|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Shpifja dhe fyerja ndalohen me ligj civil, 6 marsi ditė e dėshmorėve

 
 

 
Prishtinė, 20 janar 2006 /TN /QIK - Kuvendi i Kosovės miratoi sot projektligjin pėr fyerje dhe shpifje, qė peretendon tė zėvendėsojė sanksionimin ligjor qė bėn Kodi Penal i Kosovės. Deputetėt nė seancėn e pasdites me shumicė votash miratuan nė parim projektligjin pėr konflikte administrative dhe projektligjin pėr ditėn e dėshmorit.

Miratimi nė parim i projektligjit kundėr shpifjes dhe fyerjes u bė me 51 vota pėr, 8 kundėr dhe me katėr abstenime, pas njė debati tė gjatė dhe vėrejtjeve tė shumta nė projektligj, ndėrsa qė partia opozitare PDK-ja, pėrkatėsisht kryetari i Komisioni pėr Ēėshtje Gjyqėsore dhe Legjislacion, ka kėrkuar heqjen nga procedura, nė emėr tė zbrazėtive dhe tė metave tė projektligjit.

Avokatja Nekibe Kelmendi nė emėr tė grupit parlamentar tė LDK-sė, e pėrkrahu projektligjin, por duke kėrkuar pėrmirėsime tė ndjeshme nga komisionet parlamentare. Ajo tha se ndonėse pėrcakton projektligji procedurėn e pėrgjegjėsisė, gjithėsesi duhet tė saktėsohet lartėsia e dėnimit, pėrkatėsisht minimumi dhe maksimumi.
 
Ajo poashtu ka sugjeruar edhe ndryshimin e emėrtimit tė projektligjit, gjė qė ėshtė pranuar edhe nga kryeministri Kosumi. Kryeministri Kosumi nė ekspozen e projektligjit tha se sponzorizuesi ka marrė parasysh edhe rekomandimet e bėra tė Kėshillit tė Evropės, gjatė njė vizite tė bėrė atje pėr kėtė qėllim.

"Duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm nė definime, sepse kėto definime, janė shumė tė pakujdesshme, pėr kėto dy elemente tė sjelljes (fyerja dhe shpifja). Nė bazė tė formulimeve qė kanė e bėjnė fyerje, absolutisht ēdo deklaratė mund tė konsiderohet fyerje, se nė tė folurit ironik dikush mundet mu prekė", tha deputeti i LDK-sė Sabri Hamiti.
 
Ai tha se ka situata njerėzore qė duhet tė definohet sepse mund tė arsyetohet nė qindra mijė mėnyra. Ai pėrkujtoi se ligji nuk duhet tė jap kuptime tė dyta, sikurse me konotacionet nė literaturė. Ēėshtje mė vete tha ai ėshtė fyerja qė bėhet dhe shumėzohet publikisht.

"Unė po ju them qė qoftė edhe me kėtė ligj kaq tė butė, po tė vepronte ligji, gjysma e gazetave tona do tė falimentonin, sepse edhe ashtu me tirazhe nuk janė duke u mbajtur, por me donacione. Pra, po tė veprojė edhe ky ligj kaq liberal qė ėshtė pėr njė javė do tė falimentonin tė gjitha", tha Hamiti.
 
Ai kėrkoi qė kundėrpėrgjigja, pėrkatėsisht demantet tė bėhen nė tė njėjtėn masė qė bėhen edhe shpifjet, duke nėnkuptuar se ato duhet tė dalin nė tė njėjtin vend dhe me tė njėjtėn madhėsi, siē ėshtė bėrė me shpifjen. Kjo, tha ai, do t'i bėnte tė mendoheshin ato pėr shpifje, por jo nėse lejohet qė ato demantet t’i botojnė nė kėnde tė ndryshme me zvogėlim shkronjash.

Sabri Hamiti tha se diskutimin e mbėshtet nė faktet se ligji ua lejon kėtė sjellje mediave. Nė ligj nuk duhet tė figurojė qė kundėrpėrgjigja qoftė edhe nė media televizive tė lihet sipas mundėsisė. Kjo tha ai, pėr shkak se sipas mendėsisė sė tyre, gjithėherė bėhet e pamundshme njė kundėrpėrgjigje e barabartė.

Kuvendi miratoi nėparim edhe projektligjin pėr ditėn e dėshmorėve, qė sipas Kreyeministrit Kosumi, qeveria e ka propozuar 6 marsin si ditė kombėtare kur do tė pėrkujtohen bashkarisht tė gjithė dėshmorėt. Ai tha se 6 marsi qė do tė jetė ditė pushimi kombėtar, ėshtė zgjedhur dita e sakrifikimit tė heroit Adem Jashari dhe tė familjes sė tij.

 

Kuvendi i Kosovės miratoi Ligjin pėr RTK-nė dhe disa ligje tė tjera

Prishtinė, 20 janar 2006 /TN /QIK - Kuvendi i Kosovės nė seancėn e sotme tė paraditės me shumicė votash miratoi Ligjin pėr RTK-nė, poashtu miratoi edhe Ligjin pėr Provimin e Jurisprudencės, Ligjin pėr Familjen si dhe miratoi nė parim projektligjin pėr ndėrmjetėsim.

Deputetėt me njė minutė heshtje nderuan ushtarėt sllovakė qė humbėn jetėn mbrėmė nė njė aksident ajror, e qė shėrbyer nė kuadėr tė KFOR-it nė Kosovė.

Ligji pėr RTK-nė u miratua me pas miratimit tė amandamenteve tė paraqitura nga deputetėt dhe komisionet pėrkatėse parlamentare. Njėri nga amandamentet e ardhshme parasheh qė nė vendbanimet ku RTK-ja nuk ka frekuenca, banorėt tė jenė tė liruar nga parapagimi i saj, gjė qė do tė vlejė vetėm pas hyrjes nė fuqi tė ligjit, tė cilin duhet ta shpallė UNMIK-u.


Me kėtė ligj themelues i RTK-sė si institucion publik ėshtė Kuvendi i Kosovės, qė bashkė me Qeverinė e kanė pėr detyrė qė ta mbrojnė autoritetin e institucionit dhe pavarėsinė e RTK-sė. Aktualisht RTK-ja, financohet nga parapagimi, qė kryhet nėpėrmjet faturave tė KEK-ut, tė cilat nuk pėrjashtojnė as rastet qė nuk kanė fare TV, si dhe nga reklamat.

Ligji pėr Provimin e Jurisprudencės i miratuar me shumicė votash, nė fazėn e dytė tė shqyrtimit nė Kuvend nuk pat ndonjė debat pėr amandamentet pėrveē pėr amandamentin e bėrė nė variante, qė kėtė provim ua njihte tė gjithė atyre qė kanė thirrje shkencore nė jurisprudencė, magjistėr apo doktor dhe tjetri qė kėtė tė drejtė ua njihte vetėm atyre me thirrjen mė tė lartė. Pas njė debati tė shkurtėr u votua pėr variantin e parė, i paraqitur ky nga deputeti i LDK-sė, mr.Ramadan Kelmendi.

Ligji pėr familjen u miratua me shumicė votash, me miratimin nė pako tė 37 amandamenteve tė pėrgatitura nga Komisioni parlamentar pėr Legjislacion dhe Kornizė Kushtetuese nė bashkėpunim edhe me Gjykatėn Supreme tė Kosovės dhe institucione tė tjera relevante. Nė fakt kėtė ligj Kuvendi e kishte miratuar nė shtator tė vitit 2004, por pas refuzimit tė UNMIK-ut pėr ta shpallur, ai ka mbetur nė procedurė deri mė tash.

Kuvendi miratoi nė parim projektligjin pėr ndėrmjetėsim, pasi mė parė ai u mbėshtet nga katėr grupe parlamentare. Kryeministri Kosumi nė prezantimin e kėtij projektligji tha se me kėtė po rregullohet ndėrmjetėsimi si formė e zgjidhje sė kontesteve me marrėveshje. Ai pėrkujtoi se kjo mėnyrė e zgjidhjes sė kontesteve ka qenė edhe nė traditėn zakonore shqiptare, por edhe nė legjislacionet e sė kaluarės nė Kosovė.

Ai tha se ky projektligj paraqet njė hap pėrpara nė pranimin e standaredeve. Projektligji u miratua me 69 vota pėr dhe me njė kundėr. Nė seancėn e pasditės pritet tė shqyrtohen edhe tri projektligje, ai pėr konfliktet administrative, ai kundėr shpifjes dhe fyerjes si dhe projektligji pėr Ditėn e Dėshmorėve


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.