|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Nga rrėzimi i avionit vdesin shumė ushtarė sllovakė tė KFOR-it

 
 

 
Budapest, 20 janar 2006 /TN /QIK - Njė avion ushtarak sllovak me 44 persona nė bord, shumica ushtarė tė liruar tė KFOR-it, ėshtė rrėzuar nė veri tė Hungarisė dhe vetėm njė person ka shpėtuar.

Avioni ushtarak i tipit Antonov u rrėzua nė njė zonė malore nė veri tė Hungarisė pranė kufirit sllovak dhe pas orės 8 tė mbrėmjes. Rojet e kufirit hungarez ishin tė parat qė shkuan nė vendin e ngjarjes.

Ambulanca dhe zjarrėfikėsit mbėrritėn prej Hungarisė dhe Sllovakisė, por operacionet e shpėtimit u vėshtirėsuan nga moti i keq, njofton BBC-sė.

Sipas ministrisė sllovake tė Mbrojtjes, avioni kishte 44 persona nė bord, prej tė cilėve 28 ushtarė qė kishin pėrfunduar shėrbimin nė Kosovė.

Kryeministri sllovak Mikulas Dzurinda, e pėrshkroi aksidentin si njė katastrofė dhe u ofroi familjeve tė viktimave ngushėllimet e tij.

Avioni u pėrplas vetėm 20 kilometra pėrpara se tė arrinte nė destinacion, nė qytetin Kosice nė lindje tė Sllovakisė.

Aksidenti ėshtė njė prej mė tė rėndėve qė ka prekur deri tani paqeruajtėsit nė Kosovė.

Nė Kosovė rreth 100 ushtarė sllovakė shėrbejnė nė rradhėt e KFOR-it.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.