|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Komisioneri i BE-sė pėr zgjerimin, paralajmėrim Serbisė nė se nuk dorėzon tė akuzuarit pėr kriminelė lufte

 
 

 

20 janar 2006 /TN 

Zėri i Amerikės (19.01.2006) - Komisioneri i Bashkimit Evropian pėr zgjerimin po e paralajmėron Serbinė dhe Malin e Zi se ky vend po ve nė rrezik zhvillimin e bisedimeve pėr Marrėveshjen e Asocim Stabilizimit, nė se nuk i dorėzon tė akuzuarit kryesorė pėr krime lufte, qė qėndrojnė tė fshehur.

Zoti Olli Rehn i bėri kėto komente nė Bruksel, pas bisedimeve me Kryeprokuroren e Gjykatės sė Hagės, Karla Del Ponte. Kjo e fundit e pėrsėriti besimin e saj se i dyshuari pėr krime lufte Ratko Mlladiē, ish-komandanti kryesor i ushtrisė serbe nė Bosnje-Hrecegovinė, qėndron i fshehur nė Serbi, nėn mbrojtjen e ushtrisė sė kėtij vendi.

Zonja del Ponte theksoi vendosmėrinė e saj pėr ta ēuar gjeneralin para drejtėsisė pėr rolin e tij nė masakrėn e Srebrenicės. Forcat serbe vranė rreth 8 mijė burra dhe djem myslimanė pasi vendosėn kontrollin nė Srebrenicė nė vitin 1995, tė cilėn organizata tė tė drejtave tė njeriut e quajnė masakrėn mė tė rėndė nė Evropė qė nga koha e Luftės sė Dytė Botėrore.//lk


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.