|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Daci e Kosumi pritėn shefin e ri tė Zyrės britanike nė Kosovė, Dejvid Blant

 
 

 
Prishtinė, 2O janar 2006 /TN /QIK - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci dhe Kryeministri Bajram Kosumi pritė dje nė takime tė veēanta shefin e ri tė Zyrės britanike nė Kosovė, Devid Blant, me tė cilin kanė biseduar pėr zhvillimet nė Kosovė dhe bisedimet pėr statusin.

Kryeparlamentari Daci ka thėnė bisedimet duhet tė pėrfundojnė sa mė shpejt dhe me sukses, kurse institucionet e Kosovės duhet tė punojnė shumė nė plotėsimin e standardeve, sidomos sa i pėrket tė drejtave tė pakicave.

Shefi i porsaemėruar i Zyrės britanike nė Kosovė ėshtė shprehur se bisedimet pėr statusin e Kosovės kanė seriozitet dhe peshė ndėrkombėtare. Ai ka thėnė se nuk prejudikon rezultatin e bisedimeve, por se gjithsesi ato do tė jenė shumė tė rėndėsishme pėr qytetarėt e Kosovės dhe pėr rajonin dhe se do tė prodhojnė efekte qė duhet tė implemetohen pas pėrfundimit tė bisedimeve.

Bashkėbiseduesit janė pajtuar se fillimi i mbarė takimit tė Vjenės dhe bashkėpunimi i pėrhershėm me bashkėsinė ndėrkombėtare, sidomos me Grupin e Kontaktit dhe kryenegociatorin Ahtisari, janė parakushte pėr suksesin e bisedimeve pėr statusin e Kosovės.

Kryeministri Bajram Kosumi pasi i ka dėshiruar mirėseardhje ambasadorit Blant, ka thėnė se se ai vjen nė Kosovė nė njė kohė shumė tė rėndėsishme, nė kohėn kur do tė merren vendime historike pėr Kosovėn.

Kosumi ėshtė shprehur i kėnaqur me bashkėpunimin e deritashėm me Zyrėn britanike nė Prishtinė dhe me kėtė rast ai ka vlerėsuar kontributin e Britanisė sė Madhe pėr ndihmėn e madhe dhe pėrkrahjen qė ka dhėnė pėr Kosovėn, veēmas nė ndėrtimin e institucioneve dhe tani nė procesin e definimit tė statusit tė Kosovės.

Duke u ndalur rreth takimit tė Vjenės midis palės kosovare dhe asaj serbe, Kosumi ka vėnė nė dukje se Qeveria e Kosovės dhe grupet e ekspertėve kanė bėrė njė punė tė mirė pėrgatitore pėr takimin e Vjenės, duke shtuar se procesi i filluar pozitivisht duhet tė vazhdojė edhe me pėrkrahjen e bashkėsisė ndėrkombėtare, respektivisht tė Grupit tė Kontaktit.

Nga ana e tij, shefi i ri i Zyrės Britanike nė Prishtinė, Dejvid Blant, ka shprehur pėrkushtimin e qeverisė sė vendit tė tij rreth zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės, ndėrsa ka pohuar se statusi do tė pėrcaktohet si pjesė e bisedimeve Prishtinė Beograd.
 
Ai mė tutje ka thėnė se Anglia edhe nė tė ardhmen do tė pėrkrah proceset politike nė Kosovė, duke vlerėsuar pozitivisht gatishmėrinė e delegacionit kosovarė pėr tė marrė pjesė nė takimin e Vjenės.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.