|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Tupurkovski: Pavarėsia e Kosovės ėshtė jo vetėm e pashmangshme, por edhe e logjikshme

 
 

 
Uashington, 2O janar 2006 /TN /QIK - Pavarėsia e Kosovės ėshtė jo vetėm e pashmangshme, por edhe e logjikshme dhe Shkupi e ka pranuar njė zgjidhje tė tillė tė statusit, ka thėnė kryetari i Alternativės Demokratike tė Maqedonisė, Vasil Tupurkovski, nė njė diskutim tė zhvilluar nė qendrėn Wilson nė Uashington "Kosova do tė marrė pavarėsinė.
 
Pėr shumė kohė nė Maqedoni nuk pranohej kjo mundėsi. Tani ky ėshtė opinioni zyrtar i qeverisė dhe ky ėshtė njė opinion i justifikueshėm, pasi nuk mendoj se ėshtė e imagjinueshme qė Serbia tė rimarrė sovranitetin, ndėrkohė qė aktualisht nė Kosovė nuk ka institucione tė Serbisė, nuk ka forca ushtarake apo policore tė Serbisė.
 
Nuk mendoj se ėshtė realiste tė mendohet se mund tė rikrijohen kėto institucione dhe struktura, pėr tė penguar pavarėsinė e Kosovės, ndėrkohė qė ekziston aktualisht njė qeveri e Kosovės, e mbėshtetur nga prania ndėrkombėtare", ėshtė shprehur Tupurkovski, njofton "Zėri i Amerikės".

Por pėr Tupurkovskin problemi qėndron nė bashkimin nė tė ardhmen ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės, qė sipas tij, ėshtė njė fakt i pashmangshėm. Kjo, thotė ai, do tė krijojė njė realitet tė ri gjeopolitik nė Ballkan qė mund tė ndikojė ndjeshėm nė njė vend tė vogėl si Maqedonia.

Por Tupurkovski shton se ēdo tendencė destabilizuese mund tė shmanget me njė angazhim serioz tė perėndimit nė zhvillimet e Ballkanit:

"Eshtė e mundur tė krijohet ky shtet i ri, i cili do tė jetė njė rezultat i logjikshėm i prirjeve tė njė kombi pėr tė jetuar i bashkuar, dhe njėkohėsisht tė shmangen pasojat pėr vendet e tjera nė Ballkan".
 
Kjo, thotė Tupurkovski, arrihet me garanci serioze pėr tė njė ardhme tė afėrt tė Maqedonisė nė Nato dhe nė Bashkimin Evropian, gjė qė do tė nxiste investimet dhe do tė bėhej faktor stabiliteti dhe begatie nė kėtė vend.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.