|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Nė aksidentin e aeroplanit sllovak vdiqėn 42 vetė, shumica ushtarė - njė ushtar ka mbijetuar - dy ditė zie kombėtare

 
 

 
Bratisllavė, 20 janar 2006 /TN /QIK – Sipas njoftimeve mė tė reja, nė aksidentin e aeroplanit ushtarak sllovak AN-24, i cili transporntonte edhe 28 ushtarakė sllovakė qė po ktheheshin nga misioni i tyre nė Kosovė dhe qė u rrėzua nė njė vend malor nė verilindje tė Hungarisė, kanė humbur jetėn tė paktėn 42 vetė, kanė thėnė zyrtarėt, njofton AP.
 
Vetėm njė ushtar ka shpėtuar nga kjo fatkeqėsi ajrore. I shpėtuari ėshtė dėrguar nė spitalin e qytetit sllovak Koshice, por nuk ėshtė thėnė asgjė pėr gjendjen e tij momentale.

Shefi i forcave tė armatosura sllovake, Lubomir Bulik, ka urdhėruar qė njė komision special tė fillojė hetimet pėr shkakun e rrėzimit tė aeroplanit, i cili fluturonte nga Prishtina nė Koshice tė Sllovakisė, njofton agjencia sllovake e lajmeve TASR- Sllovakia. Sipas kėsaj agjencie 43 vetė ndodheshin nė bordin e aeroplanit, por Ministria sllovake e Mbrojtjes ende nuk e ka dhėnė numrin e saktė tė viktimave.

Po sipas agjencisė sllovake tė lajmeve deri mė tash nė vendin e aksidentit janė gjetur trupat e pajetė tė 22 ushtarėve, ndėrkohė qė bėhet e ditur se nė boprdin e avionit ndodhehsin 43 persona dhe njė ushtar ka mbijetuar aksidentin, ka thėnė kryeministri sllovak Mikulash Xhurinda. Qeveria sllovake vdekjen e 43 pasagjerėve e ka vlerėsuar si katastrofė dhe 23 e 24 janarin e ka shpallur ditė zie kombėtare.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.