė popullit tė Kosovės, tė Ushtrisė
Ēlirimtare tė saj, qė solli edhe intervenimin dhe mbėshtetjen
ushtarake tė NATO s.
Nėn udhėheqjen e Presidentit Rugova Kosova pėr herė tė parė nė
historinė e vet e pėrjetoi lirinė e pėrjetoi jetėn e lirė dhe tė
qetė, prosperitetin ekonomik dhe tė gjithanshėm nė tė gjitha
sferat e jetės dhe tė punės dhe rrugėn e integrimeve
euroatlantike.
Vizioni i Presidentit Rugova ishte dhe mbeti Kosova e lirė,
sovrane dhe e pavarur e integruar nė strukturat euroatlantike nė
miqėsi tė pėrhershme me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Vepra e Presidentit Ibrahim Rugova ėshtė bazamenti mbi tė cilin
po ndėrtohet e do tė zhvillohet Kosova e ardhmėrisė, Kosova e
bijve dhe bijave tona, Kosova e qytetarėve me liri dhe tė drejta
tė barabarta pa asnjė dallim.
Institucionet e Kosovės janė unike nė kėto ēaste tė dhimbshme,
janė tė vendosura qė tė pėrmbushin tė gjitha obligimet
kushtetuese dhe ligjore pėr tė s?nd?rtuar vullnetin e popullit
tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi, pėr tė pėrmbushur dėshirėn e
Presidentit tė vet Ibrahim Rugova.
Populli i Kosovės si gjithherė nė ēastet kur e kėrkon historia,
edhe tash ėshtė i pėrkushtuar me vetėmohim tė kapėrcejė ēdo
vėshtirėsi dhe tė realizojė idealin e tė gjithė atdhetarėve pėr
jetė tė lirė, tė qetė dhe tė prosperitetshme, duke dhėnė
angazhimin e kontributin e vet kudo qė kėrkohet. Me kėtė ne
pėrmbushim edhe amanetin e Presidentit tė Kosovės Ibrahim
Rugova.
Le tė prehet nė paqe , nė parajsėn e pėrjetshme shpirti i
Presidentit tė Kosovės dr. Ibrahim Rugova.
Zoti e bekoftė familjen Rugova
Zoti e bekoftė Kosovėn dhe popullin e saj
Prishtinė 21 janar 2006.
|
|