|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Sfidat para Maqedonisė: Statusi i Kosovės dhe integrimi euroatlantik

 
 

 

20 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (19.01.2006) - Ardita Simiēia

Komuniteti ndėrkombėtar duhet tė ketė parasysh se pėrcaktimi i statusit tė Kosovės mund tė ketė njė ndikim tė madh tek njė vend i vogėl si Maqedonia, paralajmėron presidenti i Alternativės Demokratike tė Maqedonisė, Dr. Vasil Tupurkovski, nė njė diskutim tė zhvilluar nė qendrėn Wilson nė Uashington. Zoti Tupurkovski thekson si faktor garantues tė qėndrueshmėrisė nė Maqedoni dhe rajon, angazhimin serioz tė perėndimit pėr integrimin e rajonit nė strukturat euroatlantike:

Pavarėsia e Kosovės ėshtė jo vetėm e pashmangshme, por edhe e logjikshme, thekson Dr. Tupurkovski, dhe Shkupi e ka pranuar njė zgjidhje tė tillė tė statusit: "Kosova do tė marrė pavarėsinė. Pėr shumė kohė nė Maqedoni nuk pranohej kjo mundėsi. Tani ky ėshtė opinioni zyrtar i qeverisė dhe ky ėshtė njė opinion i justifikueshėm, pasi nuk mendoj se ėshtė e imagjinueshme qė Serbia tė rimarrė sovranitetin, ndėrkohė qė aktualisht nė Kosovė nuk ka institucione tė Serbisė, nuk ka forca ushtarake apo policore tė Serbisė.

Nuk mendoj se ėshtė realiste tė mendohet se mund tė rikrijohen kėto institucione dhe struktura, pėr tė penguar pavarėsinė e Kosovės, ndėrkohė qė ekziston aktualisht njė qeveri e Kosovės, e mbėshtetur nga prania ndėrkombėtare."

Problemi pėr Dr. Tupurkovskin qėndron nė bashkimin nė tė ardhmen ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės, qė ai e sheh si njė fakt tė pashmangshėm. Kjo, thekson Presidenti i Alternativės Demokratike tė Maqedonisė, do tė krijojė njė realitet tė ri gjeopolitik nė Ballkan qė mund tė ndikojė ndjeshėm nė njė vend tė vogėl si Maqedonia.

Por ai shton se ēdo tendencė destabilizuese mund tė shmanget me njė angazhim serioz tė perėndimit nė zhvillimet e Ballkanit: "Eshtė e mundur tė krijohet ky shtet i ri, i cili do tė jetė njė rezultat i logjikshėm i prirjeve tė njė kombi pėr tė jetuar i bashkuar, dhe njėkohėsisht tė shmangen pasojat pėr vendet e tjera nė Ballkan." Kjo, thotė zoti Vasil Tupurkovski, arrihet me garanci serioze pėr tė njė ardhme tė afėrt tė Maqedonisė nė Nato dhe nė Bashkimin Evropian, gjė qė do tė nxiste investimet dhe do tė bėhej faktor stabiliteti dhe begatie nė kėtė vend.

Investimet janė tepėr tė nevojshme pėr Maqedoninė nė kėto momente, vazhdon Dr. Tupurkovski, duke theksuar se vendi ka pėrjetuar njė keqėsim tė vazhdueshėm ekonomik, njė krizė qė pėrbėn rrezikun kryesor qė vendi tė zhytet nė trazira: "Nga pikėpamja ekonomike, Maqedonia ėshtė nė njė krizė tė thellė ekonomike, e cila nuk ka karakteristika tė njė krize tė pėrkohshme, tė rastėsishme apo karakteristikat e njė krize tė periudhės sė tranzicionit pas komunist. Kjo ėshtė tashmė njė gjendje e pėrhershme e ekonomisė nė Maqedoni. Kjo gjendje ėshtė karakteristika mė tipike e Maqedonisė."

Nga pikėpamja politike, theksoi folėsi, nė pamje tė parė Maqedonia duket se ėshtė futur nė rrugėn e duhur, duke qenė se vendit iu njoh edhe statusi i kandidates pėr antarėsim nė Bashkimin Evropian. Por vendi ėshtė i mbėrthyer nga korrupsioni qė ka penguar reforma tė rėndėsishme dhe rrezikon integrimin e mėtejshėm euroatlantik tė vendit: "Kur nuk mund tė zhvillohen zgjedhje tė drejta, nuk mund tė ndėrtohen struktura pushtetore legjitime. Ky ėshtė njė problem serioz nė Maqedoni. Zgjedhjet problematike nėnkuptojnė se nuk mund tė ndėrtohen institucione demokratike."

Zoti Tupurkovksi pėrshėndet si njė arritje tė rėndėsishme Marrėveshjen e Ohrit, duke theksuar se ajo i dha fund konfliktit tė armatosur, duke rikthyer qėndrueshmėrinė nė Maqedoni. Por ai shton se marrėdhėniet ndėretnike janė aktualisht edhe mė problematike se mė parė: "Ndarjen ndėrmjet maqedonasve dhe shqiptarėve kurrė nuk kanė qenė mė tė thella. Sot ndeshemi me njė realitet kur shqiptarė qė e flasin rrjedhshėm maqedonishten nuk pranojnė tė flasin maqedonisht.

Tani shqiptarėt nė moshė tė re kanė doktrinėn se nuk ėshtė e nevojshme pėr ta tė flasin maqedonisht. Logjika thotė se meqė duam tė arrijmė standartet evropiane, ne duhet tė zhvillojmė sistemin dhe strukturėn tonė nė formėn e njė shoqėrie civile. Kjo shoqėri do t'u ofronte individėve dhe jo grupeve etnike tė drejtat bazė. Nė kėtė mėnyrė individėt do tė gjejnė pėrfaqėsim nė bazė tė interesave tė tyre dhe jo nė bazė tė interesave tė interpretuara kolektivisht, siē po ndodh aktualisht nė Maqedoni."

Ky problem do tė vazhdojė tė ekzistojė dhe do tė rritet nė Maqedoni, me pėrcaktimin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, paralajmėron zoti Tupurkovski. Zhvillimi ekonomik, mirėqėnia e qytetarėve dhe begatia e vendit do tė shėrbente si kundėrpeshė ndaj tendencave tė radikalizimit etnik. Kjo, thekson Dr. Tupurkovski e bėn edhe mė urgjente nevojėn e pėrshpejtimit tė reformave nė mėnyrė qė vendi tė futet seriozisht dhe nė mėnyrė tė pakthyeshme nė rrugėn e integrimit euroatlantik.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.